Njihuni me “heroin” e ditës, shpëtoi 2 vajza nga mbytja në Shëngjin

19 Gusht 2018, 10:53Sociale TEMA

Personi që shihni në këtë foto është Luçjano Marku, i cili ka bërë një akt mjaft heroik.

Marku ka shpëtuar nga mbytja 2 vajza adoleshente, turiste nga Kosova, me moshë 14 dhe 15 vjeç.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku Luçjano edhe është trajnuar dhe punon si roje bregdetar, i pozicionuar në detyrë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Mësohet se një grup të rinjsh kanë qenë duke lundruar me varkë, kur varka është përmbysur jashtë zonës së sigurisë.

Pavarësisht distancës së largët, Marku ka arritur të shkojë në kohë dhe të shpëtojë dy vajzat që nuk dinin not.

Federata gjithashtu shkruan se Marku kishte pirë mjaft ujë, ndërkohë që u përpoq t’i mbante vajzat mbi ujë që të mos fundoseshin.  (TemA)

4 komente në “Njihuni me “heroin” e ditës, shpëtoi 2 vajza nga mbytja në Shëngjin”

  1. toni says:

    Perdorni trute, nuk mund te rrezikohet jeta e rojes per te shpetuar plazhistet! Roja duhet te kete mjet lundrimi per rast energjence sepse po te shkosh me not per ndihme nga paniku i mbyturi te mbyt.

    1. Epirioti II says:

      Shume dakord me komentin e Tonit. Gjithsesi kjo nuk e ndryshon faktin qe Lucjano ka bere nje akt heroik duke rrezikuar seriozisht jeten e tij dhe duke ndaluar tragjedine ne dy familje shqiptare sot.

      Do shtoja qe edhe hypja ne varka, pa jelekun e sigurise kur nuk di not eshte nje marrezi.

  2. Edi says:

    Toni,
    Sa keq qe nuk I perdori “trute e tuaja “ ,roja hero….
    E ti linte te mbuteshin.

  3. Timi says:

    Mjaftojme dy motore uji ne gatishmeri ne det dhe rojat te kene radio qe te komunikojne. Po thuaj, me si fillim kemi mungese rojash (jo se s’ka roja plazhi te licencuar). Urime cunit, Zoti ia shperblefte, se autorotetet jane me pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje