Arsen Hoxha: Skënderbeut t’i hiqen 6 pikë, heqja e Policisë një naivitet i madh!

19 Gusht 2018, 11:00Sport TEMA

Ish-arbitri i njohur dhe ish-përgjegjësi i arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arsen Hoxha, gjykon se për të parandaluar dhunën në stadiume dhe për të mos parë më skena si ajo e Korçës, duhet që Skënderbeu të ndëshkohet me heqjen e 6 pikëve për të paralajmëruar edhe tifozëritë e qyteteve të tjera.

Hoxha gjithashtu mendon se heqja e Policisë së Shtetit nga stadiumet është një naivitet i madh, pasi dhuna në vendin tonë është pjesë e përditshme e njerëzve.

Ja arsyetimi i Hoxhës në Facebook:

“Çuditërish është e përsëritur kjo skenë në Korçë, veçanërisht kur luajnë ekipet e kryeqytetit. Heqja e Policisë së Shtetit është një naivitet i madh, kur dihet mirë se dhuna është pjesë e përditshme e njerëzve tanë, është gjithmonë në raport të drejtë me kulturën mesatare që zotërojmë. Unë dhe ju e kemi trajtuar disa herë në medie këtë problem, por ata që përgjigjen direkt për këtë problem nuk duan të përfitojnë nga eksperienca e vendeve të tjera. Minimumi që Skënderbeut t’i hiqen 6 pikë, është jo vetëm një masë e arsyeshme, por edhe paralajmëruese për tifozët e qyteteve të tjerë”.

8 komente në “Arsen Hoxha: Skënderbeut t’i hiqen 6 pikë, heqja e Policisë një naivitet i madh!”

  1. ME EMER says:

    ARSEN , KORCARET NUK JANE AGRESIVE DHE NUK KANE QENE TE TILLE ASNJEHERE ..! SHIHENI TE KEQEN TEK KRYE QYTETARET , TEK “FODULLEKU ” I TYRE ..! NDESHJA E FUTBOLLIT ESHTE KENAQESI E SHPIRTIT DHE JO “RRUGACERI”..!NUK ESHTE E VESHTIRE QE ELEMENTI “ZJARRVENES ” TE JETE I IDENTIFIKUAR NGA ORGANET KOPETENTE ..! JO VETEM NUK KENI TE DREJTE , POR DHE DUHET TE INKURAJONI PUNEN E ORGANEVE TE POLICISE ..!

  2. Comi says:

    Nuk shoh llogjike te vendosen efektivet e policise ne ruajtje te nje ndeshje futbolli midis ekipeve te cilat kane nje adm privat. Te heqesh policet nga ruajtja e rendit dhe qetesise publike sic mund te jene ne ruajtjen e godinave shtetrore apo ne drejtimin e trafikut eshte nje budallik i madh!
    Drejtuesit e ketyre duke filluar nga presidentet e te tj me readhe te edukojne tifozerite e tyre respektive, pasi as tifzllik nuk dijne te bejne, 90 minutat ne stadium ahoqerohen me sharje vulgare dhe fjalor rruge pa kullogjike dhe teper teper banal..

  3. Gjeke says:

    O arsen nuk je person i duhur per te dhene mendime
    . Ke qene turpi i arbitrimit nen ministrin e brendeshme. Mjaft bere te zgjuarin. Sot arbitrohet me mire dhe me ndeshem se ne te dy kohet tuaja. Qe mos te them me shume mjaft se na cave….

  4. Viola says:

    Z.Hoxha e di si thoni ju skemi ci bejme gomarit hajt ti bijem samarit.jJo more zoteri kjo eshte rruga me e shkurter ne fakt duhet te luftohet fenomeni dhe per kete duhet te permiresohet puna ne strukturat e sportit dhe sistemin e tij.

  5. KORÇARI says:

    Arsen, ME CILIN SY E PE NDESHJEN , ME ATË ME XHAM APO ME ATË PA XHAM ???
    ME Ç’KRITER KËRKON HEQJEN E 6 PIKËVE NGA SKËNDERBEU ,NDËRKOHË QË SHERRIN E NISËN TIFOZËT E PARTIZANIT???
    KE MARË GOXHA LEKË QË TË JAPËSH TË TILLA MENDIME MË DUKET.
    I BËFSH ILAÇE LEKËT, KY ËSHTË URIMI IM PËR TY.

  6. e verteta e hidhur says:

    “Gjeke” arbirtohet me mire sot?Kujt ja thua,me ke po flet?Po kur ka patur me shume dhune,sot apo ne kohen qe aebitronte Arseni?Dhuna ne stadiume eshte per shkak te arbitrimeve gte pandershme,shitjeve dhe blerjeve te ndeshjeve.Ne kohen e Arsenit kishte gare spofrtive te ndershme,prandaj nuk kishte dhune ne stadiume.

  7. Raqi says:

    Arsen Hoxha! Nuk te njoh fare, por nga surrati dukesh se cfare personi je. Pse e kruan me ndjenjat e nje qyteti te tere futbolldashes ?! I meritoke te gjitha sharjet dhe epitetet qe po te shkruajne njerezit. Jane mbi 100 pergjigje qe te shkruajne dhe me sa kuptoj ti qenke nje faqezi, nje servil i paskrupullt. Po pse ti hiqen pike Skenderbeut dhe Partizanit jo. Tifozet e Partizanit kudo qe shkojne sherre dhe rremuje bejne dhe ne 90% te ketyre rremujave ata jane fajtoret. Me sa duket ke akoma nostalgji per ekipet e kryeqytetit te periudhes te komunizmit, ku Partizani dhe Dinamo vidhnin lojtaret me te mire te gjithe Shqiperise dhe shpalleshin kampione. Une do te isha dakord qe Partizanit dhe Dinamos ti hiqeshin te gjithe titujt kampione dhe kupat perkatese deri ne vitin 1990 sepse kane vjedhur lojtaret me te mire nga te gjitha ekipet shqiptare dhe titujt e fituar prej tyri ti jepeshin ekipeve te vendit te dyte ose te trete ne se dy vendet e para jane fituar nga keto dy skuadra. Nuk po ju drejtohem me fjale te “pista”, sic ju jane drejtuar shume vete, se nuk ma lejon ndergjegja te shprehem me fjale te tilla, po me sa kam lexuar ne rrjetet sociale ti ke krijuar aktualisht nje situate edhe me te keqe se sa ajo midis dy tifozerive ne Korce gjate ndeshjes te fundit midis Skenderbeut dhe Partizanit, duke fyer nje qytet te tere futbolldashes dhe me njerez te kulturuar. Loja behet ne fushe dhe fiton me i miri dhe jo ai qe do ti. Edhe Partizani ka fituar disa here vitet e fundit me Skenderbeun, duke u paraqitur ne keto fitore me mire se Skenderbeu, por ky i fundit ne total ka dominuar plotesisht futbollin shqiptar ne 10 vitet e fundit, do apo nuk do ti. Ne ndeshjet europiane Skenderbeu te krijonte pershtypjen e ekipit Kombetar te Shqiperise nga ndjekja e shqiptareve ne ndeshjet e zhvilluara, sidomos jashte shtetit. Prandaj mos i hap petet lakrorit o Arsen Hoxha, se koha jote e arbitrimit ka mbaruar.

    Nga Prof. As. Sotiraq Pandazi.

  8. mond says:

    nqs duhet te denohet Skenderbeu ekipet e tjera duhet te perjashtohen perjete nga sporti, ky eshte koeficienti ne lidhje me sjelljen e tifozerive te superliges.kur ka ndodhur qe tifozat e Korces ne nje rreth ku jane “miq” te gjuajne Autoambulancen dhe Zjarfikesen me gurre? Para 2 vitesh tifozat e Tiranes bene te njejten gje duke gjuajtur femijet ciklista ne pushim te ndeshjes ne Korce.Zoti Arsen mos nuk e ke pare ngjarjen dhe thjesht te eshte kerkuar nje prononcim i tille? Tifozat nga kryeqyteti vetem tironsa nuk jane, eshte e pamundur, ata jane grumbull te ardhurish nga zonat me te humbura te vendit pa pike lidhje me futbollin por vetem me dhunen dhe gjithmone te tilla probleme shkaktojne kudo qe shkojne.thjesht jane bere bajate tashme dhe ju duket se meqe vijne nga Tirana duhet te bejne cte duan duke shkaktuar vetem probleme.Tregoni pra vetem nje rast kur Korca ka shkaktuar probleme ne nje stadium te rretheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje