Në Kinë edhe mund të taksohesh, nëse ke më pak se... dy fëmijë

19 Gusht 2018, 07:30Lifestyle TEMA

Keni më pak se dy fëmijë?

Në Kinë, hulumtuesit parashtojnë idenë që ju duhet paguani një taksë, për të nxitur numrin e lindjeve përballë fenomenit të plakjes së popullsisë, një ide që po ngjall indinjatën e përdoruesve të internetit.

‘’Xinhua Daily’’, gazeta e partisë komuniste kineze (PCC) në pushtet në provincën Jiangsu (lindje), publikoi një artikull të shkruar nga dy profesorë me titull ”Të rrisim numrin e lindjeve. Një mision i ri për rritjen demografike të Kinës në epokën e re”.

Ata propozuan një masë tronditëse, taksim për të gjithë personat nën moshën 40 vjeç pa dallim gjinie deri në momentin e të paturit dy fëmijë. Kjo taksë do të mbahet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga paga, që do të rrisë fondin mbështetës për lindjen.

Me lindjen e foshnjes së dytë, personi mund të kërkojë rimbursimin e shumave që ka derdhur për fondin, por gjithashtu të një asistence për të kompensuar humbjen e të ardhurave që lidhen me ndërprerjen e punës gjatë shtatzanisë.

Qytetarët që kanë vetëm një apo asnjë fëmijë gëzojnë gjithashtu të drejtën për t’iu kthyer mbrapsht shuma e derdhur. Por, vetëm në kohën e daljes në pension.

Përballë fenomenit të plakjes së popullsisë, Kina hodhi poshtë këto vitet e fundit politikën e quajtur ‘’një fëmijë të vetëm’’ e miratuar prej saj në vitet 1970. Që nga fundi i vitit 2015, të gjitha çiftet në këtë mënyrë lejohen të kenë një fëmijë të dytë.

Por, shumë shtetas kinezë e konsiderojnë edukimin e një fëmije të dytë shumë të kushtueshëm. Nisur edhe nga kjo arsye numri i lindjeve shënoi rënie në 2017 në Kinë. Një numër i përgjithshëm prej 17, 23 milionë foshnja erdhën në jetë vitin e kaluar, kundrejt 17,86 milionë në 2016.

Kina vijon të jetë vendi më i populluar i planetit me rreth 1,38 miliardë banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje