Jari analizon zjarrin në Gjykatën e Lartë

19 Gusht 2018, 19:30Antena TEMA

Pas zjarrit në katin e parë të Gjykatës së Lartë, Jari vendosi ta bëj postimin e sotëm me këtë temë.

Dyshimi i tij është se, zjarrin e ka vënë Edi Rama, ngaqë nuk gjen dot fakte për të shkarkuar gjyqtarët të cilët kërkon të zëvendësojë.

“Zjarri është vënë nga një dorë e qëllimshme për të krijuar alibi për masakrën në drejtësi.

Ai po zhduk faktet që provojnë ndershmërinë e gjyqtarëve”, shkruan Jari në postimin e tij.

Dhe më poshtë bën sqarimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Zjarri që ka rënë sot në katin e parë të Gjykatës së Lartë është i qëllimshëm dhe është porositur nga Edi Rama.

Ka disa elementë kompromentues në këtë pikë.

E para, është që zjarri u vu ditën e dielë, kur zyrtarisht nuk ka njerëz në punë dhe nuk ka askush përgjegjësi.

Kjo do të thotë që Rama ka çuar njeriun e tij për t’i vënë zjarrin.

E dyta, që ka shumë rëndësi, lidhet me arsyen e zjarrit.

Ata thanë që ka marrë flakë një kabëll kompjuteri.

Një kabëll kompjuteri mund të marrë flakë vetëm nga mbingarkesa në punë.

Dhe mbingarkesë që të dielë në mëngjes nuk ka.

Kjo do të thotë se Rama ka çuar njerëz aty, që kanë punuar gjithë natën në kompjuter dhe kanë fshehur materiale.

E treta, që është më e çuditshme, ka të bëjë me atë që ka fshirë Rama.

Rama ka shkatërruar dosjet gjyqësore të gjyqtarëve që kërkon të shkarkojë nga drejtësia.

Ai e bën këtë që ata të mos kenë fakte për t’u mbrojtur dhe të merren të mirëqëna shpifjet e Edi Ramës.

Kjo është një startegji e qëllimshme për të lënë gjyqtarët pa argumenta mbrojtëse dhe duke u kapur tek banalitetet e pasurisë së tyre.

Gjithë kriminelët djegin faktet kompromentuese, Edi Rama djeg faktet që tregojnë se ai po heq gjyqtarë me integritet.

Dhe e bën këtë vetëm nga frika se ata do t’ia dalin të mbrohen në Komisionin e Vetingut.

Është duke prishur provat që provojnë ndershmërinë e gjyqtarëve.”

2 komente në “Jari analizon zjarrin në Gjykatën e Lartë”

  1. ce says:

    Gjykata e lartë e Zaganjor milionerit qe konverton dënimet e horrave nga 21 vjet burg ne Itali ne 4 vjet burg ne Shqipëri,,

  2. raul says:

    A per gjykatë te lartë qe kemi ne dhe per nje Zaganjor milioneri qe nuk e di sa leke dhe prona ka , tamam si sheikët e naftës se Dubait, ky ka konvertuar dënimin e horrit nga 21 vite burg na Itali ne 4 vite burg ne Shqipëri, kjo drejtësi eshte e denjë per nje vend si Ruanda ne Afrikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje