Autoriteti i Dosjeve, ekspozitë për viktimat dhe persekutimin komunist në Tepelenë

19 Gusht 2018, 19:23Dossier TEMA

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizon nesër ekspozitën me titull “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelenës”

Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.

Kjo ekspozitë dokumentare kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist, i paraprin ditës muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës, më 23 gusht 2018.

Të ftuar do të jenë familjarë, studiues, përfaqësues të komunitetit lokal, shoqatave të ish-të përndjekurve dhe grupeve të interesit.

4 komente në “Autoriteti i Dosjeve, ekspozitë për viktimat dhe persekutimin komunist në Tepelenë”

  1. says:

    Ide e Fatos Thanas Nanos.

  2. KaraProstiKurva Sali says:

    Kush do e peruroje?!
    Doktor Mortja dhe Agim Doci?!

  3. Flutura says:

    Bashkepunetoret e fashizmit e pinjollet e tyre-rraca me e urryer e popullit shqiptar. U shofte fara e keqe.

  4. Ec aty says:

    Kriminelet, banditet, kolaboracionistet e fashizmit dhe spiunet nuk jane “viktima”, por FAJTORE qe moren denimin e merituar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje