Berberi i Edi Ramës: Më tha do të të bëj reklamë, mund të kishte lënë bakshish më të majmë

18 Gusht 2018, 20:30Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama postoi në “Facebook” pak ditë më parë një video ku shfaqej te berberi.

Por kush është berberi në fjalë? Ai është Aleksandër Hodaj, 17 vjeç.

I njohur ndryshe si berber Sandri, ai merr përsipër me kioskën e tij të vogël t’i përgjigjet tërë Dhërmisë, pasi është e vetmja berberanë në të.

I pyetur nga gazetarja e ABC News se prej sa vitesh e ushtron profesionin e tij, Hodaj tha: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Ai u shpreh për gazetaren se me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël.

I pyetur për shumën që kishte ofruar kryeministri për shërbimin, Hodaj preferoi të mos e komentonte. Megjithatë, ai tha se bakshishi i lënë mund të kishte qenë edhe më i majmë.

17-vjeçari tregoi për gazetaren se Rama i kishte thënë se me hedhjen e videos në “Facebook” do t’i bënte reklamë.

Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?

Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.

Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.

Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.

Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni?

Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Gazetarja: Ti duke qethur kryeministrin, çfarë po thonit?

Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam, ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.

Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?

Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.

Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?

Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.

Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?

Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë, përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.

Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?

Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.

Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?

Berber Sandri: Jo, atë jo.

Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?

Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.

Gazetarja: Si quhej luku i tij?

Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.

Gazetarja: Sa kohë u more me të?

Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.

Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?

Berber Sandri: Po u kënaq.

Gazetarja: Sa pagoi?

Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.

Gazetarja: Po sa e keni ju?

Berber Sandri: Nuk thuhet.

Babai: Nuk thuhet

Gazetarja: Po kupon i dhatë?

Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.

Gazetarja: Po bakshish a la?

Berber Sandri: Po normalisht që la.

Gazetarja: E la të majmë, bakshish kryeministror?

Babai: Jo dhe shumë të majmë.

Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?

Babai: Mirë, mirë.

Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?

Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.

Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?

Berber Sandri: Po shumë, shumë

Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?

Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka

Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?

Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.

Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?

Berber Sandri: Më së shumti mua, çunat e rinj.

Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?

Babai: Nuk donte kryeministri.

Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?

Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapin.

10 komente në “Berberi i Edi Ramës: Më tha do të të bëj reklamë, mund të kishte lënë bakshish më të majmë”

  1. says:

    Te meshkujt fytyra ruhet çdo ditë (me brisk ose makinë roje electric) ndërsa floku qethet çdo 15 ditë., te femrat floku pritet (le point) çdo 20 ditë dhe ngjyra 2 herë në vitë. Preferohet paruke me mase koke vetjake që kushton 500 euro (për raste ahengu) dhe raste chimiothérapie.

    1. vjeshta says:

      TM
      Po shqipen ku e le o kar? Ne kemi një shkronjë “rr” e quajmë. E di ti?!
      Pastaj çfarë broçkullaah llomotit? As vetë nuk o kupton.

    2. Dahon Tabak says:

      Brravo. Qenke komplet koqe

  2. Alban Dega says:

    E KA MBAJTUR FJALEN !

    Heren e pare qe do te vij ne Dhermi do te qethem tek ky 17 vjecari !
    Sidoqofte ke dale I fituar !
    Edhe ketu ne Nju Jork e kam pare ate video !
    Te rinjte kan stil te ri, krijues !
    Te lumshin duart !
    Shkolla first !
    Shkelqe!
    Per tipin e ke fajín vet!
    Je treguar gjirokastrit ose gjakovar qe e ndajne centin pergjysem !
    Meso nga Rita Ora …
    Shkoi me nje restorant ne Londer !
    Manaxheri shqiptar ia con faturen 500 pafund
    00.00 .
    Rita Ora u le nje cek 50 000,00 !
    Nuk e di cfare ka ndodhur me Embeltoren e Tiranes ku shkoi bashke me te motren … po e di mire se ne shqiptaret jemi me te lire ne miell se ne krunde !
    Pse nuk e provove edhe ti me nje kryeminister artist e artist kryeminister !
    Behu krijues !
    Sidoqofte ke dale shume here me i fituar se bakshishi dhe pagesa e sherbimit se bashku !
    Kryeministri e ka mbajtur fjalen !

  3. a+b=0 says:

    Shume mire te Tha @aLEKSANDER po te beje Reklame te Mire..pse jo???

  4. edhe ktu ne nju jork hahahahha says:

    edhe atje new York hahahah atje je se nuk di as ta shkruash

  5. Prostituta Kombetare Sali says:

    Edhe ketu ne Michigan e kemi marre vesh qe ne Shqiperine e Edit, ben me shume lek me cannabis se sa berber!
    Keta te New York nuk e di ku i shohin lajmet!

  6. Tema says:

    Mire te ka thene, ku ka si reklama, bakshishi nje birre eshte. Kjo qethje te ben te njohur, do e mbash mend dhe do e tregosh gjithe jeten.

  7. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Rama e mban fjalen
    La thene qe nuk Ka bit Kurve te Marti leket e veta ne xhepin Tim.

  8. Arjan says:

    Po kupon tatimor a i dhe Jryeministrit, thjesht kuriozitet. Arjan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje