Dueli në distancë, Messi mposht Ronaldon…

19 Gusht 2018, 21:45Sport TEMA

Kanë fituar dhjetë edicionet e fundit të “Topit të Artë”, pesë njëri dhe pesë tjetri, por pas shumë vitesh, nuk janë më rivalë të drejtpërdrejtë në La Liga.

Lionel Messi ka marrë shiritin e kapitenit te Barcelona, ndërsa Cristiano Ronaldo kaloi nga Real te Juventus për 100 milionë euro.

Raundi i parë i duelit në distancë u fitua nga argjentinasi, autor i dy golave, ndërsa “CR7” zhgënjeu në ndeshjen e tij të parë në Serie A.

Të gjithë treguesit janë në favor të numrit 10 “blaugrana”…

Mesi kundër Alaves

Gola: 2

Asiste: 0

Prekje të topit: 111

Goditje: 8

Goditje në kuadrat: 4

Shanse të krijuara: 5

Driblime të arrira: 6

Pasime: 90

Saktësia e pasimeve: 81%

Ronaldo kundër Chievo

Gola: 0

Asiste: 0

Prekje të topit: 57

Goditje: 8

Goditje në kuadrat: 4

Shanse të krijuara: 2

Driblime të arrira: 0

Pasime: 30

Saktësia e pasimeve: 90%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje