Ka punë po s’ka profesionistë?! Profesionet më të kërkuara në Shqipëri, call center, fason dhe kamerierë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Profesionet më të kërkuara nga tregu i punës aktualisht janë operatorët për call center, punonjës për rrobaqepësite, fabrikat e këpucëve, kamarierë dhe banakierë, teknik minerash dhe ndërtimi, shoferë pastrues etj. Këto kryesojnë top listën e profesioneve për të cilat tregu ka nevojë, teksa ka shumë pak kërkesë për punonjës më kualifikim të lartë dhe sidomos për teknologjinë.

Lista e profesioneve më të kërkuara edhe për vitin në vijim u formulua pas një ankete që Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, PNUD bëri me më shumë se 2600 biznesë në të gjitha qarqet e vendit. Anketa e cila u kryesua nga ekspertë të INSTAT zbardhi listën e nevojave që paraqet tregu aktualisht dhe në periudhë afatmesme.

Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila është e është e orinetuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë. Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh.

Kërkesa për “punonjës krahu” e ka dekurajuar edhe sistemin arsimor të avancojë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë, degë në të cilat arsimi europian po orientohet në ditët e sotshme. Por teksa tregu kërkon punonjës pa aftësi, në universitetet shqiptare rreth 60 për qind e studentëve diplomohen për juridik, ekonomi, arte dhe shkenca sociale.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, kërkesa e bizneseve për të rekrutuar punonjës me arsim të lartë dhe teknikë të mesëm ra me 25% në raport me vitin 2015. Hendeku mësohet të jetë thelluar më 2017. Në zyrat e punës janë regjistruar si punëkërkues 5336 persona me arsimin e lartë vitin e kaluar, por oferta për këtë kualifikim ishte vetëm 2517 persona.

Nga ana tjetër shumica e ofertave për punë me arsim të lartë janë për pozicione që i mbulon arsimi profesional. Bie fjala një punonjës kase në bankë nuk ka pse të jetë me shkollë të lartë, ashtu si dhe një llogaritar mund ta bëjë një person me arsim të mesëm. instalimet elektrike në pallat mund t’i bëjë një teknik i mesëm.

20 profesionet me të kërkuara në Shqipëri

1              Operator për call center

2              Operatotë për makinë qepesë

3              Kamarierë dhe baristë

4              Këpucar (fabrike)

5              Teknikë ndërtimi

6              Teknikë minierash

7              Shoferë

8              Pastrues dhe ndihmës shtëpie

9              Shites

10           Punonjës sigurie

11           Hekurkthyes dhe punonjës metalesh

12           Inxhinier teknik

13           Ekspert iT

14           Operatorë për makina ushqimore

15           Agjentë shitjesh

16           Llogartitare dhe ekonomiste

17           Inxhinier

18           Mekanik

19           Kuzhinier

20           Punonjes te drurit per mobileri

(Monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Ka punë po s’ka profesionistë?! Profesionet më të kërkuara në Shqipëri, call center, fason dhe kamerierë”

  1. says:

    Pagesa s’është terrible për të na motivuar që të nisim kurse. Pushohesh për një fjalë goje. S’themelohet familje me karakter të tillë.

    1. vin says:

      Po ka pun po me 25000 lek pa dit pushimi pa orar pa asnje te drejt .pun sklleverish

  2. Gallate says:

    Keni harruar me te kerkuarit:
    1-Lypsat.
    2-Prostitutat.
    3-Trafikantet e droges.
    4-Trafikantet e femrave.
    5-Trafikantet e femijve.
    6-Trafikantet e armeve.
    7-Kontrabandistet.
    8-Politikanet.
    9-Doganieret.
    Gjyqtaret.
    10-Prokuroret.
    11-Futbollistet.
    12-Hajdutet.
    13-Analistet e mediave.
    14-Bodigardet.
    15-Spiunet.
    16-Fallcifikatoret e dokumenteve shkollore.
    17-Te korruptuarit.
    18- Deputetet. etj.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Kohe e keqe per tregun e gjese se gjalle..

  4. Berti says:

    Ha ha ha o Gallate sa kam qeshe, ke te drejte !

  5. DINGO says:

    Te dergoje Rama Linden te punoje tek Bari i Isufit per 200 mije lek dhe te ule dhe breket.Dhierokracia Shqiptare mire shkon.

  6. TIMONIERI - KULLA E VROJTIMIT TE MUSHKONJAVE DIVJAKE says:

    NE FLUTUROJME NE DREJTIMIN E DUHUR:
    Ne Lindje merret Malli
    Ne Perendim shkarkohet Malli
    O Saimir na ishte bere Malli
    I vaditur i prashitur
    Marshalla sa qenka rritur.
    Nejse sot ju pershendes me kengen:
    O SA SHUME ME KA MARRE MALLI …
    TANI MALL KA POR S’KA PILOT PROFESIONIST.

  7. tom says:

    injorant komplete afrohen maksimomi 10000 vende ne nje koh qe te papune jane 1000000 ose 990000 te papune .Te tregohet bilanci tregtar sa jane importet dhe sa eksportet ajo tregon papuesine ketu nuk prodhohet asgje rrohet vetem me import keta tregojne se ka vende pune ose ka kerkesa per kasap e berber. Mashtrusa.E kane mendjen vetem si te grabisin njerzit me lloi lloi taksash per te mbajtur parazitet ne pune me shpresen e votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *