Ylli Çabiri: Si ka dështuar qeveria Rama me strategjinë  e reformës së Administratës Publike?

18 Gusht 2018, 10:16Politika TEMA

Ylli Çabiri është ndoshta i fundmit  zyrtar i lartë i shtetit shqiptar që i përket “burokracisë së lartë të shtetit”, të cilit i dhimbset ende shteti në këtë vend. Në një libër brilant ku ka hedhur gjithë përvojat e tij, në përpjekje për të rindërtuar shtetin pas vitit 1991, Çabiri analizon cdo detaj të paqartësisë, papërgjegjësië dhe papjekurisë me të cilën qeveritë shqiptare tentojnë të prekin shtetin për të mbajtur pushtetin dhe që zhysin thellë e më thellë burokracinë shqiptare, duke e rrënuar atë dhe duke e zëvëndësuar me partizanë politikë të përkohshëm, dhe duke e ngarkuar me struktura jo efiçente.

Më poshtë po botojmë një pjesë të analizës së tij për reformën pa vizion në administratën publike të qeverisë së Edi Ramës pas vitit 2015 dhe recetat e thata dhe pa përmbajtje të këshilltarëve të huaj.

Nga Ylli Çabiri

Po të analizohet me kujdes Strategjia Ndërsektoriale e Reformës së Administratës Publike (2015-2020) zbulohet se në të mungojnë çështje shumë të rëndësishme e prioritare për t’u zgjidhur, pa të cilat Administrata Publike shqiptare vështirë se mund të shndërrohet në një Administratë moderne perëndimore.

Do të shqyrtoj të paktën dy çështje, më kryesoret prej tyre. Çështja e parë lidhet me vendim-marrësit tanë, të cilët kanë

demonstruar se nuk e kanë patur vizionin e duhur strategjik për këtë Reformë themelore. Me mendjelehtësi adoleshente kanë përgatitur dhe miratuar gjithçka që është servirur nga Departamenti i Administratës Publike dhe politikanët përkatës.

Sipas Ligjit416, Qeveria shqiptare nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike, i raporton çdo vit Kuvendit të Shqipërisë mbi përparimin e Reformës së Administratës Publike dhe në veçanti për menaxhimin e shërbimit civil. Nga studimi i Raporteve të paraqitura çdo vit që nga viti 2002 rezultojnë këto dobësi: (i) Raportet e viteve 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017 fjalë të ndryshme thonë të njëjtën gjë. Ato flasin për përgatitje të Kuadrit ligjor, rritjen e pagave, rritjen e cilësisë së Institutit të Trajnimeve dhe rritjen e kapacitetit të nëpunësve civilë nëpërmjet trajnimeve.

Zakonisht, në këto dokumente, nuk ka asnjë tregues sasior. Vendoset objektivi për rritjen e pagave pa thënë se cila është dyshemeja e rritjes. Thuhet se do rishikohen kurrikulat e trajnimit, pa përcaktuar se sa të tilla do të rishikohen dhe sa do të bëhen të reja. Flitet për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore nëpërmjet trajnimeve, pa thënë se sa nëpunës civilë mund të trajnohen.

Të gjithë objektivat mbeten të njëjtë për vitet 2012, 2013 dhe 2014. Vazhdon i bezdisshëm refreni i përvitshëm “përgatitje e kuadrit ligjor”, duke cituar të njëjtat projekt-ligje për disa vite radhazi. Në këto Raporte vihet re një përmirësim përmbajtësor, duke filluar nga viti 2016. Shfaqen disa objektiva të rinj, me terma më “modernë”, të tillë si informatizimi dhe portalet on line. Por vazhdohet njëlloj, pa tregues sasiorë, me vizionin të bëjmë sa të bëjmë….

Flitet për shtrirje të shërbimit civil, por nuk caktohet asnjë objektiv se ç’pjesë e Administratës Publike mund të përfitojë dhe kur mund të përfitojë konkretisht. Sepse shërbimi civil është sot një pjesë shumë e vogël e Administratës Publike.

Raportet nuk kanë përfundime apo komente të asaj që ka ndodhur. Tentativa e parë e ndrojtur, është bërë në Raportin e (Ligji Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil” ) vitit 2005, ku është thënë se Administrata Publike ka nepotizëm dhe shumë ndërhyrje në nivel politik gjatë konkurseve, procedurat e konkurrimit të të cilëve janë të komprometuara.Tentativa e dytë është bërë në Raportin vitit 2006, por këtë radhë më e kursyer. Janë kritikuar ndryshimet shumë të shpeshta të Strukturave, por sipas autorëve kjo ka qenë çështje mungese vizioni dhe jo lëvizjeje e stafeve.

Përkundrazi është kundërshtuar mosmarrja e mendimit të Departamentit të Administratës Publike për ndryshimet strukturore të Ministrive, por kjo ka rënë në vesh të shurdhët. Në 15 Raporte të studiuara vetëm në dy Raportet, që përmenda, gjen ndonjë kritikë.

Deputetët ligjvënës asnjëherë nuk i kanë komentuar këto Raporte, sikur çdo gjë në Reformën e Administratës Publike të kishte shkuar vaj. Deputetët nuk e kanë hapur gojën për të propozuar diçka, qoftë dhe të çfarëdoshme.Të krijohet përshtypja se këto Raporte nuk janë shqyrtuar fare nga Deputetët, por vetëm janë depozituar çdo vit për të zbatuar kërkesën ligjore.

Fatkeqësisht mungon vizioni strategjik i ligjvënësve dhe vendim-marrësve për Qeverisjen dhe rrugët e reformimit të saj.

 Çështja e dytë lidhet me Asistencën ndërkombëtare, pra me paratë e taksapaguesve ndërkombëtarë. Ata kanë patur disa Projekte me rëndësi, që kanë ndihmuar Reformën e Administratës Publike në Shqipëri. Bëhet fjalë për Projekte ndërkombëtare shumë serioze donatorësh seriozë si: Programi IPA i Bashkimit Europian, GIZ e kooperacionit Gjerman, Banka Botërore etj.

Projektet kanë qenë të drejtpërdrejta, në ndihmë të Reformës së Administratës Publike shqiptare, ose kanë qenë financime për SIGMA-n, një institucion europian i specializuar në fushën e Reformave të qeverisjes me qendër në Paris.

SIGMA ka botuar një Raport mbi Shqipërinë417, i cili ka qenë edhe bibla për Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës së Administratës Publike 2015 – 2020 në Shqipëri. Ky dokument është paraprirë nga një proces absolutisht korrekt vlerësimi i gjendjes së Administratës sonë.

Prioritetet e identifikuara nuk janë vërtetësisht ato që duhen. Ekspertët kanë propozuar katër synime kryesore për t‘u përmbushur deri në vitin 2020: (i) Zhvillimi i kapaciteteve për hartim politikash dhe për draftim Legjislacioni; (ii) Punë më e madhe për adaptimin e Acquis Communitaire, megjithëse Shqipëria ka tashmë një Administratë Publike, që përbëhet nga institucione efiçente dhe efektive, ku shërbejnë punonjës të shërbimit civil profesional, që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe kontribuojnë në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian; (iii) Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të blerjeve publike, përfshirë koncesionet ppp, bazuar në sistemin ekzistues, plotësisht operacional, dhe që konsiderohet i ndershëm nga shumica e operatorëve dhe nga organizatat e shoqërisë civile; dhe (iv) Forcimi dhe perfeksionimi i kontrallit financiar publik, përfshirë fondet e Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar instrumente tashmë funksionale si: Programi i Buxhetit Afatmesëm dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Këto synime kanë shërbyer si bazë për zbërthimin e mëtejshëm të detyrave sipas viteve dhe hartimin e një Strategjie të plotë e të gjithëpranuar, të shoqëruar me një Plan Veprimi të detajuar. Nëse të gjitha këto bëhen siç kanë thënë ekspertët e SIGMA-s, viti 2020 do ta gjejë Shqipërinë vërtet me një Administratë Publike moderne? Jo! Jam i prerë në këtë përgjigje.

Arsyeja nuk lidhet me një kriticizëm apo skepticizëm të zakonshëm eksperti. Puna është se në këtë dokument nuk flitet ( Është fjala për raportin: SIGMA, Priorities-Albania, Paris, May 2013.) , asnjë fjalë për të paktën tri komponente themelore, që nuk duhet kurrssesi të harroheshin.

Asnjë fjalë për Strukturat e Institucioneve, që duhen rindërtuar në bazë të analizave funksionale dhe në bazë standardesh të njësuara e të miratuara. Asnjë fjalë për shtrirjen e shërbimit civil me synime sasiore konkrete, megjithëse kjo është domosdoshmëri absolute. Nuk ristrukturohet Instituti Shqiptar i Trajnimit të Administratës Publike. Ky mund të ketë të paktën dy nivele trajnimesh dhe duhet nxitur sektori i ofruesve privatë për nivelin e dytë.

Pikërisht këto janë prioritetet e vërteta të Reformës së Administratës Publike në Shqipëri, që ekspertët nuk i kanë shqyrtuar aspak. Pa i përmbushur ato është e kotë të vazhdohet e të bëhet sikur. Harxhim kohe dhe parash!

Përse janë neglizhuar? Nuk e kanë kuptuar? Mbase nëpunësit tanë nuk ua kanë mbushur syrin dhe u janë dukur si të një vendi humbëtirë, ku SIGMA kontribuon. A e kanë lexuar shefat e SIGMA-s Raportin e tyre? Nëse po, duhet të japin dorëheqjen, sepse kanë shpërdoruar paratë e taksapaguesve europianë. Në mes të Parisit. Nëse jo, të japin dorëheqjen, sepse nuk kanë bërë detyrën e tyre, duke e lejuar ekspertizën të tallet me një vend të vogël e të varfër si Shqipëria. Në të dyja rastet duhet të ikin.

Është bërë zakon që çfarë thuhet nga Ndërkombëtarët, duhet kryer si detyrë shtëpie, dhe kjo punë duket e mbyllur deri më 2020. Pastaj vjen një ekip vlerësimi e na thotë: keni punuar shumë mirë, keni bërë hapa përpara, por keni ende për të bërë. Dhe, një Strategji 5-vjeçare tjetër. Dhe ca miliona të tjerë të taksapaguesve europianë…

Sfida dhe problemi kryesor i Administratës sonë Publike nuk është rritja e kapacitetit të saj për të hartuar Legjislacionin dhe matur impaktin e tij, siç kanë këmbëngulur pa të drejtë ekspertët e SIGMA-s. Mund të kemi ligje të përsosura, por nuk angazhohemi sa duhet për t‘i zbatuar ato.

Nga ana tjetër, më duket përçmuese që dikush vjen si ekspert i “madh” i fushës dhe lë një dokument të tillë, pas të cilit vrapojnë të gjithë me shumë seriozitet.

Para kësaj Strategjie, ka qenë Strategjia e Refomës së

Administratës Publike 2009-2013 e cila, sipas vlerësimeve, ka qenë fokusuar vetëm tek Shërbimi civil dhe ka lënë jashtë disa komponentë të tjerë të rëndësishëm. Ikën 4 vjet….

Tani kemi Strategjinë deri në vitin 2020 dhe përsëri kemi lënë jashtë disa komponentë. Do ikin edhe 5-6 vjet…

Kështu janë shtyrë 27 vjet së bashku me SIGMA-n! Është shumë. Pafalshëm shumë! Më besoni!

Marrë nga libri “Shqipëria mund të bëhet” Ylli Çabiri. Botuar nga “Onufri”. 2018

22 komente në “Ylli Çabiri: Si ka dështuar qeveria Rama me strategjinë  e reformës së Administratës Publike?”

  1. On says:

    Drejte. Te huaj marin dietat e nuk jua ndjen fare…. Per te ditur se cfare adm kemi mjafton te shikosh eksperiencen e vitet e punes. Katastrofe mesatarja 2 vjet pune. Shikoni sa vjet pune kane. Sa vjen dhe me keq.

  2. Goli says:

    Shpresoj te me kexoj ” ekserti” dhe dashamirsi i fundit i administrates publike.
    Qe te kuptosh tamam-fiks se çfare eshte administrata publike,duhet sesben te kesh qene ne sektorin privat.Po nuk e ke kete pervoje,eshte e kote te besh libra.
    Domosdo administrata publike eshte e formuar ne ate menyre sa as vete drejtori te mos dije se çi behet.
    Perse?!
    Sepse ata qe kane krijuar administraten publike,mendojne vetem ” hilene” dhe asgje me teper.Nuk u intereson publiku-populli.
    Qe te kuptosh zoteri se çfare katraure jeni ju puntoret e shtetit,po te shpjegoj diçka te thjeshte,por edhe diferencen shtet- privat.
    -Nje spital shteteror djeg kaq kilovat korent.
    – Korentin e mat nje punonjes shteti
    – Punonjesi raporton tek zyra e korentit
    – Zyra e korentit dergon sasine e konsumuar tek spitali
    – Nje punonjes tjeter çon zarfin tek ekonomisti-llogaritari i spitalit
    – Llogaritari shkruar sasine( lek) dhe ja dergon drejtorit te spitalit
    – Drejtori e kthen mbrapsht tek llogaritari te vulosur
    – Llogaritari e dergon tek zyra qendrore ekonomike e rrethit perkates
    – Zyra qendrore e dergon ne ministrine e shendetesise
    – Ministria e shendetesise e dergon tek ministria e ekonomise
    – Ministria e ekonomise e dergon tek ministria e energjitikes
    – Ministria e energjitikes i ben kerkese ministrise se ekonomise qe te lirohet fondi perkates per tu paguar korenti
    – Ministria e ekonomise i kerkon leket ministrise se shendetesise
    – Ministria e shendetesise paguan sasine ne fjale…pasi i eshte liruar fondi nga ministria e ekonomise
    Dhe kaq sa kam shkruar e thene,jane me shkurtime.
    Privati;
    -Vjen nje leter ku thuhet sa eshte sasia qe eshte konsumuar
    – Pronari apo nje punonjes,vete dhe paguas sasine
    – Letra- kuponi i pagimit vete tek llogaritari
    – Kaq…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Bravo..

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ Go go Gol-i
      .
      Bukur ke qëndisur
      tërë itinerarin
      shkurt, ç’administrata
      është vari .arin!
      <b

    3. Fidel says:

      Pas 90-tes,asnje klike sunduese qe erdhi ne pushtet nuk ka patur qellim te punoje per popullin !
      Per ta vertetuar kete do te ishte dashur te zhvillohej nje analize shkencore politike,ekonomike,ushtarake,sociale etj e zhvillimeve ne vend per 28 vitewt rresht deri me sot!
      Askush nuk ka guxuar deri me sot ta beje kete analize,sepse e di qe cdo gje eshte bere ne te kundert dhe nuk u intereson te zbulojne petet lakrorit!
      Ata qe nxiten,drejtuan dhe kishin interesin qe te rrezohej sistemi socialist,qellimin nuk e kishin tek mireqenia e popullit,por thjesht te rrezohej socializmi!
      Parulla e vetme ishte :POSHTE KOMUNIZMI”,qew mashtroi shqiptaret dhe coi ne shkaterrimin dhe grabitjen e te gjitha pasurive kombetare te ndertuara me kontributin e te gjithe popullit!
      Perfundimi:
      Sot nuk kemi as arsim,as shendetesi,as bujqesi,as industri,as ushgtri,as shtet,as miniera,fabrika,kombinate,kanale vaditres e kullues,pemtore,ullishte,fusha sporti,lulishte,hekurudha,flote tregtare e luftarake etj,etj!
      Krye krimi gjigand ishte grabitja e armatimit dhe municionit te ushtrise,me vlere disa qindra miliarda dollare,duke mos u futrur ne arken e shtetit asnje qindarke!
      Per cfare reforme ne qeverisje derdellit ky sufleri servil i disa qeverive kur rrenimi i shtetit shqiptar fillon e mbaron tek KULTI I INDIVIDIT,pra trek krijimi i diktatoreve demokratike,sepse me Kushtetute kryetaret e partive kane te drejten eksluzive te hartojne listen e kandidateve per deputete dhe populli ftohet si dele vetem te votoje qorrazi?
      Pra Rama hartoi listen e deputeteve sipas interesit te tij,ne votuam PS-ne,Rama emeroi ministrat,drejtoret,zv.ministrat,ambasadoret etj,etj,pra DIKTATORI Rama,ashtu si dje Berisha ka ne dore jeten e popullit!
      Nje njeriu me kaq shumne kompetenca a ka interes e fuqi qe t’i dale njeri trjeter perpara ta kritikoje apo mos o zot ta denoncoje?
      Qe ketu fillon e mbaron ekzistenca e shtetit ligjor,se nuk ka ligje,por “maliqe”!
      Shikoni se si del cdo dite ne media Rama dhe beniaminhi i tij Veliaj!
      Cdo gje qe behet ne Shqiperi do ta perurojne keta te dy.
      Pra cdo gje behet se eshte zotesia e tyre e jo e nje administrate te tere qendrore apo vendore!
      Shtreohet nje rrugice fshati,lyhet me boje nje cerdhe,ndertohet nje kjend lojrash etj,do te dale me interviuste o kryeministri,o kryebashkiaku Veliaj!
      Kulmi ishte kur Rama mori pjhese ne festen e bostanit ne Divjake,kur Divjaka si plazh kombetar dhe pyll i jashtrezakonshem eshte kthyer ne nje qender plehrash sepse shteti per 28 vjet nuk arriti ta jape ate me konbcesion qe te behej resort turistik qe do ta kishgte zili bota!
      Askush nga deputetet,apo prof.dok. te tipit Cabiri,bile as opozita e djeshme dhe e sotme, nuk i kane bere keto pyetje kryeministrit Rama:
      – Ku shkuan miliardat e shitjes se armatimit te ushtrise?
      -Pse nuk jepet Divjaka dhe ishulli i Sazanit me koncesion per resorte turistike?
      -Pse nuk vihen ne pune uzinat e Ferro kromit, te Urese,Superfosfatit,e Kabllove elektrike,,minierat e kromit,hekur nikelit,bakrit etj pasuri te pallogaritreshme keto dhe populli merr rroga dhe pensione prej skllavi?
      Pse nuk vihet ne pune Uzina e Kobaltit,e Instrumentreve mates ne Korce,qe jane me teknologji moderne te kohes,por harxhohen miliardat per tenderat e pedonaleve,fshatrave fantazem turistike etj!
      Pse eshgte lene Akademia e Shkencave ne mjerim kur ne socializem ajo me institutet e shumta qe kishte ne vartesi,studionte,parashikonte dhe i jepte keshilla te vlefshme qeverise per hartimin e 5 vjecareve?
      Pse per 28 vjet nuk eshte hartuar nje Strategji Kombewtaree e Zhvillimit ku te caktohen prioritet, etj e planifikimit dhe zhvilloimit ne tre gjitha fushat e jetes,por keto u jane lene ne dore tre kryeministrave te radhes,qe me shume kane menduar te bejne propagande mashtruese gjoja me realizimin e 100 diteve te para te qeverisjes se tyre?
      Kjo do te ndalonte edhe mashtrimin e madh te kthyer ne rutrine qe shumica e investimeve eshte lene ne vitin e fundit para zgjedhjeve dhe investimet jane bere atje ku kane qene inbteresat e militanteve te poartise ne pushtet apo te vete krye ministrave apo ministrave te radhes?
      Kjo Strategji do te ndalkonbte qe tre shpoerdoroheshim miliarda lekje per qendren e Tiranes,kur nuk kishte nevoje urgjente per nderhyrje te ketij niveli,duke lene dhjetra zona banimi ne kushtet e getove,si Yzberishti (KMY),qe nuk ka as kushtet me elementare per jetese pervec shtepive si cerdhe,kopshte,shkolla,kende lojrash,lulishte,rruge te shtruara,plehra dhe qen rrugace etj!
      Kryee bashkia nuk u ka dhene asgje!
      Mbeti Veliaj ne ish minibashkine nr.5 me investime,sikur kjo njesi eshte MEKA e tyre,sikur Rama dhe Veliaj erdhen ne pushtet vetem me votat e banoreve te kesaj minibashkie!
      Rama dhe Veliaj i kane trajtuar banoret e Yzberishtit (KMY) si qytetare te kategorise se 3-te,sa as me goije nuk ia permend emrin kesaj zone me rreth 50 mije banore,me shume se Kombinati!
      Edhe nje rruge qe po shtron dhe qe behet vetem per qellimet e trafikut te Tiranes,ky e quan me emrin mashtrues “BULEVARDI I KASHARIT”,,kjo eshte njelloj sikur te thoshte se pedonalja e Nivices eshte e Tepelenes!
      Po rrugen nga kryqezimi i Kombinatit deri ne Kashar,mbi 10 km,qe eshte e shtruar me asfakt dhe poa asnje demtim,pse e ka planifikojhe ta shtroje prapo?
      Po rreth 10 rrugicat e nje blloku banimi midis Yzberishit dhe Bllokut Cabej,e gjitha e palegalizuar,me shtepi perdhese,oborre,me pula,etj,pse i ka shtruar Veliaj,ndersa nje rruge kryesore ne mes te Yzberishtit me pallate 9-10 kate 300 metra te gjate nuk e shtron?
      Kemi vite te tera qe nuk hapim dot dritaret se te mbyt pluhuri i rruges,se i gjithe trafiku ne lagje behet vetem ne nje rrugice,sepse te tjerat jane me gropa dhe balte si dikur sektoret e fermave,kampe internimi!
      Nuk dime ku te nderim rrobet se mbushen me pluhur,por bashkia nuk vjen te qaje hallet me ne se nuk ka sy e faqe te perballet me realitetin!
      A do me per qeverisjen e reformuar,o Cabir?
      Te rrofte libri,se popullit nuk i sherbejne teorite e tua!

  3. Pylli says:

    Kur ishte Ylli ne Qeveri, administrata ishte e shkelqyer, plot me diploma te plepave, Kristalit, Vitrinat.

    Degjenerimi qe i beri Berisha administrates me bandite kusare, do kohe te rregullohet. Ylli e di qe per te prishur eshte kollaj, per te rindertuar duhet kohe

  4. Qimo says:

    I ka vajtur ndonjë kontroll tatimor këtijë?

  5. selim rroshi says:

    Po dihet kjo pune ka 27 vjet qe administrata mbushet me militante partie sepse partite tona jane parti elektorale me vendet e punes qe japin kerkojne te sigurojne vota. Pse pak here eshte ndjere administrata e shtetit nen presion jo dil ne miting te partise, jo dorzo kartat e identitetit familjes para votimeve. Qe ktu ska asnjehere administrate europiane mbi bazen e vlerave. Dhe ps sot ska dale asnje presie nga parimet admnistrata hambar votash e asnjehere meritokraci. Me qesharakja e e ps se vitrinave eshte se shpiku zyrat e punes te bukura e moderne per zgjidhur punesimin. Parimi administata vote imbyti dhe ato e i beri dhe ato zyra tip zyra elektorale ku asnje vend pune nuk jepet pa garantuar voten e tij e pa konsesus partiak. E si perhere vendin e punes berberi behet kasap e kasapi berber se parimi themelor eshte partishmeria jo aftesia.

  6. klementi says:

    Shume mire Çabiri dhe problemet i ka ngritur drejt, ka vleresuar te metat dhe ka vene ne dukje arritjet. Do ta besoja vertete Çabirin por sepse kam nje dyshim, sikur ne kete liber ka pak lesh e li brenda. Me duket si i porositur nga likja dhe mona per tju kundervene qeverise.

  7. ? says:

    Ç’mizë e ka pickuar Ylli Çabirin??

  8. Shqiperia e shqiptareve says:

    As nuk e lexoj fare kete mut Ne teori esh mire sepse ka mbijetuar atje lart neper ministrira ka mbi 40 vjet. dhe veç buburrecat i mbijetojne bombave berthamore ose ndryshimeve te qeverise.. E njof mire kete dhe te vellain alqi çabiri qe esht drejtor drejtorise arsimore super mafioz . Mut ky mut vellai. kKush esht nga elbasani e di mire se cfare rrace jane.

  9. kasem gahinji says:

    sa jepet vertitet te paga dhe te huajt.as njera dheas tjetra nuk jane probleme tevdobesive te admin.publ.te thuash pse nuk ka dysheme per pagen,do te thote te justifikosh korrupsionin.ose te rritet ose une do te marr rryshfet.per mua eshte cilesia e perzgjedhjes dhe emerimeve kryesore.nga nje sistem arsimor i korruptuar i ketyre 27 viteve ,me diplloma te blera, me kristale dhe vitrina, cfare duhet te prisnim?ketu ,ne punen e adm.pub.reflektohet cilesia.nje dukuri nga vetingu-te gjithe familiaret e gjyqtareve dhe prokuroreve te punesuar dhe dypunesuar.mjeke te dypunesuar dhe trepunesuar.femije deputetesh te punesuar.,dhe nteresante,atje ku kapara me shume.pra nepotizmi ka zene shtetin per gryke.pak here jane dhene shembuj?nese dikush e ve ne dyshim te behet nje studim me grup te pavarur dhe do te shihni cudira.pra,mnyra e rekrutimit ne adm.pub.eshte ne nivel te ulet.te huajte?ata sbejne ass shkarkime as emerime.ata vine ,evidentojne dhe largohen,duke te lene nje carcaf detyrash.nuk mund te presim me shume prej tyre.te tjerat jane tonat.ne keto vite tranzicioni si cdo fushe tjeter edhe adm. pub. eshte shkaterruar.ne vend te depolitizimit militantizem partiak.e di si thoshte nje drejtoreshe kopeshti femijesh ketu ne durres?”sa te kem dakon,nuk ke cme ben”.pse ky mentalitet?sepse keshtu eshte bere perzgjedhja,jo sipas aftesise,por sipas tarafit fisnor ose partiak. dhe kjo eshte histori e vjeter.kur bashkm kopliku u be kryetar komiteti ne durres ne vitin1992 filloi ndryshimi i punonjesve te aparatit.kishe perpara nje propozim per largim nga puna te nje inspektoreje arsimi.karakteristika dhe vleresimi i bere po prej tyrei shkelqyer.pse e levizni?-pyeti.-dua ekipin tim-ishte pergjigja.por kjo metode u trashegua ne trajtimin e adm.pub. ne te gjitha hallkat.dhe tani pas 26 vitesh,ne diskutojme per te njejtin problem.dhe me sa duket do te vazhdojme.eshte vete sistemi qe kemi instaluar qe i pjell,rrit dhe fuqizon.i varferi edhe pse me shkolle dhe aftesi do te mbetet pa pune.femijet e klases,si vajza e topallit,do ta gjejjne menjehere vendin ne banken qendrore.dhe ortaket e topallit,ne te dy krahet, do te vazhojne me deklaratat per shtyp se po iken truri jashte sepse nuk ka pune.dhe keshtu qeverrite nderrohen dhe historia vazhdon me telenovelen e rradhes.prralla me lesh ,shendeti prej nesh.me kete postulat mbyllet edhe studimi.

  10. adrian says:

    Ka deshtuar vertet Rama, nje e vertete e pakundershtueshme e thene nga Ylli Cabiri dhe po e ilustroj me shembull nga familja tij. Alqi Cabiri mbaruar me diplome me pesa ka tre dekada vegjeton ne DAR Elbasan dhe ne kohen e Rames u ba drejtor I DAR aktualisht.

  11. says:

    Të gjithë jemi përgjegjës për vëndin, s’mund të hapim sytë dhe të vëzhgojmë si punojn por të ndërhyjm për të korrigjuar vogëlsirat që të përmirsohen.,pasi fitojm kohë.

  12. Arber Iliri says:

    Ylli eshte nje tip mix i mentalitetit komunist dhe liberal, Asnjehere keta tipa nuk bejne per te marre vendime gjithnje mbeten keshilltare dhe kjo eshte e gjitha.ne cdo akt ne leter apo ne praktike ky tip robi eshte gjenial per te gjetur te meta apo ngritur dyshime pra me qene brenda ne cdo rast.zakonisht i kalojne te kaluares tash ka nje trend tjeter.

  13. xhaxhi says:

    Ore Ylli, cfare thua keshtu? Je ne terezi?

  14. ILIRET says:

    Shkon ne zyrat e bashkive dhe sheh 4 vete ne nje zyre.
    Nje punon,tre te tjere rrine gjithe diten me tel ne dore. Dy jane bjonde, nje kacurrelse.
    I pyet per emrin, kush jane . Te pergjigjen
    Nipi i filanit, mbesa e x-it, vajza e y-it, kusherira e fistekut, deri tek dashnorja e shefit.
    Po emri? Kane emer?- Kush u qi robt.

  15. @autori says:

    Per cfare administrate flet ky “specialisti” i shtetit?
    Kush e komandon administraten e shtetit?
    Per ke punojne qeverite tona?
    A kemi ne shtet?

    1. mateo says:

      Si paska deshtuar Rama?
      A je ne terezi o Cabiri?
      Ja sukseset e pa kundershtueshme te Rames:
      1-Ne fushaten elektorale te para 6 vjeteve mashtroi shqiptaret per ta votuar ate si me te mirin dhe e votuan 1 milion njerez!
      2-Ne fushaten elektoralke te poara 2 vjeteve na mashtroi perseri duke na thene se po t’ia jepnim te gjithe tepsine ai do bente namin!
      Ia dhane tepsine te vetme mbi 1 milion shqiptare!
      3-Ne fushaten elektorale te zgjedhjeve vendore na mashtroi perseri duke na thene se po e votuat Erion Veliajn do rroni si mbreter!
      Une banoj ne Yzberisht (KMY) dhe kam 10 vjet qe pres te shtrohet ndonje cope rruge,por asgje.
      Pres te ndertohet ndonje cerdhe,kopesht,kend lojrash apo lulishte per femijet,por asgje deri tani!
      Kam mallkuar veten se pse i votova keta mashtrues,qe e kane shperdoruar lekun e popullit duke investuar atje ku nuk ka patur fare nevoje ,si ne qendren e Tiranes!
      Harrojne keta cuba se detyra e pare e cdo pushtetari eshte qe te krijoje kushtet me te nevojshme per jetese te njerezve si rruget e shtruara,cerdhet,kopshtet,lulishtet,kendet e lojrave,shkollat ,pastertine e rrugeve etj dhe po doli leku te ndertoje edhe ndonje rakete kozmike!
      Po pse more te flamosur pushtetare,ai nipi im do rrije gjithmone 2-3 vjec deri sa juve te gjykoni qe te ngrini ketu nje kend lojrash?
      Apo do rrije i vogel disa vjet qe ju te ndertoni ju cerdhen apo kopshtin?
      Rama dhe Veliaj nuk jane qeveritare,por PUSHT-etare!
      Keta nuk mendojne e punojne per popullin,por per vete!
      Po pse duhej shtruar rruga deri ne Kashar,kur ajo eshte e asfaltuar,pa asnje demtim,ndersa nje bllok i tere banimi me 50 mije vete si Yzberishti jetojne si ne GETO?
      E keni trajtuar Yzberishtin si kamp perqendrimi o cipeplasur!
      Na vodhet votat duke na mashtruar dhe asnje gje nuk keni investuar!
      Harram votat tona o Rama dhe Veliaj!

  16. Ari says:

    Kete mendim e ka vetem Ylli Cabiri apo dhe Linda Rama.Apo nuk e dini se jane bashke ne nje zyre e paguhen nga te njejtet pagatore vendas o te huaj?

  17. Lymi i Tutit says:

    Pa perseritur.Jam plotesisht dakort me “Golin” dhe “Fidelin” ! Çdo gje fillon nga me te “thjeshtat”.Ende nuk kemi vene bazen e duhur.Pa te “ndertesa” nuk ngrihet dhe “teoria” eshte e rreme ! Por edhe “Arber Iiri” nuk ka opinion te gabuar ! Lymi Tutit

  18. no says:

    Linda Rama qante nga emocioni ne promovimin e “arit” qe kishte hedhur Ylli …
    Hajde merri vesh, kush me ke eshte i martuar apo ka pasuri te perbashketa … lemsh jane bere!

    Jo se na intereson, thjeshte na behet qefi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje