Treni i linjës Tiranë-Durrës përplas makinën, plagoset 11-vjeçari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një tjetër aksident hekurudhor, me pasojë një fëmijë të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme.

Policia thotë se rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”,  treni i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili  po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia e Tiranës.

Një ditë më parë në Golem, treni i linjës Elbasan-Durrës përplasi një makinë ku si pasojë u plagosën 6 anëtarët e një familje, mes tyre 4 fëmijë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Treni i linjës Tiranë-Durrës përplas makinën, plagoset 11-vjeçari”

  1. says:

    Treni ka prioritet., mos vini jetën në rrezik për disa sekonda impatient.

  2. ME EMER says:

    zoterinj gazetare , mesoni rregulloren e qarkullimit ! Automjetet e”pabindura” perplasen me trenin dhe jo treni me to ..! Vogelushit sherim te shpejte dhe ti” terheqe ” veshin drejtuesit te mjetit dhe po te jete prinderi i tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *