Bushati, pas ndarjes nga jeta të Kofi Annan dhe në kulmin e debateve për ridefinimin e kufijve, ka një mesazh për politikën dhe politikanët e Kosovës

18 Gusht 2018, 16:01Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati përmes një statusi në rrjetin social, pas ndarjes nga jeta së Kofi Annan, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së duket se ka zgjedhur të përcjellë disa mesazhe për zhvillimet në Kosovë.

Në statusin e tij, Ministri Bushati ka zgjedhur pikërisht kujtimet e Annan për rastin e Kosovës dhe vështirësitë në zgjidhjen e situatës. Më shumë se kurrë ky duket një mesazh për politikën e Kosovës referuar zhvillimeve të ditëve të fundit.

Në librin e tij “Një jetë në luftë dhe paqe”, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2001, rrëfen vështirësinë e zgjedhjes mes dëshirës personale për të ndërhyrë në Kosovë, dhe etikës profesionale të postit zyrtar.

Kjo dilemë e brendshme përkonte me përplasje më të mëdha, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa nga njëra anë, kërkonin të ndalnin makinerinë genocidiste serbe, ndërsa Rusia nga ana tjetër, kundërshtonte çdo formë ndërhyrje.

Në kulmin e debatit ndërkombëtar rreth ndërhyrjes vendimtare të NATO-s në Kosovë ishte po Kofi Annan, i cili i vuri vulën këtij diskutimi duke e konsideruar atë ‘plotësisht legjitime’.

Vizioni dhe vendosmëria e Kofi Annan dhe personaliteteve të kalibrit të tij bëri të mundur jo vetëm çlirimin e Kosovës, pacënueshmërinë e tërësisë së saj territoriale, e për pasojë krijimin e shtetit më të ri të Europës, por edhe jetësimin e një rendi nderkombëtar bazuar tek sundimi i së drejtës dhe respekti për të drejtat themelore të njeriut, larg skenarëve të Shekullit të 19 në të cilat bazohej politika etnocentrike e agresorit. Mirënjohje!”, përfundon Ministri Bushati mesazhin e tij në rrjetin social facebook.

Kjo nuk është hera e parë që ministri Bushati e ka shprehur qëndrimin e tij kundër lidhur me debatin e sotëm në Kosovë. Më herët në një intervistë për Këshillin e Atlantikut nga Ëashingtoni, Ministri Bushati theksonte nevojën për tu treguar të kujdseshëm e të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon.

Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë investuar shumë në promovimin e multietnicitetit të Ballkanit, për të siguruar që shoqëritë të mbeten të hapura.

Unë e di shumë mirë se është një sfidë e vështirë për të ndërtuar shoqëri dhe institucione që i shërbejnë këtij qëllimi, por ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, shprehej Bushati para pak javësh.(TemA)

5 komente në “Bushati, pas ndarjes nga jeta të Kofi Annan dhe në kulmin e debateve për ridefinimin e kufijve, ka një mesazh për politikën dhe politikanët e Kosovës”

  1. says:

    Ka arrdhur koha që Rama të bëjë remaniement ministérielle.

    1. Lili says:

      Bile eshte nje urgjence jetike per te qe te na heqe keso idiot

  2. nastro says:

    Eshte pjekur koha per ca gje. Ca duhet te ikin.

  3. artan says:

    ky eshte nje minister qelbesire. NJe deshtim i plote per politiken e jashtme shqiptare. Dhe nuk dihet ke mbron interesat e grekut apo te kombit te vet. Nese Rama nuk e heq atehere Rama do deshtoje vete.

  4. Lili says:

    Sa ma shue te themi se ky ka deshtuar aq ma shume Rama e promovoneshte defekti i tijpsykologjik,stadin infantil te i rebelionit nuk e ka kaluar,edhe pse eshte mbi 50 vjecar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje