Kur Uashingtoni njihte zyrtarisht Mbretërinë shqiptare

20 Gusht 2018, 10:28Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të hënën e 17 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim një lidhje me njohjen e mbretërisë shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Tiranë, 15 shtator. – Buletini i Shtypit të Shqipërisë publikon informacionin e mëposhtëm :

“Shkëlqesia e tij Z. Charles Hart, Ministër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë parasysh ndryshimin e formës së Shtetit shqiptar, në monarki kushtetuese, si dhe njohjen e Madhërisë së Tij Zogut, mbret të shqiptarëve, dhe se ai synon të hyjë në marrëdhënie diplomatike me Qeverinë Mbretërore Shqiptare.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje