Akuzat e Vasilit, reagon Manastirliu: Ka ikur koha ku në Ministri shpikeshin viruse për të blerë vaksina e ilaçe të skaduara

20 Gusht 2018, 14:04Shëndeti TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasirliu, ka reaguar pas akuzave të bëra nga Petrit Vasili, i cili tha se për Ethet e Nilit ministria lau duart vetëm me një mesazh.

Përmes një reagimi në facebook Manastirliu thotë se ekspertët e MSHMS dhe ISHP-së po e bëjnë detyrën e tyre: janë vigjilentë dhe në gatishmëri të plotë, kundër epidemive si Ethet e Nilit, apo Fruthit.

“Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve.

Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve.

 Në Shëndetësinë e asaj kohe aspak të largët, qytetarët ishin të fundit.

Në Shëndetësinë që duam qytetarët janë të parët. Dhe si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij”- shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Reagimi i Plotë i ministres Manastirliu:

Deklaratat e ish Ministrit të Shëndetësisë, nuk meritojnë asnjë reagim tjetër përveç keqardhjes njerëzore. Por mundësia që ai na jep për të komunikuar të vërtetat, nuk mund të humbet në asnjë rast.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka zgjedhur të reagojë institucionalisht, përmes institucioneve përgjegjëse, në lidhje me alarmet mbi epidemitë e mundshme që mund të shfaqen në territorin e Shqipërisë.

Instituti i Shëndetit Publik, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është i vetmi institucion shtetëror, që ka autoritetin dhe ekspertizën e nevojshme, për t’u shprehur në lidhje me epidemitë. ISHP është shprehur me një qartësi shembullore, në lidhje me Ethet e Nilit Perëndimor. Për masat e marra, për mungesën e këtij virusi gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, për vendosjen e survejancës dhe për forcimin e kapaciteteve laboratorike për diagnostikimin e tij.

Ekspertët e MSHMS dhe ISHP-së po e bëjnë detyrën e tyre: janë vigjilentë dhe në gatishmëri të plotë, kundër epidemive si Ethet e Nilit, apo Fruthit.

Padyshim, ne të parët jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë rrugë për të bërë, për të mbërritur tek Shëndetësia që ne duam.

Ne do të vazhdojmë të komunikojmë institucionalisht dhe me transparencë me qytetarët, qoftë për politikat që jemi duke ndjekur në fushën e Shëndetësisë, qoftë për masat që jemi duke marrë në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre, qoftë për ndërhyrjet që jemi duke bërë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim që ata të marrin një shërbim shëndetësor me cilësi dhe sa më pranë vendbanimit. Kjo është detyra jonë, kjo është detyra e të gjithë ekspertëve në sistemin shëndetësor, të cilët janë papushim në krye të detyrës.

Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve.

Në Shëndetësinë e asaj kohe aspak të largët, qytetarët ishin të fundit. Në Shëndetësinë që duam qytetarët janë të parët. Dhe si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij.  (TemA)

 

8 komente në “Akuzat e Vasilit, reagon Manastirliu: Ka ikur koha ku në Ministri shpikeshin viruse për të blerë vaksina e ilaçe të skaduara”

  1. sebastian says:

    o plehr e ndryre, po kujt i thua ti qe nuk keni akoma ilace te skaduara, por e di gjith shqiperia qe ne spitale ka vetem ilace te skaduara, o plehre shekullore, po pse kemi 1 000 000 farmaci ne tirane?, i kemi sepse ne spitale ilacet jan te skaduara, plehr3 e ndyre, te femijet ja u dhente zoti, sic po ja u jep disa nga ju politikaneve.

    1. Berti says:

      Ti funderrina Sebastian sa paguhesh nga hajduti dhe mashtruesi Vasili.Bandit!

  2. Albani says:

    Nje pergjigje mese e denje. Flet ai qe e kishte mendjen vetem si te vidhte dhe rrenoi shendetesine. Suksese ministre

    1. asdryni says:

      ke fakte zoteri?

  3. perlat spahiu says:

    ahhhhhhh,ahhhhhhhhhhh,shqiperi moj shqiperi,ogerten e kemi ne ministri.orgeta din edhe me kercye,orgeta din edhe me komandye,orgete moj llulline sate mire na e ke bere shendetesine.tuci o mustafai i xhanit bene akoma vizita ne urollogji,se mustafai ashte shume human ,ai nuk kerkon te paguhet,sepse cka le mustafai e mbledh i biri llullai.ahhhhh orgeta mjekesia shqipetare eshte njelloi si ne kohen e bykjeristeve kriminele.ehhhhhh orgettta ju e njihni mjekesine.mjekesia shqipetare eshte drejtuar gjithmone nga dallkauke o dallkauke,mund te kujtoj ndihmes infermierin zabitin e brokes,hajdutin e kriminelin mustafa xhani-xhahili,e shume te jere.ahhhhh edhiu i rames shqi-peria nuk ndryshon o lojtari i hekuran isait nga peqini.

  4. Lumi A says:

    Pse nuk i denocohen abususit zonja Ministre? Ju jeni te gjithe te korroptuar. Cfare ju pengon ti dorzoni dosjet ne prokurori? Heshtja ju ben pale me hajdutet.

  5. Franci says:

    Kur do te vije dita qe ky vemje te jape llogari para drejtesise.Nje hajdut e mashtrues profesionist i bandes se hajduteve te LSI.

  6. shqiptari says:

    Ka ardhur koha ku jepen koncesione 35 vjecare me miliona uero te paguara nga taksapaguesit shqiptare pa i dhene llogari askujt.Bravo RILINDJE!
    1% e shqiptareve vertet po Rilind duke vjedhur e mashtruar ketet popull te vdekur.Vetem ZOTI do ju gjykoje drejt dhe pa ulje denimi,si ju dhe pasardhesit tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje