Jari, i gëzuar nga takimi i Doktorit me Bahtirin e Mitrovicës

18 Gusht 2018, 18:40Antena TEMA

Sot Jari e mori frymëzimin për të shkruar nga takimi i Doktorit me Bahtirin e Mitrovicës.

Bahtiri është kryetari i Komunës së Mitrovicës, që rrezikon të ndahet nëse ndodh korrigjimi i kufijve.

Jari shkruan:

“Mitrovica ka zot në Tiranë. Është fat që kemi Doktorin dhe po shpëton trojet shqiptare, nga politikanë që mbijnë si kërpudha pas shiut”

Në sqarimin e tij më pas, Jari shkruan:

“Të ndashur lexues. Jari ju sqaron.

Doktori ka bërë sot një lëvizje të fortë.

Sa herë që politika kosovare tenton ta injorojë atë, ai ua merr atyre kalanë nga brenda.

Meqë Thaçi e injoroi dhe më pas e sulmoi për idenë e korrigjimit të kufijve, dhe Pacolli shkoi në Shëngjin dhe nuk shkoi ta takonte në Lalëz, Doktori thirri në Lalëz kryetarin e Komunës së Mitrovicës, që është i Pacollit.

Bahtiri ishte me pushime në Lalëz dhe po hante drekë kur pa Doktorin që po bënte shëtitje.

I doli para dhe e pyeti nëse ai ishte Doktori.

Kështu u prezantuan.

Pastaj u ulën të dy për një kafe.

Doktori i tha se rruga e vetme është që Bahtiri t’i marrë partinë Pacollit dhe të gjejë dhe ndonjë shok t’i marrë partinë Thaçit, ndryshe Mitrovica do ndahet.

Bahtiri i tregoi i shqetësuar se ka një fabrikë të kërpudhave dhe problemi është se kërpudhat i mbjell në pjesën që mund ta marrin serbët, ndërsa fabrikën e ka në pjesën që mund t’u ngelet shqiptarëve.

-Ky do të jetë fundi i Mitrovicës, tha Bahtiri.

Doktori e këshilloi se kjo zgjidhet vetëm nëse politikanë vizionarë si ai, ngrihen dhe zbojnë klasën e vjetër politike që po shet Kosovën, dhe ta marrin ata në dorë të ardhmen e Kosovës.

-Dhe këtu në Shqipëri kështu kemi vepruar, i tha Doktori.

Përshembull, PD-në e kanë marrë në dorë të rinjtë, Luli, Grida, Salianji etj, dhe kjo u ka dhënë shpresë njerëzve.

Ai e siguroi Bahtirin se PD dhe vet Doktori do bënte ç’ishte e mundur që çështja e kërpudhave që mund të ngelen jashtë kufijve kur problem të zgjidhet, duke i mbrojtur.

Takimi kaloi në një atmosferë shumë patriotike dhe Bahtiri premtoi se sa të shkonte do t’i dërgonte atij disa kuti me kërpudha, për të provuar pasuritë reale të Kosovës.

Ai u zotua po ashtu se nuk do t’ia falte kurrë tradhtinë dyshes Thaçi- Pacolli dhe se në zgjedhjet e ardhshme do vinte kandiadaturën për kryetar të Kosovës.

Vetëm nëse kryetari është nga Mitrovica, Kosova mund të shpëtojë, përfundoi ai.”

3 komente në “Jari, i gëzuar nga takimi i Doktorit me Bahtirin e Mitrovicës”

  1. KORÇARI says:

    Hahahahahahaha JARI ÇIBANI

  2. I drejti says:

    KY ME TE VERTETE QE ESHTE IDIOT I MADH. SHKRUAN PAÇAVURE QE TE THOTE QE ESHTE GJALLE AKOMA. NJESOJ SI SALI QEN KRIMINELI.

  3. Shaba says:

    Bahtiri?! Bahtiri eshte nje hic eshte thjeshte nje cimke e vogel qe Sala me nje te shtypur ja njerr zorret jashte. Tjeterkund fshihet gezimi i Jarit . E verteta eshte se me ne fund udhezimet nga qendra mbriten. Sala i spjegoi se udhezimet jane per nje sulm frontal. Pika e pare eshte dobesimi sa me shume i pozitave te Thacit ne bisedime. Pika e dyte eshte dobesimi sa me shume deri ne lesh e li i Shqiperise. Eshte e vertete qe Tadic dhe Rama jane marre vesh per ndarjen e Kosoves. Kjo praktikisht do te thote per ne, spjegoi Sala, eshte pune e mbaruar. Problem sipas udhezimeve eshte qe ne kete situate te perfitoje sa me shume Serbi. Kjo katerciperisht perputhet edhe me interest tona partiake. A e kupton sa keq do ishte per ne qe mbas ndarjes se tapive, Edi Rama te bertase qe ishte ai qe I dha tapite e Kosoves Shqiptareve? Kjo do ta bente Edin si nje Skenderbe te dyte. Kjo ne asnje menyre nuk mund te lejohet. Duhet qe nga keto bisedime Shqiptaret te humbasin sa me sshume qe ne te kemi mundesi ta veme Edin per shpatulla per muri. Pikerisht ketu fle lepuri qe Sala priti Bahtirin. Ketu fshihet lepuri qe Thacit ti merret partia dhe ketu eshte edhe qellimi i revolucionit te Shtatorit. Destabilizimi total I gjithe Shqiptareve do te forconte pozitat e Serbve ne bisedime dhe do ta bente Thacin e Ramen tja falin Srbit Kosoven. Jari me koke te ulur po degjonte dhe su besonte vesheve. Si strateg ushtarak ai kupton shume nga aksionet ushtarake por pak nga ato te zbulimit dhe sidomos nuk merr vesh nga politika e thelle. Sidoqofte ai u hoq sikur I kuptoi te gjitha dhe i tha Sales: O burra bre Sale te hidhemi ne sulm total per mbrojtjen e interesave Serbe njelloj si ne kohen time qe mbrojta bustin e Enverit me pushke ne dore. Bravo, keshtu te dua, i tha Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje