Kim Mehmeti: Rama, burrështetas i dështuar dhe i lig. Ai mendon se pa të çdo gjë do shkonte në të s’ëmës. Ndërsa Basha është edhe më i dështuar

18 Gusht 2018, 09:14Politika TEMA

Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se është një burrë shteti i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm.

Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar.

Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk duhet besuar”, thotë ai në një intervistë për Entela Resulin e Ditas.

Sipas tij, Rama është shkëputur nga realiteti:

“Siç duket ai prej moti është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

Pjesë nga intervista:

-Ju e keni patur pritshmëri më të larta për kryeministrin Edi Rama?

Sa për vete, gjithmonë e kam ditur se partitë politike nuk janë as akademi shkencash, as organizata humanitare, e as shoqata filozofësh e intelektualësh, por grupe interesi, që synojnë marrjen e pushtetit. Por ama, e pranoj publikisht: kurrë nuk e kisha paragjykuar e besuar se ato do bëheshin atë që në pjesë të madhe i karakterizon partitë shqiptare – strehimore për injorantët, karrieristët e sëmurë, gënjeshtarët, banditët dhe hajnat e kategorive të ndryshme.

Dhe prisja që Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, si njeri i mençur, e ka kuptuar se nuk ka politikanë më të rrezikshëm se ata që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten. Dhe se do bëjë çmos që kjo të mos i ndodh edhe atij. Por për fat të keq, ndodhi e kundërta: ai shpejt e mësoi si sundohet populli, por jo edhe vetvetja!

-Përpara disa vitesh ju keni qenë një mbështetës i kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa tashmë jeni një kritik i fortë. A mund ta bëjmë pyetjen se çfarë ka ndodhur mes Kimit dhe Edit në rrafshin personal apo nuk ka asgjë të tillë?

Nuk ka asgjë personale dhe as që mund të ketë ngaqë me Kryeministrin e sotëm të Shqipërisë nuk kemi asnjë të kaluar, apo të sotme të përbashkët. Nuk besoj se atij do mund t’i ketë mbetur hatri pse gjatë viteve kur ai e promovonte “Kurbanin” nëpër vendbanimet shqiptare, unë nuk pranova që t’ia promovoja librin në Shkup, edhe atë për arsye që nuk kishin të bëjnë personalisht me të, por pse kurrë nuk jam marrë me përurimin e librave me prapavijë politike dhe të shkruara nga politikanët, ngaqë e di se librat e tillë nuk i shkruan dora krijuese, e as mençuria personale, por inati politik.

-Ju, më herët në analizat tuaja e keni vlerësuar atë (Ramën) si një mendje të mençur, po tani, a ka ndryshuar mendimi juaj për të?

Dallimi i parë që bëj mes politikanëve dhe njerëzve në përgjithësi është ajo më e dukshmja që mund ta vëresh te ata: mençuria e tyre. Dhe Kryeministrit të Shqipërisë nuk mund t’i mohohet mençuria si dhe dhuntitë oratorike. Siç nuk mund t’i mohohet se është njeri i informuar që lexon, që flet një shqipe të begatë, e që janë tipare të cilat i çmoj te njerëzit.

E sa i përket ligësisë njerëzore, atë mund ta zbulosh pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e tij përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar.

Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk duhet besuar.

-Një vit e gjysmë më parë ju u bashkuat me opozitën në çadër, ishte një veprim inatçor ndaj Ramës apo besoni realisht te kjo opozitë dhe te kreu i saj, Lulzim Basha?

Jam në moshë kur e kam kuptuar se ç’ndonjëri që bën diçka për inat të tjerëve, më parë e plas vetveten se të tjerët. Në çadrën e opozitës shkova që të them atë që thashë: se neve shqiptarëve të Maqedonisë nuk na duhet as PD, as PS e fortë, por një Shqipëri e fortë. Se ne nuk duam Shqipëri të çadrave, por një mëmëdhe që do jetë çadër për mbarëshqiptarin.

 -Keni ju një njohje me kreun e opozitës Basha dhe çfarë mendoni për të si lider politik?

Me prijësin e PD-së nuk kam njohje personale dhe për herë të parë e të fundit me të jam takuar pesëmbëdhjetë minuta para se të shkoja në çadrën e opozitës.

Mendoj se ai nuk ia doli ta shfrytëzojë mundësinë që iu dha – të bëhej prijës i mbarë opozitës shqiptare. Njësoj siç besoj se atë më shumë e dëmtuan të privilegjuarit e përjetshëm të PD-së, se sa kundërshtarët politikë. Thjeshtë, ai nuk e parallogariti mirë se PD-ja ishte bërë strehimore e atyre që, njësoj si këta ‘rilindësit’ e sotëm, besonin se shteti u takon vetëm atyre dhe se shqiptarët janë të mirë e të mençur vetëm kur i voton ata dhe se, kur ata mbeten larg grazhdit të pushtetit, nuk vlen gjë as Shqipëria as shqiptaria.

-A mos vallë në këtë jemi pa alternativë qeverisëse? Kemi një qeveri arrogante dhe një opozitë të paaftë!

Nuk mund të flitet për opozitë frytdhënëse në një vend ku çdonjëri i mbron hajdutët e vet dhe ku mbisundon mendësia se hajduti dhe krimineli i partisë sime, është më pak hajn e keqbërës se ai i partisë kundërshtare.

Pastaj nuk mund të flitet për mirëqeverisje dhe opozitë aty ku çdo gjë i takon partisë në pushtet, e asgjë të tjerëve. Shtetet e tilla janë në duar të regjimeve dhe në ato vende, partitë nuk kanë për qëllim forcimin e shtetit, por të vetvetes. Dhe alternativa e vetme që u mbetet qytetarëve është të bëjnë spastrimin e elitave politike, por jo vetëm të tyren.

44 komente në “Kim Mehmeti: Rama, burrështetas i dështuar dhe i lig. Ai mendon se pa të çdo gjë do shkonte në të s’ëmës. Ndërsa Basha është edhe më i dështuar”

  1. behar says:

    Te lumte.Me shqip nuk mundet.

    1. Celo.Mezanaj says:

      Per Kim Mehmetin kam pas nje respekt te jashtezakonshem per mencurine, koherencen dhe integritetin. Me raste edhe per trimerine.
      Diten qe shkoi tek cadra e Berishes e dizenjuar dhe sponsorizuar nga Serbo-Greket, u perdhos dhe perceptimi qe kisha per te.
      E kush e degjoi apo e mban mend se cfare tha ai atje?! Asnje.
      Ajo qe te gjithe kujtojne eshte qe ai shkoi ne Cadren e Turpit.
      Dhe tek Cadra e Turpit shkohej ose per interasa te vockla, ose se te ishin lagur kandelat.

      1. Hoxh Armandi says:

        Ky eshte komplet islamik. Ky nuk eshte as me recepin. Ky eshte me hamasin. Nqs hamasi do organizonte nobelin e letersise, ky do e fitonte se eshte komplet xhihadist.

    2. Shqiptar says:

      Kim jevgu, islamiku i neveritshem nuk di shqip!

    3. filozofi says:

      Ne pergjithesi kur gazetari pretendon te kete integritet moral e intelektual, analizat e tij nuk topallojne, si ne kete rast.
      Ndersa analiza e Shpendit apo zogut topallon, mbasi ai ndoshta ben nje analize gati te sakte vetem ne pjesen e pare, pra kur flet keq per Edi Ramen, per te cilen thote qe eshte njeri i poshter, tani qe eshte i gjithepushtetshem.
      Nuk eshte dicka e re, keshtu ka qene edhe ne rini kur ndjehej i pushtetshem, e di vete ai psene.
      Mirepo kur gazetari e pyet per Lulen, Shpendi e ben si ai prifti qe nuk u ra kembanave kur i shkoi per vizite veskovi, qe per tu justifikuar para veskovit renditi njemije e nje arsye, po jo me kryesoren, ate qe kembanat nuk ekzistonin fare.
      Dhe Shpendi ben tamam keshtu, justifikon Lulen duke thene qe fajin e kane ata te vjetrit e PD se, apo qe Lulja nuk e llogariti mire etj., pra Shpendi nuk eshte ne gjendje apo nuk ka ndershmerine e nevojshme qe ta thote publikisht se figura e Lules eshte nje figure e kompromentuar, sepse ai ka vjedhur apo ka vrare.
      Konstatoj me keqardhje qe per Shpendin te jesh pordhac apo i keq si Edi Rama eshte e keqe me e madhe se sa te jesh hajdut apo vrases.

      Po nese Shpendi eshte i lumtur keshtu atehere i uroj jete te mbare, por me nje kusht, here tjeter mos na merzit me analizat e tua pa vlere!

    4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Nuk do mend, as kalem:
      Ed Rama po çalon
      që shumë na ka zhgënjyer
      dhe derri e kupton.
      *
      Zhgënjimi më i madh
      ësht’ pakti me Lulushin
      shqiptarët varfërohen
      ata xhepat i mbushin.
      ***
      “Zotriu” Kim Mehmeti
      me zell intervistohet
      që është i pa anshëm
      si fort po na sqarohet.
      *
      Po pse ësht’ kaq i thartë,
      ku lepuri i flë?
      lexoni intervistën
      e gjeni nëpër të.
      *
      I Lig – i thotë Edit-
      qejfmbetur, gënjeshtar…
      Por Kim na ish në çadër
      ku Luli dhe ka vrarë!
      ***
      E thotë proverb mençur
      “I shari ty të shan”
      qejfmbetur dhe i lig
      ky Kimi Kardashjan!

  2. Pedro i ri says:

    Cadra te humbi besimin qe kishim tek ty.
    Tani mund te vazhdosh si te duash….

  3. HQ-18 says:

    Hienat e parlamentit shqiptar populli i do shumë.
    Do ti votojë përjetësisht ?

  4. Shefkiu says:

    O Kim, pse nuk shikon punen tende? Ne Shqiperi kurkush nuk kujtohet per ty dhe do te ishim te nderuar sikur dhe ti mos futje hundet ne punet tona.

  5. Shkodrani says:

    Bravo gazetar ke noten 10 pee analizen tende sepse kete vend nga 1945 e deri me tash e sundojne komunistet e tash pas 1990 gjoja demokracise se ramiz alize ja kaloi pushtetin kelysheve te tij kjo eshte e verteta e hidhur sh keq per nje komb me tradita por komunizmi fara me e keqe e shek te 20 ja rrenje te forta ne shqip veshtire me dal prej tyre do shikoj z gazetar i nderuar se kelyshet e tyre do te sulmojne tash se i ke fye udheheqjen e tyre kta lapanjoze kane shit gjithcka familjen e nderin e tyre nuk e kane priblem me te mar ne goje n e tyre plot helm per ty si gazetar mos ta ndin se dita do tju vije edhe atyre zoti vonon por nuk haron poshte komunizmi rrofte demokracia kudo ne bote

    1. i merzituri says:

      Po ta drejtonin punen komunistet pas ’90 bythqira dhe kurva si puna jote do ishin te 7 penxheret! Por jeni ju funderrinat e historise qe e bete lemsh kete vend ?

    2. filozofi says:

      Gjergj Kastrioti do kishte thene: kumarin, prostitucionin, hajnine, drogen, korrupsionin, imoralitetin, kurverine, tradhetine, nuk ua la diktatura, por megjitjate une i gjeta midis jush!

    3. Kol Tivari says:

      Ooooo Shkodran prej Puket!!
      Ju pidh motrat e persekutuem u bate spiunat e ndyte te sigurimit te shtetit. Te shkerdhefsha komunizmin e Enverit qe ju qiu e i sherbyet si kurva.
      Te shkerdhefsha demutkratet e mbas 1990
      Te shkerdhefsha Zhelefinen e zallit t’kirit.
      Familjen tande e con ti vet me u shkerdhy se ashtu asht morali juej. Sa per Kar Mehmetin i tham:
      Mjer kush han buken e turpit e kqyr punet e hueja. Nuk ka respekt si shkrimtar e publicist derisa “armikun “ e tij Edi Rama e voton shumica e popullit.

  6. Martini says:

    Z.Kim vetem ta mendosh qe mund te krahasosh drejtimin e Shqiperise nga PD me PS Nuk e prisja prej Mu duke per momentin si kosovaret qe vene krahas te vetmit hero te Kosoves ADEM JASHARI picaqine Azem.Hajdari.Jo se Edi eshte.Adem ne.asnje menyre ai ka shume me teper te meta nga.sa.thua ti qe deri tashti te kemi vleresuar.Per mua ben mire ta fillosh krehjen nga perfaqesuesit dhe punen e tyre ne koalicionin maqedonasqe jane Mavri ne krahasim me Edin.

  7. uskania says:

    O Kim djali! Të ka shkuar e lehmja anë e kënd Shqipërisë Etnike.

  8. Kris says:

    Ju lutem botoni komentin! Por jo i dashur Kim kosovari! Rama nuk pelqen njerezit pa kulture,te pa edukuar,qe nuk flasin dhe shkruajne shqip,injorante dhe medioker, qe ka me shumice si ne Kosove dhe ne Shqiperi! Rama eshte europian! Kete e ka vertetuar edhe saliu nga vici-doli kur i nxori fotot nudo! Nuk mund te shkoje prapambetja e shqiptarit me ecurine e Rames! Nuk shkon mendja djallezore e saliut me mendjen e hapur te Rames! A e dini ju medioker se Edi Rames ju i dukeni si milingona? Kaq te vegjel! Ai qesh me mendimet injorante qe shprehni,si ne Kosove dhe ne Shqiperi! Ju keni ngelur prapa kohe ne shekullin e 19te. Afroju saliut sepse keni te njejten botkuptim, ndersa per lulin e Hollandes ke te drejte por edhe ai,lulja,eshte kllonim dhe sherbetor i saliut! Zgjohuni dhe edukohuni dhe lerini osmanllinjte ne vendin e tyre!

    1. ehhh says:

      Kimi eshte magjyp Maqedonie dhe islamist i flakte ? ? ?

  9. Iliri says:

    Po ky teoricieni mund te thote se kush me mire se Rama mund ti bente keto ndryshime dhe reforma.Dhe Rama ka gabime sidomos me administraten ku ka afruar njerez vetem 30 vjec duke lene specialiste me eksperience jashte administrates .Ky teoricieni dhe shume si ky flasin dhe nuk thone si e la Berisha pushtetin dhe administeaten qe duhej te paguaje qe rojen e deres ne spital e deri lart mjek e infermiere.

  10. Drenicak says:

    Gazetar muti.
    A i ipet hapsir një armiku të shqiptarve siq është Kim Mehmet turkofila.

  11. . says:

    Kush eshte ky se nuk e njohim? Pse nuk e merr ky pushtetin dhe ta shohim sa i zoti eshte.

  12. Islamiku says:

    Po aq sa Rama na ke zhgynjyer edhe ti Kim. Nga intelektuali shqiptare qe flisje per shqiptaret e bashkuar, papritur na u shfaqe si shqiptari myslimqn qe rrogen e merr nga Ankaraja, por paret jane te byrazereve te Katarit. Ky vend nuk behet jo se politikanet jane te gjithe njelloj po se intelektualet tradhetojne moralin dhe formimin e tyre per ca pare ose poste. Gazetat dhe gazetaret jane te paret ne listen e njerzve pa moral, me vese Droge dhe Bixhozi, dhe vetem pas tyre vine politikanet tane.

  13. Zigur Qarri says:

    Rama eshte shkeputuar nga realiteti ne momentin qe ka qene koshent,se ne perballjen denjesisht me të ,ishte nje
    konkurent i dobet,ishte i humbur.Pra,shkeputja nga realiteti,ka ardhur si pasoje e mospranimit te ketij realiteti,qe
    nuk perkonte me imagjinaten e tij.Nuk ka asnje metamorfoze ne personalitetin e rames dhe ne programin politik
    te tij.Ai doli nga vetvetja perkohesisht,vetem per te arritur qellimet,dhe ja arriti duke perkedhelur sedren e popullit
    me “premtime”, qe ne fakt ishin paraprogramuar qe nuk do te realizoheshin kurre.Fakt per kete,eshte numri madh
    “rilindasve”te inkriminuar.Pra,Rama ka fshehur qellimet,ka mashtruar,ashtu si te gjith politikanet demagoge.
    Loja(mashtrimi) e rames si”rilindas”,jo se mbaroi,por nuk shkon më,jo sepse personazhi kryesore hoqi masken,
    por atij i ra,sepse,sado qe te genjeje,sado qe te hiqet ndryshe, nuk del dot nga vetvetja,nga lekuara e tij.Tani erdhi
    natyrshem ne lik te vet,ashtu siç vijn personazhet e big brother pas nje,dy ose tre javesh.Dhe ja ku eshte,politikani
    me mashtrues dhe i paafte i te gjitha kohrave,qe kerkon patjeter te njihet si piktor tani qe eshte Kryeminister.
    Mosperputhja e realitetit te tij imagjinar me ate ekzistent,ka sjelle çrregullime psiqike tek rama,çrregullime qe ai i
    ekuilibron vetem me perdorimin e droges.Komplekset e inferioritetit intelektual dhe profesional,e transformojn
    njeriun ne nje perbindesh,hakmarres dhe diktator,situate qe perjeton kryeministri yne tani.Mjafton vetem lista e
    100 personave ,qe Rama publikoi ne facebook,mbas thirrjes se qytetareve per te denoncuar “rastet abuzive” ne zyrat
    e shtetit,prokurori,gjykata dhe spitale,te kuptosh qe rama eshte nje i semure psiqik,qe duhej izoluar me koh.

  14. LORA says:

    Jazek “Dites” qe promovon dhe ben fushate anti-Rama me ithtarin e cadres se krimit e turpit pa limit,te “Republikes se Re”.
    Duket ashiqare qe ketij fare-burri i paska pervlu sumen strategjia efikase dhe patriotike e Rames ne perbashkimin e faktorit politik shqiptar ne Maqedoni.Jane kontributet e shquara te Kryeministrit te shqiptareve qe ndihmuan ne berjen faktore shtetformues te shqiptareve ne Maqedoni.
    Bravo kim mehmeti,qe e shpalose krejt ligesine dhe antishqiptarine tende,pa t’a kerkuar.Vijo te lepish dhe vjellesh corben e prishur 90-ditore te cadres ku u lujten (edhe me ndihjen tende ) skenare tipike sllavo-orthodoks,qe synonin destabilizimin e Shqiperise,hudhjen ne ere te procesit reformues te drejtesise dhe procesit te integrimit ne EU.
    Bukur,t’i paska prish edhe ty planet Edi Rama dhe qeverisja e vullnetit te shenjteruar te 25 qershorit 2017.
    Vafsh ne te s’emes !i

    1. Aleksander says:

      Vafsh ne te sat’eme…duhej shkruar ! Te tjerat 100 % sakte .

  15. Aqo says:

    Zigor Qorri…..bravo! Ja mbushe mendjen padronit te ta shtoje kafshiten.
    Qeni gjithmone leh atje ku ha.

  16. Shabani says:

    Ik ti ore sumce!! Do japesh mend ti. Ik andej ng siria mer ndonje post me vellezerit e tu! Ti nuk je shqiptar feliqesire.

  17. po me uren cpaten xhanem says:

    o musluman muti shqiperia kishte shkuar ne te semes nga keta gjykates e prokurore e politikane qe sot po shkojne ne pith te motrave e grave te tyre bashke me ty.

  18. Festim says:

    Shto govorish bre brate taka, gledaj allbancite vo severska Makedonia, Samo ti ostana, za da daesh um na site. Bega bre gjubre. Aro staro..

  19. Sakte says:

    Flemderit Kim, flemnderit Mero qe e ke gazeten e hapur. Sa per Ramen ky eshte por nuk kemi cfare te bejme, ky eshte sistemi, edhe 3 vjet le te haje pershesh

  20. klementi says:

    Rama i deshtuar, basha me i deshtuar, po ti more kim se e quan vehten??? Te deshtuar sigurisht jo!!! Mbylle gojen more qelbesire e UDB-se. Mjaft me ato mendime te ndyra per politiken shqiptare, nuk te takon ty te flasesh per te. Shih politiken e vendit tend e pastaj perhapu ne rajon.

  21. Klea says:

    Jammi sigurte se rama e ka manallin te suma dhe do kujtohet si burri me kurve ne 100 vjet. ???

  22. Jack says:

    E keqja e Kimit eshte se di shume mire te mbaren dhe te mbrapshten, per sa kohe perdori fuqine e mendjes dhe energjite e tij intelektuale, arriti te beje me vehte shume shqiptare ne kauzat e drejta qe mbrojti duke dhene pershtypje,te forte ne vendosmerine e tij , por ja qe nje dite Kimi, sna u duk me i vendosur dhe perqafoi kauza te antishqiptarizmes duke zhgenjyer patriotet e tij.Te thuash e beri nga padija ???? Per kete sna mbushet mendja pikerisht per kapacitetin dhe argumentimin e problemeve kur ishte i mbare dhe sic duket diku gelltiti corben e prishur per te pare sot nje Kim karagjoz, anadollak e te pabesueshem. Se kuptoj si mund te egzistojne 2 personalitete te ndryshme qe kundershtojne njeri tjetrin ne nje trup . Me siguri e ka mbushur xhepin dhe po pyes vehten a ka zot se sa per monstra si puna Kimit, shqiptareve su munguan kurre.

  23. Gri says:

    Populli shqiptar eshte i mencur se keshtu e ka bere perendia dhe jeta, dhe jo nga vota! Ai ka votuar gjithnje sic duhet por gati ne te gjithe votimet jane vjedhur dhe … ai ka mbetur prape i mencur. Edhe sot…
    Nga kjo del se ne kryer te partive ka shume hajdut ne nivel ordiner. Ti i di tashme… keshtu qe…
    Kim ne ne Shqiperi themi, kunjt plasi se i don a si don Kim liderat ….
    Kim duhet vetingu per politikanet qe popullit te fitoi lirine dhe demokracine e vertete. Te behet zot i madh potencial i Shqiperise. Komentet e tua jane pa baze dhe… mbrojtje e mire per ta.

  24. gloria says:

    Ky Kim leshi eshte nje agjent i UDB, eshte nje percaresh kombi qe as populli ku jeton nuk e don. E ka te shkruar ne fytyre personalitetin e tije, a nuk duket si nje qen rrugesh i rrahur….. Fatkeqesia e ketyre fytyrave eshte se UDB i ka tredhur dhe tani do bejne lojen e saje…..

  25. Zigur Qarri says:

    Kim Mehmeti.ka qene dhe eshte nje shqiptar i madh,por edhe nje qytetare i denje.
    Mjafton vleresimi i çdo lloj kritike dhe opozitarizmi si antishqiptarizem nga “rilindasit”,te kuptosh,qe rama eshte demagogu,
    percaresi dhe antishqiptari me madh i te gjitha kohrave,per te cilin Partia eshte mbi Shtetin,mbi ligjin,mbi Atdheun.
    Perse nuk ben transparent negociatat për çështjen e kufirit detar me Greqine, kryeministri “patriot”?

  26. great_kaonya says:

    ti pjelle turke , tek haleja jote , ska nevoj shqiperia per kurva te shitura turko&serbo&ruse si puna juaj , jevg muti.

  27. Shkodrani says:

    Ti o kurve i merzituri a e merzitura qka je te qifte kina gjithe familjen se ju jeni kurva e femije kurvash komuniste e qelbur sepse ju do jeni dora e pushtetit komunist besoj je brenda gazetes se sa here kom komentu dicka kunder komunisteve ti kercen se je pjelle e tyre race e keqe e shek te 20 jeni sa me shpejt te zhduket fara juaj e ndyre atehere do shpetoj shqipja nga ky tumor qe e ka kap tung posht komunistat rrofte demokracia reale kudo qe eshte ne bote

  28. Assfgg says:

    O kim karuci, Kina edhe India se bashku i kane 2.6 miliard banor……pe din to qka po du me thanë……

  29. Shkodrani says:

    Ti kol tivari apo koli kari ti je kokerr bushtre kush po thot per jozefinen qe asht krye kurve e krye spiune un thash per te gjith pas 1990 jane kelyshet e komunizmit e lexove apo je ripjelle edhe ti edhe per te persekutuarit politik pastoje gojen o kurve se ato kane vuajtur shume me shum se ty qe i mbaje vesht perpjete per komunizmin kaq di ti prandaj kaq flet te ka zeme tumori komunist der ne palc nuk ka spital te mar ne dore ty tung

  30. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shqiperia do te behet por pas luftes se trete boterore. Deri ath beni si te beni..

  31. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    E paska qare. Burre I mencur.
    Nje pershkrim I persosur.
    Vetem we duhet te duroje sharjet qe do ti behen nga halete e bashkise dhe kryeministrin. Nga sharesit me pagese

  32. Lani says:

    KIM MEHMETIT , KETIJ GAZETARI INJORANT I KA IKUR MENDJA FARE . I DUKET VETJA I ANALIST I MADH . SHIH O MEHMET PUNET NE MAQEDONI SEPSE ISHTE VIZIONI I MENDIMI I EDI RAMES QE SOT JU KENI TE APROVUAR LIGJIN DY GJUHESH .

  33. Mero bajga says:

    Lora dybekut.
    E more honorarin sot per komentin nga lali eri? Apo te paguan ne natyre me nje gojore te shpejte pas deres???
    Yyyyyyttttt rrace. E qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje