Publikohet mesazhi historik i Zogut drejtuar Asamblesë së parë kushtetuese shqiptare

19 Gusht 2018, 12:15Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja, Francë – 19 Gusht 2018

Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të dielën e 26 gushtit 1928, në faqen n°3, mesazhin historik e patriotik të Ahmet Zogut drejtuar asokohe Asamblesë së parë kushtetuese shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Tiranë, 25 gusht. – Sot në orën 9:00 u mbajt në solemnitet të madh dhe në mes të entuziazmit të përgjithshëm hapja e Asamblesë Kushtetuese Shqiptare

Ministri i drejtësisë lexoi një mesazh të kreut të shtetit.

Në këtë mesazh, Ahmet Zogu thekson se “Presidenti i Shtetit ka respektin më të madh për sovranitetin integral dhe të pacenueshëm të popullit shqiptar.”

Mesazhi i Zogut :

“Përfaqësuesë të kombit, ju do të shqyrtoni dhe do të zgjidhni të gjitha pyetjet mbi të cilat varet fati i atdheut, me plotësinë e sovranitetit tuaj, siç do ta gjykoni më të dobishme për prosperitetin e Shqipërisë. 

Vendimi juaj, duke pasqyruar vullnetin e popullit, do të jetë rendi i pandryshueshëm, i cili do të përcaktojë udhëzimet jetësore të shtetit, bazuar në parimin e sovranitetit dhe vullnetit të kombit. 

Duke ju uruar një sukses të plotë në misionin tuaj të lartë, që shënon një moment të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare, ne ju përshëndesim sërish.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1928-mesazhi-historik-e-patriotik-i-ahmet-zogut-drejtuar-asamblese-se-pare-kushtetuese-shqiptare/.

11 komente në “Publikohet mesazhi historik i Zogut drejtuar Asamblesë së parë kushtetuese shqiptare”

  1. ehhh says:

    Tre fjali me fjale ne ere, fjale te medha te pakuptimta, te perkthyera nga ndonje citat evropian dhe natyrisht pa ja ditur kuptimin, se Zogu ishte analfabet funksional.

  2. Leo says:

    Po shoh dallimin formal midis dy krereve: Ndersa Zogun e beri mbret Asambbles, diktatori EnverberiAsamblen, hodhi gurrine fshehu doren.

  3. Peço says:

    Zogu ishte shqiptar, vëllai yt dhe imi të një gjaku, kishte mënyrën e tij të të menduarit dhe të vepruarit për të mirën e atëdheut, aspak analfabet, por më se i kulturuar, ashtu si dhe Enver Hoxha, vëllai yt dhe imi i një gjaku, i cili kishte mënyrën e tij të të menduarit dhe vepruarit për të mirën e atëdheut. Kanë gabuar? Pa tjetër, njerëz ishin…
    Po ne, kur do e kuptojmë se ndarja dhe urrejtja veç mbrapa na mban?

    1. ehhh says:

      Zogu ishte shqiptar analfabet, do apo s’do ti! Shyqyr qe dinte te firmoste. Puc puc

  4. Shqip says:

    Cfare do te thuash me kete ore ….. Trego mareveshjen me Nikolai pashiqin dhe I ve vulen zogjut
    Enveri ka folur me bukur
    Saliu si zogju jot.
    Lerini Keto se ja ka vere vulen bota zogut ska nevoje . Populli e di .ben mire te te shkruash per bemat e sali ram berishes

  5. dhembeli says:

    Dhembeli
    Kane ndryshim; Gjykoni sa kohe sundoi i pari dhe sa kohe sundoi i dyti. Te parit ju trasheguan pasurite e vena gjate sundimit, ndersa te dytit…?

    1. Progresi says:

      Ndersa te dyti, ja vodhet dhe ja shkaterruat pasurine qe vuri per popull dhe me popull ju te peret

  6. Plaku says:

    Një lajm që nuk, “ngjit” fare sepse
    1-Nuk ka kuptim të thuash lajm për një publikim të dt 26 gusht 1928
    2-Ky djali që gjoja merr autoresi nuk ka asnjë të drejtë sepse ky mesazh është bere publik (është botuar në gazetë) 92 vite më parë.
    3-Një përkthim i mesazhit është thjeshte një përkthim që së shumti mund të thuhet “perkthim nga filan fisteku”
    4-Ne një websait nuk përvetësohet dot një rast i tille
    5-Gazeta tema nuk e ka për herë të parë që “sponsorizon” abuzime të tilla

  7. says:

    Sot ka 3 milionë banorë vëndi që e shqyejn.

  8. Flutura says:

    Edhe kur te plakesh ti perseri mbetesh BEBE.
    S’ka gazetar e gazetaruc si puna jote e historian si Beqir Meta e Nevila Nika qe t’i mbushin mendjen miletit per Zogun e zogjte e tij.

  9. Igli says:

    Zogu fali ca troje te atdheut,mori dhe floririn dhe iku.Kurse Saliu fali detin dhe Likja vodhi floririn.D.m.th.Zogu e beri vetem ate qe bene keta dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje