Jari i raporton Lulit për zhvillimet e gushtit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot Luli u kthye nga pushimet jashtë shtetit dhe Jari ishte shumë i gëzuar.

Gjatë kësaj kohe, Jari ka qenë dezhurn dhe e ka mbuluar Lulin me Tëitter në aglisht, në frontin ndërkombëtar, dhe ka mbajtur shënime për ngjarjet brenda vendit.

“Sot opozita ristarton me energji të reja. Luli is back”, shkruajti Jari

Pastaj bëri shënimin sqarues për lexuesit:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Sot Luli është kthyer dhe kam pasur me të një takim të veçantë.

I raportova për gjithë ngjarjet që kanë ndodhur këto kohë që ai nuk ka qenë.

Më pikantet po i përmbledh më poshtë.

Brenda PD situata duket mirë.

Salianusi me Grigjën janë pajtuar dhe i kanë pas shezlonët bashkë tek “Laguna Blu”.

Në LSI gjërat po shkojnë mirë.

Tit Vasili ka qenë dezhurn si puna ime, ndërsa Çim Peka ka shoqëruar krerët e LSI në Prevallë në Kosovë dhe kanë ardhur me energji të reja.

Në media punët po shkojnë dhe më mirë.

Top Channel ka thirrur analistin Enver Bytyçi për çështje të ndarjes së kufirit me Kosovën dhe i është referuar biznesmenit Zenel Hoxha, lidhur me Brexit.

Këto janë hapa përpara.

Nga Doktori gjërat janë mirë.

Ai ka marrë çmimin e Saharasë në telefon, për shkak të ecjes në rërë, dhe tani po lufton për çmimin e Tibetit.

Nga qeveria punët duket të jenë shumë keq, se Edi Rama ka një muaj që merret vetë me Zahon dhe se ka mendjen fare tek qeveria.

Nga ndërkombëtarët punët janë mirë.

Kjo ambasadorja e re amerikane që do vijë, qenka njeri i bezdisshëm, pasi qenka marrë me rusët në Departament të Shtetit dhe ata kan dash ta heqin qafe dhe e kanë sjellë këtu.

Nuk e dinë budallenjtë që ajo këtu bën qejf.

Duhet informuar qendra për këtë.

Kjo Vlahutin ka ikur, por si ka marrë plaçkat akoma.

Mendoj t’i bëjmë një protestë kur të ngarkojë plaçkat.

Nesër është Kurban Bajrami, por këtë kreun e  myslimanëve nuk e do Erdogani.

Duhet të marrim një qëndrim dhe ne si parti, mos ta lënë në dorë të Edi Ramës.

Fatmir Mediu duket i karikuar për opozitë në shtator, se nuk i del e keqja që në këtë vend nuk ka drejtësi.

Këto janë gjërat kryesore, i thashë.

Më thuaj çfarë të intereson tjetër, të jap përgjigje.

-Jo, jo, asgjë, tha faleminderit shumë.

Do shtrihem pak se jam i lodhur nga rruga.

E lashë të qetë dhe dola jashtë.

Ai is back.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari i raporton Lulit për zhvillimet e gushtit”

  1. Shaba says:

    Jari eshte mjeshter ne fusha te tjera dhe eshte shume i dobet per te raportuar. Si mendimtare i thelle me prirje te theksuara ushtarke ai eshte keshilltar i mire, por Luli as qe do tja dije per kete. Prandaj dhe nuk e pyeti per asgje mbas raportimit. Bile ai per kortezi i tha : jo faleminderit, me duhet te pushoj! Arsyeja qe ai e perzuri eshte se Jari qe nga koha qe pesoi goditjen ne tru, ka nje mbajtje goje qe e merziti Lulin ne kulm. luli jo se do flinte. Ai fill mbas raportimit hapi gazetat te lexonte se cbehej ne Hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *