FOTOT e rralla: Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës italo-greke

19 Gusht 2018, 11:18Dossier TEMA
FOTOT e rralla: Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë

Pakkush kujtohet t’a vërë në dukje si një fakt të rëndësishëm historik.

Bëhet fjalë për rolin e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë ndaj sulmit italian, apo më mirë të themi, gjatë Luftës Italo-Greke në vjeshtë 1940-pranverë 1941.

Ndodhi përpara se gjermanët me një aksion “blitz” të rifusnin në lojë sërish italianët e ta ndanin territorin grek mes tyre, duke shpërblyer disi edhe aleatin tjetër të tyre Bullgarinë, me territore në verilindje të Greqisë.

Fushata italo-greke paradoksalisht u zhvillua në kufinjtë shqiptaro-grek dhe sot e kësaj dite akoma ngre kokë si një copëz historie që ndikon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.

Këto foto të studiuesit Armand Plaka botuar në DITA ilustrojnë aktivitetin e skuadroneve të RAF-it britanik në ndihmë të ushtrisë greke, e cila operonte më së shumti në terren, ku shënuan një përparim spektakolar duke u futur thellë në tokën shqiptare.

“Arkivat britanike e posaçërisht “Muzeu Perandorak i Luftës”, tashmë prej kohësh na japin një ide më të qartë të prezencës, rolit dhe kapaciteteve të Flotës Luftarake Britanike gjatë asaj periudhe.

Diçitura e një fotoje është shumë domethënëse: Pamje nga ceremonia mortore e tetarit britanik, John Merifield, anëtar i Skuadronit  30 të RAF-it britanik, i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.

Në një foto tjetër, shihen anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, të cilët bëjnë gati pajimet luftarake për të kryer misionin e tyre të bombardimit e goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.

Po ashtu, në një tjetër foto, na shfaqet Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel” e kështu me radhë” – shkruan Plaka në DITA.

7 komente në “FOTOT e rralla: Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës italo-greke”

  1. Krio says:

    po beheni xheloz qe Anglia ndihmoi Greqin?
    pa kuptim.
    ne i perzum me arme anglezet. ata se ben. ne donim rusin. ata donin amerikanet.
    tani ne e kthejm dhe behemi xheloz per te tjeret

    1. moni says:

      Anglezet kane qene pro-greke para se te lindte Lenini dhe kur Marksi e bente akoma shurren ne breke.Nuk ka lidhje me komunizmin kjo pune.
      Arkeologet ujore amerikane se fundmi vertetuan versionin zyrtar komunist mbi incidentin e kanalit te Korfuzit, pra qe anglezet ishin ne ujrat territoriale Shqiptare kur rane ne mina. Se kush i vuri minat pak rendesi ka, rendesi ka qe flota angleze shkeli integritetin territorial te R.SH. Coptimi i Shqiperise ne ate kohe ishte akoma dicka e realizueshme, keshtuqe greket me ndihmen e Britanikeve e tentuan kete gje. Sharra u ngeci ne gozhde sepse Tito nuk kishte ndonje interes ta ndante Shqiperine me greket, nderkohe qe e kishte te gjithen per vete.

      1. Flm says:

        Anglezet ndihmuan luften Italo-Greke me 1 deshmor kurse Greket me 9.800 heronj.
        Ja pra kush jane Heronjt e vertet te kesaj historie, sa do qe Arnautet mundohen te mashtrojne dhe zbeh te zbehin te vertetat e ketij Eposi.

    2. Gaqi says:

      O trap nuk i perzume ne anglezet, s’kishim kellqe jo per gje. Ata iken vete se u kishin bere premtive grekeve per Shqipetine e Jugut. Kaq. Atz ne greqi kishin qe kur i falen pavarexine.

      1. Krio says:

        o trapush shko te liqeni dhe shif permendoren e te vrareve anglez
        po pse tani po behemi filoamerikan filoamglez dhe filogjerman dhe su bem ne 44.
        po ballistet ishin filoanglez.
        apo i harove filmat librat kundra agjentve anglo amerikan italian etj
        s jam ballist po 44 fitoi komunizmi qe i prishi marredheniet me perendimin.
        prandaj u furem ne nato se na do perendimi. po mos bejm pordh kot. te rim urt e ta marim veten. se po na fut edhe nje pordh amerika qe te na bejn syt xixa pastaj

  2. Klimax says:

    “Paradoksalisht”!!!!!!!!!!!!! Shqiptaruket akoma nuk e paskan kuptuar se perse Lufta Italo-Greke u zhvillua ne kufijte shqiptaro-grek dhe ju duket sic shkruajne “paradoksalisht” (ne greqisht) apo cuditerisht (ne shqip)!!!!!! Po perse? Forcat italiane (se bashku me batalione shqiptare) nga do e sulmonin Greqine, nga Turqia, nga Egjypti apo nga territori shqiptar qe ishte nen kontrollin e Italise fashiste??!! Dhe, e dyta, perse kjo lufte u zhvillua ne territorin shqiptar? Sepse ushtria italiane pesoi nje deshtim total perball ushtrise greke qe ne metrat e para brenda territorit grek duke u terhequr me pas jo vetem nga kufiri shqiparo-grek, por edhe ne brendesi te territorit shqiptar ………
    Po nuk na “sqaruat”, RAF-i britanik me inkursionet qe kishte ndermarre me bombardime ne territorin shqiptar , mos valle quhet “paradoksale”??!!

  3. demo says:

    ja fusni kot.Ne toke shqiptare nuk eshte ngritur asnje avion anglez.Kane fluturuar ne hapesiren ajrore shqiptare,,,po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje