PD del bllof sërish, zjarrin e qëllimshëm e përdori për politikë me fëmijët

20 Gusht 2018, 19:06Sociale TEMA

Partia Demokratike nxitoi para pak ditësh që një ngjarje të lokalizuar të ndodhur në magazinën e çerdhes Nr. 14 ta përdorë për të fituar kapital politik duke sulmuar Bashkinë e Tiranës.

Ajo i kushtoi një konferencë të posaçme për mediat me anë të deputetit kaubojs, Gent Strazimiri, ndërsa eksponentët më të lartë të saj duke filluar që nga ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkryetari Edi Paloka, apo edhe deputetja Albana Vokshi, “vollën vrer” ndaj Bashkisë së Tiranës, duke përhapur panik te prindërit dhe duke dhënë alarmin se me anë të kësaj ngjarje ishte cenuar siguria e fëmijëve.

Por ashtu siç ka ndodhur shpesh, edhe kësaj here Partia Demokratike ka dalë bllof, pasi ngjarja për të cilën akuzuan Bashkinë e Tiranës, ka shkaqe kriminale dhe që s’kanë të bëjnë aspak me sigurinë nëpër çerdhe dhe institucionet e tjera edukative.

Mediat raportuan sot se Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës gjatë hetimeve të tyre kanë konstatuar se ngjarja në fjalë ka qenë një akt i qëllimshëm.

Sipas bluve të Tiranës ky akt mund të ketë si shkak konfliktet e pronësisë. Ngjarja ndodhi më 16 gusht në pjesën e pasme të çerdhes në një dhomë që përdorej si magazinë.

Ekspertët zjarrfikës kanë arritur në përfundimin se bombola nuk ka qenë në përdorim në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në orën 04:57 të mëngjesit pasi në atë kohë në çerdhe nuk ka pasur njeri.

Kjo ka ngritur dyshime për një ndërhyrje të qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar që kanë pasur si motiv mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e godinës.

Në këtë pistë hetuesit e Komisariatit nr.1 janë duke hetuar disa persona të dyshuar për të cilët ka dyshime se mund të jenë implikuar në shpërthimin e qëllimshëm duke dëmtuar tubat e gazit.

Grupi i hetimit po analizon me detaje kamerat e sigurisë të marra nga bizneset e zonës për të evidentuar ndonjë lëvizje në magazinë në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Ky nuk është rasti i parë që Partia Demokratike kërkon të përdorë fëmijët e Tiranës për qëllime mirëfilli politike.

Kujtojmë se rreth dy vite më parë Partia Demokratike, përfshi edhe ish-presidentin e zgjedhur prej saj, Bujar Nishani u angazhuan në një betejë të gjatë politike kundër këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit. N

ë fakt ajo histori u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi këndi i lojërave jo vetëm që u ndërtua por edhe është kthyer në një nga vendet më të preferuara për fëmijët dhe jo vetëm.

1 komente në “PD del bllof sërish, zjarrin e qëllimshëm e përdori për politikë me fëmijët”

  1. Zambi says:

    Ky eshte perfundimi i dy institucioneve me serioze, me profesioniste dhe te depolitizuara qe ka Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje