Grabitet karburanti në Lezhë, “skifteri” plagos rojen gjatë përleshjes

19 Gusht 2018, 09:46Kronika TEMA

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pikë karburanti Lezhë në orës 22:30. 

Grabitësi i cili ka qenë i maskuar dhe është përleshur me rojen e pikës së karburantit i cili ka mbetur i plagosur.  

Roja është dërguar menjëherë drejt spitalit te Tiranës ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë që janë vënë në ndjekje të autorit. 

Mësohet se grabitësi ka vepruar i vetëm dhe ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe është larguar, por ende nuk është saktësuar vlera që ai ka grabitur në pikën e karburantit. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje