Letra për Enverin: Abdyl Bani vdiq në qeli nga torturat, dr. Dervishi e raportoi turbekuloz dhe toger Zydi Aga e varrosi fshehurazi natën në breg të lumit (fotot e rralla të viktimave dhe xhelatëve që publikohen për herë të parë)

18 Gusht 2018, 11:02Politika TEMA
Letra për Enverin: Abdyl Bani vdiq në qeli nga torturat, dr. Dervishi

Ekskluzive: Zbulohet dokumenti i rrallë me raportin sekret të vitit 1949 ku Mehmet Shehu informon Enverin dhe Komitetin Qëndror për torturat që u ishin bërë gjatë hetuesisë Ing. Lutfi Strazimirit e Pavllo Margaritit që akuzoheshin si agjentë të amerikanëve dhe Abdyl Banit, shoqëruesit të kolonel Islam Radovickës. Raporti sekret: “Abdyli gjatë hetuesisë nuk ka deponuar asgjë as për Islam Radovickën dhe as për veten e tij, sado që është torturuar nga një ish-Kapterr dhe mbajtje në presion (pa gjumë, pa bukë, në këmbë nga një N/Toger)”

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Që nga nëntori i vitit 1948-të kur Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Koci Xoxes në Kongresin e parë të PKSH-së e në muajit në vijim deri sa ai doli në gjyq në majin e vitit 1949-të, me porosi direkt të Enverit, nga Ministria e Brendëshme dhe kryesisht Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, u morrën një numër i madh dosjesh sekrete të cilat u dërguan në kabinetin e tij në Komitetin Qëndror të PKSH-së. Në ato dosje që i përkisnin një periudhe kohore katër vjeçare (1945-1948) kishte dokumente me proces-verbale, relacione, raporte, informacione, letra të ndryshme etj, të cilat kishin të bënin kryesisht me veprimtarinë dhe punën e ish-Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Koci Xoxes, i cili ndodhej në procesin hetimore në qelitë e Burgut të vjetër të Tiranës.

Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve përmbanin arrestime, eliminime personash, tortura ndaj tyre, vdekje në qeli, pushkatime, me dhe pa gjyq, fshehje kufomash etj etj krime nga më të përbindëshmet që ishin bërë deri në atë periudhë kohe nga Ministria e Brendëshme. Qëllimi i Enver Hoxhës ishte që ato “prova dhe fakte” t’ja “faturonte” ish-ministrit Koci Xoxe dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, zv/ ministra të Brendshëm, Drejtorë të Sigurimit të Shtetit, e zyrtarë të tjerë të rangjeve më të ulta të asaj ministrie, duke i akuzuar ata për të gjitha krimet që kishin ndodhur në atë periudhë kohore që ata kishin qenë në krye të Ministrisë së Brendëshme.

Dhe për ta bërë sa më të besueshme luftën dhe “denoncimin e krimeve të Koco Xoxes”, Enver Hoxha shpalli një amnisti, duke liruar nga burgu disa persona dhe duke rehabilituar disa të tjerë, gjë e cila është e njohur tashmë edhe në Historinë e PPSH-së si “Kthesa e Partisë”. Lidhur me sa më sipër, bën fjalë edhe ky dokument arkivor i cili i përket shkurtit të vitit 1949 dhe që përmban një raport-informacione i përpiluar nga majori i Sigurimit të Shtetit (Zymer Jerina) dhe që u bëhet me dije disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Enver Hoxhës, si: Mehmet Shehut, Tuk Jakovës, Liri Belishovës, Kadri Hazbiut, etj. Dokumentin në fjalë ku pasqyrohen qartë krimet monstruoze të ndodhura në atë periudhë kohe, publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën TemA.

(Bashkë me faksimilet përkatëse, po publikojmë edhe disa foto të rralla, të personave për të cilët bën fjalë ky dokument, si p.sh. Ing. Lufti Strazimirit, të Abdyl Banit, Harry Fultz, Kadri Hazbiut, Koci Xoxes, etj)

LETRA PER KOLONEL KADRI HAZBIUN

Shoku Kolonel

Simbas materjalit që disponoj, këtu po rreshtoj disa materjale mbi personat mbi të cilët interesohet dhe shoku Tuk dhe shoqja Liri.

1.Ingj. Lutfi Strazimiri është arrestuar në muajin Gusht 1947 i akuzuar si spiun në shërbim të spiunazhit Amerikan (S.B.S.) i rekrutuar nga Fultzi që në vitin 1923-‘27 ndërsa ka qenë nxënës në shkollën Teknike të Tiranës. Gjatë kohës që ka qenë në shkollën Teknike ka frekuentuar një kurs spiunazhi për shumë kohë së bashku me shumë bashkënxënës (afro 15 vetave emnat e të cilëve i shënon në process-verbalin e tij).

Mbasi mabroi shkollën u vu në shërbim aktiv të informacjonit Amerikan, mbas pak kohe shkoj për të vazhduar studimet si Ingjinier në Gjermani. Mbas tre vjetësh që ndejti në Gjermani erdhi në Shqipëri ku përsëri ra në kontakt me Fultzin i cili n’atë kohë ishte përgatitur të lënte Shqipërinë, se u përzu nga shteti Shqiptar. Përpara se të ikte Fultzi e prezantoi Lutfinë me njeriun e spiunazhit Amerikan në Legatën Amerikane, Hofmman me të cilin bashkëpunoj deri sa u largua Legata Amerikane nga Shqipëria.

Në këtë rast Lutfiu nënshkroi kontratën dhe u bë spiun i rregullt, i cili për shërbimet që kryente, u shpërblente me 200 Fr. Ari në muaj. Këtë rrogë e merrte rregullisht edhe mbas largimit të Legatës, nëpërmes Ahmet Çelës (bashkënxënës i Lutfiut), të cilit Lutfiu i jepte informata dhe këto informata Ahmeti i çonte në Legatën Turke. D.m.th. se Lutfiu në këtë rast i ka shërbyer edhe spiunazhit Turk. Në vitin 1936, d.m.th. mbas tre vjetëve që është kthyer nga Gjermania, ka ra në lidhje me tre oficera Gjermanë të Gestapos që ishin civila në Shqipëri si teknikë por me misjon spiunazhi. Këto lidhje tue i shërbue me informata të ndryshme Lutfiu i ka mbajtur deri nga fundi i vitit 1944 (disa muaj para kapitullimit të Gjermanisë). Gjatë kësaj kohe ka pas lidhje me shumë oficera të Gestapos deri më në fund edhe me Gjeneralin Fiztum.

Mbas çlirimit përsëri filloj aktivitetin e tija prej spiunazhi në shërbim t’Amerikanëve. (U lith me njerzit që i kishte derguar Fultzi S.B.S në Shqipëri). Në bazë të direktivave të Fulztit u organizua Organizata Tekniko-Intelektuale ku dhe Lutfiu u bë pjesmarrës aktiv i saj deri sa u godit.

Në bazë të materjalit që ka proçesi i tij, mendoj se dënimi i tij është politikisht i drejtë, ndonëse n’hetuesi t’asaj kohe mund të ketë pas sugjerime, ekzagjerime jashtë mase etj.

2. Pavllo Margariti, nga Vlora ish N/Toger i Ushtrisë Kombetare. Asht arrestua në majin e vitit 1947 për aktivitet spiunazhi në shërbim të imperializmit Amerikan.

Në Gushtin e vitit 1942 për arsye të qëndrimit të tij pro L.N.Ç. u arrestua nga italjanët dhe u internua në Kampin e Barit ku qëndroj deri në kohën e kapitullimit të Italisë para trupave Anglo-Amerikane. Dy muaj më vonë u largua nga kampi i Barit nga Anglezët dhe u dërgua në një kamp 20. km lark Barit. Aty ra në kontakt me agjentin Lari Post dhe me një kapterr Amerikan me origjinë Shqiptare. Me qënse ishte i sëmundë me ndërmjetësinë e këtyre u nxorr nga kampi dhe u dërgua në Sanatorjum.

Këtu shpesh vizitohesh prej Lari Postos dhe kapterrit të cilët e ndimojshin materjalisht dhe e edukojshin në shërbim të spiunazhit Amerikan. Gjithë shokët e tij që kishte qenë me ta në kamp i kishte organizuar Fultzi në kurse specjale për informacjon, si Galip Hatibi, Kol Berisha, Sinan Gjoni, Hasan Reçi, Spiro Dhima, etj. Ndërsa Pavllua edukohej individualisht për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore. Gjatë kohës që ka qenë atje pohon se është rekrutuar Agjent i rregullt i S.B.S dhe po me këto detyra është përcjellë për në Shqipëri. Këtu ka mbajt lidhje të rregullta me njerzit që i kanë rekomanduar amerikanët, ka marrë udhëzime prej tyre e direkte prej Lari Posto.

U ka dhënë informata të gjithfarëshme ka tradhëtuar detyrën që ka qenë besue në zyrën e Çensurës së Komandës së Përgjithëshme që tue përfitue nga kjo asht lejue që të shkoj korrespondencën e Lari Postos në Itali pa çensurën e cila ka pas karakter thjesht informative.

Ka zhvillue një punë armiqësore t’organizueme deri sa asht arrestue. Mbas arrestimit të gjitha i ka pohue vetë. Nuk dihet nëse asht torturuar.

Nga materjali që ka në proçes, mendoj se dënimi i tij është i drejtë.

3. Abdyl Bani, nga Vlora i cili ka qenë prapa Islam Radovickës. -Asht arrestue me qëllim që të nxirrej diçka rreth aktivitetit të Islamit si dhe për shkak se implikohej në procesin e hajdutit Adem Çoku si nxitës i këtij për vjedhje dhe arratisje. Gjatë hetuesisë nuk ka deponuar asgjë qoftë për Islamin dhe qoftë për Ademin dhe as për veten e tij, sado që është torturuar nga një ish-Kapterr dhe mbajtje në presion (pa gjumë, pa bukë, në këmbë nga një N/Toger). Mbas një dite që është torturuar nga Kapterri, ka vdek. Simbas raportit që ka

lëshue Dr. Ibrahim Dervishi, rezulton se ky ka qenë T.B.C në shkallën e fundit e sigurisht për vdekjen ja kanë shpejtuar torturat e jeta e keqe në birucë. Po atë natë (natën pa e parë njeri, asht varros nga Toger Zydi Aga në bregun e lumit ku varroseshin Armiqtë e Popullit. Kufoma para se të varrosej nuk ka qenë dërgue në Garnizon siç thuhet në letër. Vëndin ekzakt të varrimit të tij e di Toger Zydi Aga.

Në lidhje me çështjen e këtij, Kapiten i I-rë Stavri Xhara, mbas Kongresit të I-rë të P.K.Sh. ka përpiluar një relacion të hollësishëm i cili u paraqit ose në Komitetin Qëndror ose në Prokurorinë Ushtarake.

M a j o r

(Zymer Jerina)

Shoku Tuk

Po ju dërgoj informatën

që kini kërkuar Kol. Kadriut

me anën e sekretarit.

Ndoshta s’janë të plota, por

Tash për tash, këto kemi.

22.12.’49.

Mehmet Shehu

Familja e Abaz Kupit

u internua, për ato

të tjerat po hetojmë.

(TemA)

41 komente në “Letra për Enverin: Abdyl Bani vdiq në qeli nga torturat, dr. Dervishi e raportoi turbekuloz dhe toger Zydi Aga e varrosi fshehurazi natën në breg të lumit (fotot e rralla të viktimave dhe xhelatëve që publikohen për herë të parë)”

  1. ELIOT says:

    NUK CUDITEM ME KRIMET E FASHISTAVE KOMUNISTA ..VRANE SHKATERRUAN JETA TE MIJERA SHQIPTAREVE… KAFSHET …VRISNIN INTELEKTUAALET …COBANET QE VRISNIN INTILIGENCEN ..JA TEORIA E ENVERIT E BOLSHEVIKEVE ….SEPSE TE ZGJUARIT QE VRISNIN ..E DININ SHUME DHE I KUPTUAN TE PARET PISELLIQET E COBANEVE ME ENVERIN …TURP TE KENE KETO SHURRA KETO MUTRA TE DEMOKRACISE QE NA LANE NE MJERIM NA LANE POULLI ME I VARFER NE EUROPE ….. TURP TURP DHE VETEM TURP PER KAFSHET E ENVERIT ….MERCI GAZETA PER KETE FORMATION KETE HISTORIE QE SE NJIHJA …

    1. Edi SHPATA says:

      ti je nje cope MUTI

    2. opa opa says:

      Ketu nuk ka asnje krim! Spiunet jane arrestuar dhe denuar sipas ligjit, po ashtu sic denohen edhe sot e kesaj dite ne SHBA! Ashtu si sot ne SHBA kush tejkalon kopetencat ne zbatimine ligjit (gje qe ndodh rendom) ai denohet po sipas ligjit. Keshtu ka ndodhur dhe atehere ne Shqiperi, merre me mend menjehere pas Luftes. Sa per info Harry Fulz eshte 100% e vertetuar se ka qene shef i zbulimit amerikan ne Shqiperi!
      Merci

      1. Edlira says:

        Opa opa shkofsh ne sketerre bashke me kriminelet e diktatures…

        1. opa opa says:

          Te puth fort lali ? ? ?

    3. U dhime duke qesh says:

      O Eliot KATNARI na e shpjego pak ca do me thone “bolshevik”!

      1. ELIOT says:

        HEJ SHURRAMANE …. ANALFABET QE JU LA HITLERNI NEPER GROTA ….BOLSHEVIK DO TE THOTE FARE E KEQE E KOMUNZIMIT E MJERIMIT …. ELIOTI JETOI NE MES TE TIRONES DHE NENA E TIJE NE 1938 FOLTE 3 GJUHE TE HUAJA …I KALONTE PUSHIMET E VERES NE FIRENCE DHE E NJIHTE JETEN JO SI F BABALLARET TUAJ QE I MORRI ENVER ZGJEBSI NE TIRONE SI COBANE …PER TI VRARE PASTAJ SI MIJ HALES TA COMPRIS TETE DE BITE .. POVER CON … . EDI KARI JE NJE COPE IDIOTI QE EDHE SENEGALEZET NE FRANCE KANE ME SHUME SE TY NE KOKE … TROC SI SU POQE MOR KOKE LOQE … TE RRONI VETE SE CITRONI TE PASKA LENE …DHE LAJ DHEMBET COBAN ZGJEBS ..SE ENVERI EDHE PASTEN E DHEMBEVE E BERI ME TULLONA ..LOPE ….JO SE LOPET NE NORMANDIE JANE ME TE ZGJUA ARA SE DISA NE KETE FORUM ….MERCI A BIENTOT …..

        1. popull says:

          Sa budalla qenke more ELIOT!

        2. Ymer boza says:

          Ktij eloqes I pska punu e oma neper semafort e italise qi ka hone. E paskan mxhins kte Pune.
          Ne cobant sun e dinim kte pun e semaforvet.
          Kto paskan qene tqut me vaft

        3. U dhime duke qesh says:

          O Eliot, o Katnar Babrruje, e shef qi nuk e di c’do me thone “bolshevik”. Se po ta dije nuk do e perdorshe.
          Merci ? ? ? ?

    4. Tani says:

      Shume mire ja u kane bere tradhetareve te kombit. E meritonin! Pa komunizmin Shqiperia do te ishte akoma ne mesjete. Vetem komunizmi e beri Shqiperine shtet dhe te pavarur pas 600 vjet roberi. Te gjithe keta mbeturina, jo vetem qe nuk levizen nje gisht kunder fashisteve dhe nazisteve por bashkepunuan me ta dhe e meritojne denimin qe moren. Komunistet nuk vrisnin kot dhe pa nje gjygj te rregullt. Vetem me fakte. Keta ballistet e zogistet dhe tradhetare e kolaboracionist te fashizmit tradhetonin partizanet dhe i tregonin tek fashistet te cilet i merrnin e torturonin partizanet dhe i vrisnin barbarisht. Ja perse keta u vrane dhe ekzekutuan sepse kishte fakte tradhetie kunder tyre. Keshtu do te perfundojne te gjithe esadistet e vendit.

  2. saliu says:

    Shqiperia eshte nje katund idiot. Agjentet e huaj ne te gjithe vendet e botes denohen. Kane qene agjente jane denuar. Ndoshta per turturat apo varrimet ne fshehtesi keni shume te drejte. Ja edhe Sali Berisha e denio pa gjygje Remzi Hoxhen sepse e konsideronte agjent. Ky eshre shembulli tipik se si eshte rendom fati i agjenteve te huaj.

  3. Kaluçi says:

    Ka qen kriminel e antishqiptar si baba kaloçit .prandaj kan ngren plumbin si ne ter boten kolaboracionistet me pushtusin paten te njejtin fund , o kaloç na rrufsh ket mikun nuk i dhjet me njeri shkrimet e tua .pasardhesit e tradhtarve e ballisteve si puna jote nuk kan moral te flasin per PPSHn se kan konflikt interesi ,ata qe bytha jote kerkon te denigroj , xhdo gje e kan ber ne interes te kombit dhe kunder tradhtarve dha antishqiptarve dhe seres tuaj te dhjer qe edhe shtetsin SHqiptare nuk e meritoni se keni luftuar kunde atdheut ton ,jo te tendit se ti per atdhe ka nazifashizmin.ti o bythq….r je pa atdhe.vdekje tradhtarvebdhe antishqiptarve turpi i mbuloft ata qe ludtojn dhe percmojn atdheun e tyre si kaloçet dervishet qe duan ti japin brezave sapunin per djath , i sevirin llumin dhe jashtqitjen komtare per heronj pra te paret e tyre.
    ..

    1. VFLP says:

      Vdekje Fashizmit Liri Popullit, kjo parrulle nuk vdes kurre!

  4. Qerimeja says:

    Simbas teje te jesh spiun i paguar nga agjenturat e huaja eshte nder? Me trego nje vend demokratik ku spiunet respektohen dhe nderohen. Simbas ketyre materialeve vetem Avdyl Bami ka qene viktime dhe meriton te vleresohet
    Te tjeret jane spiune te rendomte.

  5. ME EMER says:

    pse me keto shkrime o qazetare , tani qe imperializmin amerikan e kemi “mik numur nje” ..?!

  6. zaim zajmi says:

    Gënjeshtra balliste!
    Krejt janë trillime. Historia e njerëzimit nuk di për rormacion shtetëror më humanitar. Enveri nuk ishte kriminel, as sadist, as shpirtkatran dhe as
    antishqiptar. Janë të pavërteta këto e shpikje ballistësh e nacionalistësh!

    1. yyyy ca gallate says:

      Zaim Ballisti sa gota raki rrekelleve sot, se pulat i paske fik fare!

  7. injoratet kan dal siper ujtit says:

    ELIOT per kaq idjot sa prezantohesh shum gjera do msosh nga kaloçi dhe dervishi , fyute ne byth kte qe msove dhe hec perpara se vetvetja je , ata katundaret e ENVERIT i ndertuan te tera ne kte vend o debil i lindyr , je unikal ne lloin tend , kur inteligjecen e kerkon ke kolaboracionistet dhe agjentet e shebimeve te huaja qe luftonin kunder popullit te vet , kta ishin thjesht antishqiptar o idjot i lindur ,tradhtia mer plumbin shberblim si ne Amerik Kin Rusi Franc po keshtu e ka mar dhe tek ne , kur vendin e drejtonin ata qe dhan jeten per kte vend , sot mbushu me historit e kti rrotes k,,,t qe esht tipi jot , ngeli te msoj nga kaloçi historin kokrra hajvanit , nuk ka as turp por e tregon injorancen e vet me naivitet prej budallai , me kte injoranc te lindur shan dhe perbuz nje ushtri pa fund me intelektual shkencetar artist pra te ter kta qe jan sot ajka kti vendi te cilet i edukoi dhe krijoi ai sistem qe shkoj , sa pa tru qenke mer çun sa gjyna , nuk ke as turp se dhe tregon qe ne shkoll nuk ka msuar asgje , siç ka hy ka dal teknefes.

  8. injoratet kan dal siper ujtit says:

    ELIOT per kaq idjot sa prezantohesh shum gjera do msosh nga kaloçi dhe dervishi , fute ne byth kte qe msove dhe hec perpara se vetvetja je , ata katundaret e ENVERIT i ndertuan te tera ne kte vend o debil i lindyr , je unikal ne lloin tend , kur inteligjecen e kerkon ke kolaboracionistet dhe agjentet e shebimeve te huaja qe luftonin kunder popullit te vet , kta ishin thjesht antishqiptar o idjot i lindur ,tradhtia mer plumbin shberblim si ne Amerik Kin Rusi Franc po keshtu e ka mar dhe tek ne , kur vendin e drejtonin ata qe dhan jeten per kte vend , sot mbushu me historit e kti rrotes k,,,t qe esht tipi jot , ngeli te msoj nga kaloçi historin kokrra hajvanit , nuk ka as turp por e tregon injorancen e vet me naivitet prej budallai , me kte injoranc te lindur shan dhe perbuz nje ushtri pa fund me intelektual shkencetar artist pra te ter kta qe jan sot ajka kti vendi te cilet i edukoi dhe krijoi ai sistem qe shkoj , sa pa tru qenke mer çun sa gjyna , nuk ke as turp se dhe tregon qe ne shkoll nuk ka msuar asgje , siç ka hy ka dal teknefes.

    1. ELIOT says:

      MORE ANALFABET MORE GOMAR MORE ZGJEBS …. TE NGATERROSH ANTISHIPQTAR ME DISA NJEREZ TE CULTIVUAR QE ISHIN KOKAT E VENDIT ISHIN INTILIGENCAE SHQIPERIE …ENVERI MEHMETI ISHIN ANALFABETIZMI ENVERI SE BERI SHKOLLEN NE FRANCE SE ISHTE TYC … DHE TE GJUKOSH NJEREZ PA FAKTE PA PROVA TI MARESH POHIMET ME TORTURA …KETE GJE E BENTE VETEM GESTAPO DHE STALINI MORE ZHULS QE I KE BREKET E GRISURA AKOMA MORE QE JU MBAN ERE GOJA … SHKONI LAN DHEMBET SHURRAMANE PASTAJ BENI SI TE ZGJUAR .. MBRONI HITLERIN E BALLKANIT KUR CIVILIZMI NE EUROPE E QUJAJTEN ME SADIKUN NE EUROPE …JU JENI BAJGAT E CIVILIZIMIT JU JENI SHURRAT E EUROPES JASHTEQITJA E DEMOKRACISE …. HEJ SHURRAMANE MESONI CDO TE THOTE DEMOKRACIE PASTAJ ZHGARAVISNI ..SE EDHE NEJ FEMIJE 7 VJEC E DIN.. JU SE DINI SE JENI LOPE ….TANI JE MJERIMI I JETES JE NJE COPE DEBILI QE ESHTE GHYNAH QE JETON AKOMA ME IDE TE TILA …ME QE E DONI KOMUNIZMIN PERSE NUK E LENI VRAPIN NE CUBA NE KORE TE HANI NJE HERE NE DITE BUKE DHE TJU QIHAT MAMI NGA KIM JON JUNGY DHE VELLAI I FIDEL CASTROS .SHKONI THITHJANI BOLSHEVIKEVE ZGJEBSA SE BOTA JU KA BERE SHURREN NE KOKE ME SHEKUJ …… JE VOUS EN MERDE ……..

      1. e c'na gjeti says:

        I cultivuari Eliot hahahahahahaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  9. xhuxhi says:

    Shqiperia eshte i vetmi vend ku tipa bythqir, antishqiptar e vrases si Enver Hoxha dhe adhuruesit te cilet fatkeqesisht vazhdojne te mbajne pushtetin flasin per patriotizem.

    1. eeeeej says:

      Xhuxh do ngelesh gjithe jeten ?

  10. bobo Strazov qerosi says:

    Po me emrin e ketij spiuni Strazo qerosi eshte bere deputet dhe nuk pushon duke vjelle vrer gjithe kohen dhe nuk ve mend edhe kur e rahin si kelysh qeni.

  11. Che Guevara says:

    Keta kelyshet e fashizmit,armiq re betuar te popullit shqiptar kete poune do bejne brez pas brezi,sepse duan te mbulojne tradhetine e te pareve te tyre!
    Sado te perpiqen kurre nuk do arrijne te njollosin Luften Antifashiste dhe partizanet heroike!
    Nje gje te mire ka kjo ulurime:
    -vete po vertetojne se kane qene armiq prandaJ EDHE U DENUAN!
    SHUMICA E SHQIPTAREVE TE NDERSHEM,ME ANE TE KETYRE SHKRIMEVE PACAVURE,TE IDEUARA nga regjia nderkombetare po evidentojne me emra te gjitha krimet e atyre armiqve te Shqiperise!
    Kjo ka vetem nje gje te mire:
    -Ne rast te nje perplasje te mundeshme midis kundershtareve politike,pra ballisto zogisteve dhe bijve te partizaneve,me siguri do te lahen nje here e mire te gjitha gjynahet!
    Ketu po e cojne historine keta bandite,prandaj koken e tyre do hane!
    NE JEMI SHUME HERE ME SHUME E ME TE FUQISHEM SE KETA LARO,ashtu si ne LUFTE!
    Vazhgdoni nxisni akoma percajen o kellira te ballit dhe llapni per Mukjen!

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Luften e bene shqiptaret jo komunistet, nuk luftuan shqiptaret qe te rrinte bytha e enverit 40 vjet ne pushtet. Komunistet zhduken dhe vrane mendimin opozitar, eleminuan kundershtare politike, nuk lejuan pluralizmin politik, zhduken klasen intelektuale te arsimuar jashte, krijuan sigurimin e shtetit dhe policine sekrete me ane te te cilit ushtronin terror psikologjik dhe fizik kunder kujtdo qe mendonte, shprehte apo deshironte gjera te cilat binin ndesh me vijen e komunisteve. E shnderruan shkollen dhe arsimin ne nje vend te propagandes komuniste, ne nje vend ku fillonte lavazhi i trurit ne funksion te krijimit te njeriut te ri ose thene ndryshe skllavit te ri, skllav i mendimit te partise dhe urdherave e deshirave te saj dhe te udheheqjes se partise.
      Edhe ne komentet pro krimeve te komunizmi verehet vertetimi konkret se si ka funksionur dhe efektet e lavazhit te trurit prej komunisteve.
      Une sigurisht nuk jam i kenaqur me gjendjen e shqiperise pas 30 vjet demokraci por nje pjese te madhe te fajit per kete e ka sistemi 45 vjecar komunist, komunistet e konvertuar demokrate, komunistet e konvertuar socialiste, komunistet e konvertuar ne OJF apo OJQ, komunistet e shnderruar ne biznesmen, komunistet e konvertuar ne pronare mediash, deputet, ministra etj. Kjo nuk eshte ajo per te cilen u vrane ata mijera disidente, u internuan mijera te tjere per faje te pakryera ose per fajin e vetem se guxonin te mendonin ndryshe, visheshin ndryshe, qetheshin ndryshe, degjonin muzike te huaj, dashuronin jashte vijes se partise, u pushkatuan apo u vrane ne kufi njerez qe donin te shikonin boten jashte gardhit komunist, pse donin te leviznin lirshem, te shijonin jeten e te benin ate qe donin me jeten e tyre dhe nuk donin te jepnin jeten per partine por per per shiperine e lire e demokratike pasi shqiperia eshte me e madhe e me e rendesishme se cdo parti apo cdo lider kushdo qofte ai.
      Nqs dikush sot thote ja dhe demokracia ka deshtuar une i them qe e ka gabim pasi nuk ka deshtuar demokracia dhe ndjenja e shqiptareve per liri por ka deshtuar tentativa e komunisteve te konvertuar per te ndertuar nje sistem qe ne rastin me te mire nuk ja kane idene se si ta ndertojn, ne rastin me te keq po e deshtojne dhe sabotojn me qellim per ti thene popullit qe komunizmi nuk ishte dhe aq i keq. Per te rinjte qe jane lindur e rritur pas viteve 90 une ju them, Ai Sistem Mos u Kthefte me Kurre. Per ata qe vazhdojn e i thurin lavde atij sistemi kam vetem meshire e keqardhje dhe shqiptaret do detyrohen ti degjojn pordhet e tyre edhe per ndoshta 20-25 vjet deri sa te kete shkuar ne boten tjeter brezi i atij rregjimi.

      1. screw that says:

        Sit back – mos u lodh kot me keta kermat e komunizimit qe postojne ketu. Pa sistemin e shkuar dhe kete aktual, baballaret dhe femijet e tyre te konvertuar sot nuk do i kishin millionat e europe pare xhepi po do ishin akoma duke fshire qyrret me mengen e xhaketave e duke ush bythet e lopeve neper kashte. Nuk te heq asnje pike nga komenti ekselent perpos fundit ku thua per keta ka vetem meshire e keqardhje. Per mendimin tim duhet te ishte drejtesi dhe keqardhje. Jo hakmarrje, por “drejtesi”.

      2. Ec aty says:

        Sit back dhe ha mut,
        screw that hic mos u tyt!
        Luften e bene shqiptaret nen udheheqjen e komunisteve!
        Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe i maskarenjve!!!

  12. Gri says:

    Keto raporte tregojne qarte 2 aspekte:
    1. Qe per personat qe kane qene spiuna, jepen fakte, persona me emer, qe bejne lidhje llogjike dhe aresyetim, qe keta njerez ne lufte kunder komunizmit, paraqiten si antishqiptar dhe njerez te dhene pas paras e ndoshta edhe vesesh te tjera.( Inxh.Strazimiri, psh duket si i lindur antishqiptar dhe kjo thjeshte per para ndoshta edhe antikomunizem, por s’ mund ta konsiderosh disident, thjeshte se ne 23-27 kur u rekrutua ne H.Fultzi, nuk mund te parashikohej qe pas 20 vjetesh do vinin komunistet ne pushtet. Pra, Lutfiu dhe ca te tjere mbeten spiun).
    2. Duket qarte se keta njerez jane torturua ne menyre cnjerezore dhe keta s’kane hapur gojen. Mirpo dihet qe spiunet nuk hapin gojen sipas kodeve qe ka vepromtaria e spiunazheve.) Keta njerez jane denuar rend dhe nga keto denime kane vuajtur edhe familjet e tyre. Por … ka nje pyetje:
    Shtet demokratike a i denojne Spiunet? Une theme Po!

  13. eshte bere e pa durueshme says:

    PO mire, spiuni çfare meriton falnderim dhe ngritje ne detyre?! Mos na shkruani me per keta se kane qene spiune kunder vendit te tyre. Jo po do tu jepnin dhome pa qira, sherbetore dhe gruan ne krevat. Shikoni se sa mire i sherbejne Sali Berishes spiunet? Kane 28 vjet qe Saliu ben krime dhe çdo dite e shikon ne televizor duke bere “denoncime”. Kush e mban gjalle Saliun, hajdutin, kriminelin dhe antikombtarin e shumices se shqiptareve? Spiunet qe i pagoi me copa jete shqiptaresh per te qene ashtu si eshte tani. Prandaj spiunet kane vetem nje pasaporte: ate te flijimit.

  14. Edlira says:

    Ju kelysheve te Sigurimsave eshte per t’ju cuar aty ku kane shkuar edhe baballaret tuaj komuniste….ne SKETERRE!
    Viktimat e komunizmit nuk do reshtin duke ju brejtur me dhembe ne ate bote….ashtu si ne Ferrin e Dantes!!! Do perpiqeni te shpetoni,po nuk do gjeni shpetim o krijesa te mallkuara!

    1. i kenaquri says:

      Pirdh pirdh se lirohesh! Shpetimin perpiquni ta gjeni ju, se per tradhetine dhe kolaboracionizmin nuk ka shpetim, as ne kete dhe as ne ate bote. QARTE!?

      1. Edlira says:

        Ik o pleher!

        U bete ju plehrat te flisni per tradheti! Ju vrate intekektualet…ju vrate kedo qe kishte intelektin t’ju kundershtonte! “Delet” e tjera i late gjalle,se ashtu ju leverdiste ta kishit popullin…popull delesh!

        Ju qe te vrisnit naten e te qanit diten, ashtu sic vriste Enveri gjithe shoket e tij pas kraheve…ju flisni per tradheti!!!

        Ju kelyshet e Sigurimsave jeni bajgat e Kombit!
        Ju shofte fara,ju shofte! Mos lenshi asnje pasardhes pas, sepse vetem gjene kriminelesh keni ne deje!

        1. i kenaquri says:

          Pirdh pirdh se lirohesh (ndoshta). Intelektual nuk do te thote te bashkepunosh me pushtuesin fashist, ne kete rast quhesh thjesh tradhetar.
          Intelektualet e vertete gjithmone kane qene dhe jane ne balle te luftes per lirine e Ardheut, kunder pushtuesit te huaj!
          (Une kam 5 femije moj DHI SHTERPE, qe t’u thafshin shalet ? )

  15. mikojani says:

    Kush e vertetoje,se jane spiuna,kapterr Ramiu kur runte dhite ne Tepelen me 1936,apo kapterr Kadriu kur shiste qumesht italianve me 1940,keta jane pordhe sigurimsash,qe per te mbuluar injorsncen,pretendonin per spiuna.SPIUNA ISHIN,KADRIU,ENVERI,KOCI,MEHMETI,RAMUA,NEXHI,VITO,HAXHIU,E TE GJITH PALO KOMUNISTAT E TJERE.Keta barinj dhish,vrane e prene ajken e kombit,kjo eshte ajo qe ne vuajme nga,Saliu,Tosi,Edi,Likja,e shume buce te tjera pjell e sigurimit te shtetit mutit

    1. tralala zura nje gale says:

      Mikojan edhe ti spiun do jesh ? ? ?

  16. kasem gahinji says:

    té jesh i sigut. baballaret e tyre nuk jane ne sketerre por ne parajse. sa here ndizen dritat aq here perkujtohen ata qe ndertuan shqiperine.ne sketerre jane ata pa varr ata qe u vune ne sherbim te nazifashisteve.ata qe u vune ne sherbim te armiqve shekullore te shqiperise. ata qe vrane vehten ne hale apo ne krevat

  17. demo says:

    Po pse ballistet e spiunuan qemal stafen,vojo kushin,anastas lulon,sadik premten,pali teroven ?Po qorra do na beni me propagande enveriste?
    Kush i dinte bazat e fshehta te komunisteve,pervec enverit,miladinit,mugoshes???Ishte formuar Balli Kombetar kur u vra prapa shpine Qemal Stafa?(5Maj 42).Po kishte spiun me te rrezikshjem se kunati i ministriot te brenmdshem te qeverise fashiste,enver hoxha? Ky diten zhvillonte mbledhje me ilegalet,naten bente nje dore poker me Mustafa Krujen,Qazim Mulletin,Bahri Omarin.dmth.me kryeministrin,ministrin e brendshem dhe prefektin e Tiranes.Po pse kot thoshte Qazim Mulleti:-E di,, ketu e kam perballe shpise.Po kush e vrau prapa shpine anetarin e shtabit pergjithshem te UNCL,Mustafa Gjinishin,,Balli kombetar?E sa qindra komandante,komisare dhe partizane te thjeshte.Ju kryespiunin e fashismit,Serbizmit,nazizmit,e kishit komandant e komisar.Qe ishte spiun qe ne kohe te Zogut kur spiunonte studentet antizogiste dhe mergaten antizogiste ne Evrope.I vetmi student mbetes qe ju perserit bursa dy here.Qe ishte spiun jugosllav e ka treguar Fadil Hoxha,qe sapo foli dy fjale me bese shqiptari per gjendjen e Kosoves,pa vajtur ne Prishtine,informacioni Talpes gjirokastres kishte mbrritur para tij ne Beograd.

    1. psikologu says:

      Demo, eshte nje vend bosh te psikiatria. Shko shpejt se mos ta ze ndonje tjeter nga keta torrollaket ketu! Shpejt demo shpejt …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje