“Futbollisti i Kombëtares angleze drogoi dhe përdhunoi në gjumë një modele”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sipas “Daily Star”, policia angleze po heton një futbollist të Premier League, i cili dyshohet se ka droguar dhe përdhunuar një modele në Londër.

Gruaja franceze iu drejtua autoriteteve në Paris të nesërmen e ngjarjes për të denoncuar dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Sipas viktimës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye hetimore, ajo dhe miqtë e saj u takuan me futbollistin, i cili mendohet se ka luajtur në Kupën e Botës, në një restorant në lagjen qendrore të Londrës. Më pas, ata shkuan në një apartament në Uestminster.

Gjatë natës, në një klub, gruaja i tha policisë se piu dy gota shampanjë dhe një vodka. Pas vallëzimit me futbollistin, ajo filloi të ndihej keq dhe volli. Grupi u largua nga klubi i natës dhe u kthye në banesë, ku, e çorientuar, denoncuesja u shtri vetëm në shtrat.

Modelja pohon se u zgjua në mes të natës dhe lojtari po kryente marrëdhënie seksuale me të. E hutuar dhe e dobët, ajo humbi vetëdijen dhe u zgjua me mikun e futbollistit, i cili gjithashtu u përpoq të bënte seks me të.

Kur arriti të dilte nga dhoma dhe të takohej me një shoqen e saj, ajo i rrëfeu se çfarë kishte ndodhur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Futbollisti i Kombëtares angleze drogoi dhe përdhunoi në gjumë një modele””

  1. says:

    Martesa është e këshillueshme për tipa që s’përmbahen në marrdhënie intime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *