Le Petit Parisien (1929): Ja arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë së mbretit Zog dhe Turqisë

Nga Aurenc Bebja

“Le Petit Parisien” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara diplomatike asokohe midis Shqipërisë dhe Turqisë, për shkak të tri çështjeve.

Romë, 3 tetor (dep. Petit Parisien)

Sipas informacioneve që vijnë nga Tirana për gazetat italiane, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë janë ndërprerë për arsyet e mëposhtme :

– mosnjohja, deri më sot, nga republika turke, e monarkisë shqiptare me në krye Ahmet Zogun;

– tërheqja prej shumë kohësh në Angora (Ankara), e ministrit turk të akredituar pranë qeverisë shqiptare;

– largimi (shkarkimi) i një përgjegjësi turk.

Këto fakte demonstrojnë qartë synimin e qeverisë turke, ndaj qeverisë mbretërore të Tiranës, që të mos ketë marrëdhënie miqësore me shtetin shqiptar.

Sa i përket zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare, ajo ka publikuar në shtypin lokal një deklaratë në të cilën pretendon se largimi i legatave të Shqipërisë nga Angora (Ankara) dhe Bukureshti ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1929-ja-arsyet-e-nderprerjes-se-marredhenieve-diplomatike-midis-shqiperise-se-mbretit-zog-dhe-turqise/

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Le Petit Parisien (1929): Ja arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë së mbretit Zog dhe Turqisë”

  1. E di si eshte puna says:

    Mustafa Qemal Ataturku ishte republikan i bindur! Ne 1925-n ishte shpallur Republika turke. Natyrisht qe nuk ja kishte qejfi nje katunar ai Amut Zogomari, qe na u be “mbret” ne shek XX-te 🙁
    Shprehje e famshme e Ataturkut : “Islami, kjo teori absurde e nje beduini imoral, eshte nje kufome e kalbur qe helmon jeten tone”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *