Kush do ta përfaqësojë PD në lokalet e 2019?

19 Gusht 2018, 11:36Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

E ndërsa vitit 2018 po i afrohet fundi, duket se forca politike më e paqartë dhe më e papergatitur për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është pikërisht e vetmja parti opozitariste, PD e Lulzim Bashës. Kjo për faktin sepse edhe hamendësia se “dy partitë opozitare PD dhe LSI do të garojnë në koalicion për zgjedhjet vendore të 2019” duket se ka rënë, dhe priten zhvillime të reja.

Ky fakt është bërë i ditur me deklarata dhe veprime konkrete jo vetëm nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, por distancimin e kanë provokuar edhe eksponentë të PD, në deklarata dhe prononcime të ndryshme publike. Ndonëse zgjedhjet vendore të 2019 duket se nuk janë larg, duket se jehona e humbjes së thellë në zgjedhjet e përgjithshme të PD nuk është shuar akoma si në qendër, ashtu edhe në bazën e asaj partie. Kjo forcë politike deri tani nuk ka gjithësesi asnjë projekt, apo ide të qarta politike, për ti prezantuar para elektoratit të saj lidhur me përballjen me PS në zgjedhjet lokale të 2019.

Nga ç’ka ka ngjarë, dhe nga ç’ka po ngjet deri sot, duket se edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019 për PD do të jenë një mision i pamundur, që paralajmëron humbjen e rradhës. Fillimisht u mendua se “koalicioni mes PD- LSI për zgjedhjet vendore do të kishte një alternativë reale që do ti jepte një goditje të fortë elektorale PS në zgjedhjet vendore”, por faktet në terrenin politik flasin ndryshe. Pas humbjes së thellë elektorale të 2017, “krushqia” mes PD dhe LSI u mendua si një “realiteti i ri” që mund të krijonte koalicionin mes tyre edhe në zgjedhjet vendore të 2019.

Edhe “frontit të bashkuar opozitar” i erdhi fundi, duke shuar çdo shpresë tek militantët e dy partive. Por përtej asaj çfarë ka ndodhur mes këtyre dy partive, nuk është herët të shtrojmë pyetjen se, me cilët emra, me cilët kandidatë do të përfaqësohet PD në zgjedhjet lokale të 2019, cilët persona ka piketuar lidershipi i asaj partie, në qoftëse po, mbi çfarë kriteresh, në qoftëse jo përse nuk është ngritur akoma grupi punës që do të merret me evidentimin e përzgjedhjen e tyre ? Padyshim përgjigja e parë vjen natyrshëm, mes krizës së besimit dhe shpresës që është zhytur kjo forcë politike, dhe zhgënjimit që baza e saj në Tiranë dhe rrethe, ka përjetuar në 28 vite.

PD nuk kërkon hapjen e partisë, nuk kërkon dhe nuk pranon afrimin e elitës, e të rinjve në parti, nuk pranon mendimin ndryshe, nuk pranon lirinë dhe demokracinë e fjalës dhe veprimit, ndaj dhe ka mbetur peng i mentalitetit stalinist, “o me kryetarin o je tradhëtar”. PD ka mbetur me një grusht njerëzish, që më tepër se kontributorët e saj historikë, janë thjesht kasta e pasanikëve dhe përfituesve, ish-pushtetarët e saj të përjetshëm. Fakti është se kjo kastë, ashtu siç bëri listat e humbjes së thellë të 2017, po pergatisin edhe listat e humbjes së rradhës të zgjedhjeve lokale të 2019.

PD në Tiranë, dhe më keq në rrethe, gjendet sot si një seli-bunker e vetizoluar nga realiteti, gjendet në krizë emrash, kandidatësh, duke mbetur tek gjetjet e vjetra. Fakti është se pothuajse në të gjitha rrethet, partia e vetme opozitariste, nuk ka shanse dhe nuk po përpiqet absolutisht të rinovojë stafin e saj. Emra të kandiduar, të lakuar, të përfolur dhe me aspak rreputacion në bazën e asaj partie, po përfliten se do të jenë “kandidatët potencialë në

zgjedhjet e 2019”. Në qytetet kryesore të vendit, kriza e gjetjeve të kandidaturave sa vjen dhe thellohet, po të kemi parasysh situatën në të cilën gjenden sot degët e PD atje. Kjo situate e agravuar i është bërë me dije edhe kryetarit (Të Madhit) por duket se ai ka rënë dakort me vehten për rezultatin e pritshëm. Për një pjesë të konsiderueshme të asaj çfarë ka mbetur nga PD, zgjedhjet lokale pothuajse nuk janë fare në “hesap politik”, pasi e dinë se fatin e tyre e vendosin ervinët e kryetarit, ata që në fund do të shpallin listat e mbushura me emra humbësish tradicionalë, që në çdo fushatë thjesht janë tallur me votuesit e tyre.

13 komente në “Kush do ta përfaqësojë PD në lokalet e 2019?”

  1. fshati qe duket nuk do kallaus says:

    do te gjeje nje arsye per te mos marre pjese ne zgjedhje dhe keshtu i menderosur por do te jet e me kok larte.

    1. kujtesa says:

      I kane gati kandidatet por do i thone ne 40 ditet e fushates.
      Ne Tirane kandidon Edi Paloka
      Ne Durres kandidon Gon Duka
      Ne Vlore kandidon Ristani( rikuperon votat)
      Ne Fier kandidon Olsi Cuko
      Ne Gjirokaster kandidon Mimoza Como
      Ne Permet kandidon Fatkona Dhimitri
      Ne Korce kandidon Andrea Mano
      Lista vazhdon

      1. KaraProstiKurva Sali says:

        Po lek plepi? Ciljeta? Xeni?
        Po jul deda? Sinani?
        Bujar Qamili? Po Cufo dhe Bubi Kacurrel?

  2. Johani says:

    Fazlliqi,kelliqi,alibeaj,salijani,noka,paloka,ristani,e ca militant te sali berishes e lul bashes te trajnuar ne lazarat.

  3. ppa says:

    sakte fshati….pd dhe lsi nuk do hyjne me zgjedjje.

  4. Sa babale kane ata.
    Simboli lsi do te jete cizmja monikes ose shufrat e floririt.

  5. koço piqoni says:

    Kjo e quajtura PD , tashme ka ngelur veçse nje nocion e nje”na ish njëherë “. Shqupi është kethyer ne nje strofull Korbash e Qyqarë , Qaramanë e Quramanësh , një bandë Qelbanikësh , pa moral , pa ideale , pa vizion , pa alternativa , pa kauza , por janë perfeksjonuar si nje guzhinee madhe e cila gatuan e fabrikon lloj lloj gjellë të ” Fëlliqura ” të cilen vetem ata Derrat , banorë të atij kazanit të Strofulles së Shqupit mundet ta mbllaçitin e gëlltisin . Ish PD ?! e cila per hir të se vërteten as një herë nuk ka qëne force zhvillimi e progresi e ideleve të ketij populli , por një bande anti shqiptare , denigruese ,shkatërimtare , djallëzore , e veprimtarive armiqësorë të klikave anti shtet e anti popullore , produktet e saja janë të dukeshme sot ne veprimtarine gati 20 vjeçare te instaluar ne vitet 1990 me në krye “Kalin e TRojes ” Krye Agjentin ” Sahli xhiadistin Karaxhiç i cili eshtë pergjegjësi kryesor pëe vrasjen e qindra, vellezer e bijë nenash të ketij vendi duke filluar nga vënd Origjina e këtij Shpellari, Kryekrimineli , Monstër ,ketij Pjelle Monstruoze këtij Përbindëshi edhe sotnerradhe të frontit të kesaj bande kriminale e cila ben thirjeper bestabilizim , perçarje , gjak derdhje e marje të pushtetit , me dhunë e thirjeve per armatosjen e krimineleve kontigjente te Shikut Famkeq të Gazidedes ,E policisë Kriminale të Dirigjuar prej Saliut ,Nishanit , Lulit Mulit , Kulicajve etj ,si dhe me degradimin e Organeve teDrejtësisë ne ate farë Feje ,E keqe e madhe e cila edhe tashme eshtë ne grahmat e fundit të qëndreses .Me sa duket duhet edhe pak durim , që ketij populli ti kethehet shpresa ,besimi dhe bindja e një realiteti të ndrzshuar fal edhe Nderkombëtarëve e Vullnetit të pa epur të kesaj Maxhorance Qeverisese e cila duan nuk duan Horat e Banditët e Sahliut ,Djejtimi i këtij venditashmë eshte ne Rrugen e Duhur e në prag të Integrimit Realtë Shqiperise e Shqiptarëve . O SAhli Qeni , O Përbindesh ,O Satana . Kohapër shpagimin e nënshkimin tënd është i pa shmangëshëm , ajo gropë që kërkon të hapet është gati tashme , për tu varosur juve nje herë e per gjithmonë o njerëz kafshë të pa skrupullt ,të cilëve ky Populli me Votë plebishitare do ju flakë nga politik bërja kriminale dhe do promovojë njerzit të rinj që e duan këte vend o Horat e Sahli Xhihadistit .

  6. e kush do ta perfaqesoje PD o Turooo ??
    me nder nje hale jane te gjithe, nuk ka mo PD maje mend or djale. sa te jete Lulushi dhe Alibeaj dhe Farushi Pd ne stolin e rezervave do te jete.

  7. Ori says:

    Nuk do futen ne zgjedhje e kan ndare mendjen kesaj rradhe. Jan te sigurt qe nuk fitojn. Dhe lulit nuk i leverdis qe te humb dhe nje here tjeter. Me pak llafe jane te pa shpres.

  8. rilindja ME BYTHE PERPJETE says:

    ME MIRE JEMI ME PS VRASJE CDO DITE;VJEDHJE CDO DITE GRINDJE CDO DITE

  9. shushica says:

    S igurisht nuk do te futen ne zgjedhje, do te krijojne nje –cader te dyte—Eshte rast ideal per krijimin e nje qendre te djathte moderne ,ku te mos kete asnje fytyre te inkriminuar tePD-Borgjezia prodhuese ,ajo qe eshte krijuar keto vite duhet te mendoje interesat e saj.Berisha dhe berishizmi nuk jane as te djathte ,as ,parti ,jane thjesht nje turme anarkofashiste mesjetare -Shkaterrimi qe ata i bene Shqipriswe eshte katstrofik -Ne se nuk do te ndodheshim gjeografikisht ne Europe ,ky vend tashme do te ishte zhdukur si shtet.Perfytyroni se cdo te ndodhte ne se 1 milione emigrantenuk do te kishin derguar miliarda por do te ndodheshin ne Shqiperi –
    Ajazi ,nuk shkruan keq ,por shkruaj shqip -Eshte e padurueshme perdorimi i jales —agravuar — ne vend te —renduar –shqipe shume e qarte-

    1. Piki says:

      Kujt po i rruhet se kush do ta perfaqesoje pd te marrin hua ate legenin e leshelise patriot vasilin se ai genjet me kocka si llango pazari ?

  10. raul says:

    pd-ne do ta perfaqesoje kryemonstra e gramshit , arsimtari perbindesh dhe kryefunderrina e shqiperise Elmaz Hamuti,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje