Ushqimet e konfiskuara, fushata e AKU zbulon plehrat në barkun tonë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ardit Rada

Nga mishi, bulmeti dhe qumështi e deri te prodhimet e detit e pijet energjike. Këto janë produktet e bllokuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sëpaku nga fillimi i muajit gusht të këtij viti. Bëhet fjalë për ushqimet të prodhuara në baxho jashtë standardeve, të tregtuara në mes të pluhurit, të falsifikuara apo pa vulën veterinare dhe origjina se nga vinë shpesh nuk u dihet.

Burime nga AKU bëjnë të ditur për JavaNews se çdo drejtori rajonale nga veriu në jug ka porosi që të ‘krehë’ tregjet, dyqanet apo edhe rrugët ku rëndom gjenden shitësit ambulantë që tregtojnë produktet e fermave dhe baxhove të tyre. Një porosi e veçantë u është dhënë kryesisht qarqeve që kanë në territor zona turistike si Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora etj.

Për këtë arsye, një pjesë e mirë e bllokimeve që AKU ka kryer kanë pasur të bëjnë me restorantet dhe baret. Por pavarësisht kontrolleve në shtim, duket se produktet e dyshimta tashmë kanë hyrë në vendin tonë dhe janë shpërndarë në tregje dhe më gjerë. Kjo është arsyeja kryesore përse çdo ditë ka raportime për produkte ushqimore të bllokuara ndërsa ‘pastrimi’ nuk dihet se kur do të mbarojë.

Çdo njoftim i AKU, krahas informacionit, është shoqëruar edhe me foto jo pak të neveritshme. Thertore në ahur, frigoriferë të ndryshkur që mbajnë peshkun apo bidona plastikë me qumësht janë disa nga imazhet që përcjell autoriteti në fjalë, shkruan JavaNews.

Megjithatë, njoftimet në fjalë ngjallin një pyetje te konsumatori: Çfarë kemi ngrënë para se të nisnin këto aksione?

“Vrulli” i marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit padyshim që duhet përshëndetur, por nga ana tjetër nuk duhet të ketë një finish. Duke marrë parasysh sesa e rëndësishme është siguria ushqimore, aksionet e tilla nuk mund të mbeten vetëm në nivel task-force për ‘hatër’ të sezonit turistik. JavaNews sjell mëposhtë tabelën e produkteve të bllokuara 10 ditët e fundit, për të ilustruar se çfarë kanë rrezikuar të konsumojnë qytetarët.

18 Gusht – Bllokohen 27 ton mish nga Brazili me prezencë salmonele

17 Gusht – Mbyllen tre lokale në Jalë, produkte të detit jashtë kushteve higjienike

16 Gusht – Bllokohen 120 kg djathë në Shkodër, ruhej në frigorifer me myk

15 Gusht – Në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Lezhë bllokohen 9 subjekte që tregtonin prodhime shtazore dhe joshtazore

13 Gusht – Bllokohen në Memaliaj produkte të skaduara si birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Kapen 100 kg midhje në Vlorë që tregtoheshin pa frigoriferë.

13 Gusht – Kapet në flagrancë një shtetas duke ushtruar barbarisht aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të dokumentacionit shoqërues.

13 Gusht – Bllokohen në Klos 6 subjekte që tregtonin produkte të skaduara. Bllokohen kryesisht mish, sallam, miell dhe patatina.

10 Gusht – Vendosen dy gjoba ndaj subjekteve që tregtonin qumësht të ruajtur mbi temperaturën frigoriferike të detyrueshme.

9 Gusht – Kapen në Kakavijë 27 ton miell i dyshimtë që vinte nga Greqia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Ushqimet e konfiskuara, fushata e AKU zbulon plehrat në barkun tonë”

  1. says:

    Është më mirë të vdesësh me plëncin plot se me eshtra si në kampe naziste te auschvits.

  2. niko says:

    Kete sektor e degradoi LSI e Metes dhe Monikes dhe ai injoranti me nder Panariti, i cili bente gam.. gam.. gjithe diten dhe nuk bente asnje pune . Te vetmen pune qe beri eshte se i hapi rrugen kontrabandisteve te LSI-se qe per 4 vjet bene rrush e kumbulla parat e bujqesise shqiptare. Te gjitha keto kompani qe sjellim mbeturina nga jashte jane te lidhura me LSI-ne dhe Panaritin.

  3. neda says:

    Gjobat duhet te jene jo vetem drastike e te menjehereshme,e duke u vene ne sekuestro pasurite e tyre me te ardhura te pamerituara,ne menyre kontrabante,duke u shmangur nga kerkesat e ligjit, por duke i ndjekur penalisht si njerz me rrezikshmeri te larte shoqerore. Organet e kontrolit te kesaj fushe duhet te jene specialist te zote me kopetenca te larta per te vene rregulle ne kete sekteor kaq te rendesishem, e parlamenti duhet te ashpersoje ligjet e goditjet penale ne fushen e ushqimit te popullates.Ne rruge e trotuara tregetohen produkte ushqimore, po pse me gjithe mend nuk ka force shteti te vere rregulle,duke mos lejuar ne menyre kategorike asnje produkt qe te shitet ne embjente te jashtme? A nuk ka shqiptar qe ta marr persiper kete detyre duke bere ndalimin absolut te tyre, qofte edhe duke nxjerre parlamenti ligje te posacme?Por edhe personat e ngarkuar me kontrollin e produkteve ushqimore duhet te ndiqen penalisht ne qofte se ne sektoret e tyre nuk vene rregull, dhe rregulli vihet kur nuk korruptohesh e ne qofte se nuk ka rregull do te thote qe je i korruptuar,e ne se je i korruptuar ndjekja penale do nxjerre dhe pasurine e vene ne menyre te paligjshme nga keta persona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *