Juventusi e nis me fitore, por i shumëprituri Ronaldo nuk shënon dot

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Cristiano Ronaldo debutoi në Serinë A, në sfidën hapëse mes Chievos dhe Juventusit, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 2-3.

Përkundër pritshmërive, sulmuesi portugez nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, teksa u izolua mjaft mirë nga mbrojtja e Chievos.

Juventusi gjeti avantazhin që në minutën e tretë, me anë të Sami Khedirës, ndërsa Chievo barazoi në të 37-ën, me golin e shënuar nga Stepinski, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

45-muinutëshi i dytë fillon vrullshëm për veronezët, që kalojnë në avantazh me anë të një ish juventini, Giacherinit, por bardhezinjtë kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat.

Fillimisht ishte një autogol i Banit në minutën e 75-të, që riktheu baraspeshën dhe më pas, në minutën e dytë shtesë ishte Bernardeschi, që shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për skuadrën e Allegrit.

Juventusi e nis kështu me fitore kampionatin, ndonëse mes shumë vuajtjesh ndaj Chievos, ndërsa Cristiano Ronaldo dështon të lërë gjurmë në debutimin e parë zyrtar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *