Pu-Pu-Pu, për pak xheç kërkuam falje!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Pëllumb Kulla

E çuditshme!

Një ish kongresmen amerikan, nxiton ta shpëtojë Tepelenën nga njolla e turpit që e kërcënon atë prej një veprimtarie memorialistike sic është Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave te Totalitarizmit. I shqetësuar më shumë sec i takon një amerikani, ai i shkruan kryebashkiakut të qytetit, që të nxitojë e të heqë nofkën e simbolikës të diktaturës. Zoti Dioguardi nuk thotë se ku në Shqipëri duhet zhvilluar kjo veprimtari. Bile ka të ngjarë që për çdo qytet ai të ketë gati nga një letër për të parin e vendit, se që të gjithë qytetet kanë histori traditash luftarake e patriotike që i ndjellin  emocione pozitive ish politikanit nga Nju Jorku.

Shkurt zoti Dioguardi mendon se veprimtaria nuk duhet bërë fare! Për të ky vend, që ai thotë se e njeh mirë nga ç’i ka treguar Ramiz Alia, nuk ka patur fare vuajtje dhe persekutime të padrejta.

Është një letër që kutërbon folklor të gjallë. Ai i tregon zotit Peçi, kryetarit të bashkisë së Tepelenës prejardhjen e vet arbëreshe dhe duket sikur e bën me dije të zotin e shtëpisë se çfarë përfaqëson Tepelena e Ali Pashës, a më e pakta, jep një provim historie përpara tij.

Zoti Peci do ta ketë kuptuar me të parën, se miku nga Amerika është shqiptar dhe as do ta kish pikën e dyshimit ngaqë ndërhyrja nuk kishte asnjë profum amerikan. Ndërhyrje më shqiptare nga kjo nuk kishte se si të bëhej ngaqë vjen dhe ai e i fryn një zjarri banal, që ca historianë dhe ca gazetarë me medaljonin e Mehmet Shehut në qafë e kanë ndezur mirë.

Tashmë dihet se fjala nuk është për Tepelenën, për merakun se i ngarkohet krahinës, apo qytetit përfaqësimi i diktaturës dhe persekucionit. Metaforat dhe krahasimet me gjenocide të tjera në histori dhe në glob, janë spekullime.

Zhurma e madhe nuk është veçse forcimi i teorive të liga të përçarjes jugë-veri, ku ca figura politikanësh kanë investuar mjaft për këtë. Është brengosëse nëse kjo përpjekje qëllimkeqe nuk vihet re.

Po më brengosëse nga të tëra është nevoja që ndjehet për asgjësimin e kujtesës. Çnjerëzore është fushata histerike e zbutjes  dhe përligjjes së kalvarit njerëzor të të pafajshmëve, kujtesa e të cilëve asfiksohet, mbytet, me synimin për ta fundosur përgjithnjë.

Përse hidhet një top në fushë e tërë sulen pas tij? Tepelena, Dibra, apo Tropoja duke qenë pjesë të Shqipërisë, nuk janë vetë Shqipëria! Përse ngrihet kjo tymnajë, ku njerëzit nxitojnë ta davaritin, sepse një qyteti i faturohet padrejtësisht ferri i diktaturës dhe i persekutimit, si krahina më e zellshme për të bërë të vuajnë ata që është dashur të vuajnë. Si çdo krahinë e vendit ajo ka të mirët dhe të liqtë e saj dhe askush nuk njësohet me krahinën dhe me natyrën. Tepelenasi trim nuk i vesh me trimëri të gjithë vendasit që jetojnë rreth e qark tij, ashtu siç nuk janë të besës të gjithë tropojanët pa përjashtim, dhe bujaria e një dibrani nuk e bën po aq bujar fqinjin e tij

Qysh vallë nuk na u nda ky ves përfaqësimi që ne e aplikojmë në gjithëcka. Ne na bën të krenohemi Skëndërbeu por nuk pretendojmë të jemi po aq trima luftëtarë si ai. Humanistja me famë botërore Nënë Tereza nuk na mbulon dot të gjithëve me veprën e saj. Enveri dhe Gonxhe Bojaxhi, që të dy shqiptarë, nuk kanë asgjë që i lidh me njëri tjetrin veç faktit të turpshëm që ai e quajti shenjtoren, spiune të të huajve dhe e shoqja e tij e priti me nderime dhe e shoqëroi tek varri i tij.

Por asnjëri prej të dyve nuk i përfaqëson shqiptarët.

Aty në letrën që përmenda, Dioguardi  duket sikur reciton shprehjen e stërthënë për veprën e madhe të popullit shqiptar në mbrojtje të hebrejve. Këtë ai thotë se e dëgjoj për herë të parë nga Alia, i cili nuk mund ta thoshte ndryshe. Ai dhe udhërrëfyesi i tij parardhës, por edhe tek tuk ndonjë shkrimtar i njohur, e kanë trajtuar popullin shqiptar sikur ai të ishte një personazh. Nuk përfytyrohet një imazh biblik që populli shqiptar të mblidhej mizëri në një fushë pa fund dhe të vendoste unanimisht që t’i trajtonte hebrejtë e përndjekur me zëmërbardhësi. Teorinë përfaqësuese udhëheqësi i fundit komunist e përdor si dhunti të të gjithë popullit. Dhe këtë e bën për të fshehur aktin e madh të Mustafa Krujës me shokë që morën vendimin dhe organizuan transportin për futjen e hebrejve në truallin shqiptar.

Populli ynë që priti hebrejtë nuk ishte aq zemërmadh nja dy-tre vjet më vonë, me fëmijët dhe pleqtë krejtësisht të pafajshëm të internuar, në Krujë, Tepelenë dhe fushat kënetore të Myzeqesë. Pa dyshim janë të shumta rastet e qëndrimit human e ndihmës të pakursyer të tepelenasve apo kruetanëve, por këto ishin vepra fisnike jo aq të shpeshta, që sillnin risk dhe nuk ishin të para me sy të mirë nga autoritetet. Ku shkoi pra ai virtut kolektiv i rastit të hebrejve. Mos vallë ai shfaqet kur vihet re që bamirësia nuk të sjell telashe?

Një kongresmen amerikan mund të bënte më shumë.

Unë nuk di që ai të ketë marrë ndonjë inisiativë në favor të Shqipërisë, në ato pak vite që ishte anëtar i kongresit. Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm që vendi i të parëve të tij ka qenë vendi më i egër stalinist i Europës, i rrethuar, jo metaforikisht, me 25 fije telash me gjemba.

Duhet të dijë se është i vetmi vend ku dosjet mbahen ende të kyçura për shantazhe, nevoja që u lindin pushtetarëve bashkëkohorë të Shqipërisë paskomuniste. Si amerikan duhet të dijë se nostalgjia komuniste ka arritur nivele të llahtarshme dhe ku kujtesës historike, enveristët i kanë vënë thonjtë në fyt.

Shkurt unë mendoj se një veprimtarit amerikan, që pëlqen të gjendet shpesh mes shqiptarësh dhe sidomos mes politikanësh, unë do t’i këshilloja të lerë për ca kohë historinë e Skënderbeut, Ali Pashës dhe hebrejve dhe le të mësojë më mirë historinë e këtyre viteve të fundit.

*     *     *

Më ka mbetur në kokë tregimi i një njeriu tim të afërt, nga ata njerëz për të cilët gënjeshtra, fantazia dhe krijimtaria letrare qenë të pakuptimta. Ai u burgos kur qe 17 vjeç bëri 22 vjet burg dhe po aq vite të tjerë i kaloi nëpër shtretër të sëmurësh, deri sa vdiq në moshën 61 vjeçare.

E kishin dërguar në kampin e të burgosurve të Thumanës…

“Punonim, – tregonte ai, – në baltën e kënetës. Për këtë duhet të shkelnim me kujdes mbi dërrasa, që i merrnim me vete. I hiqnim nga stiva që kishim në oborrin e kampit dhe pas punës i kthenim ato prapë në stivë. Nuk i linim në kënetë, se thoshin që mund të na i vidhnin fshatarët e atyre anëve. Kur i kthenim, dërrasat i ndjenim shumë më të rënda, ngaqë gjithë ditën ato thithnin ujin e kënetës, po edhe ngaqë ishim shumë më të rraskapitur. Një pasdite, ndërsa ktheheshim, një shoku ynë e ndjeu veten keq. Ia tha këtë gjë policit, por ai nuk ia vuri veshin. I gjori qe bërë i verdhë dyllë dhe volli disa herë, ashtu, me dërrasën mbi kurriz. Më në fund e flaku atë. Kryepunëtori, i burgosur dhe ai, e kallëzoi tek polici. Ky se si u ndodh në ato çaste dhe ia ktheu kryepunëtorit me inat: “E hodhi ai, merre ti!” Gjatë rrugës shoku i sëmurë volli disa herë të tjera dhe ne, të ngarkuar siç ishim, nuk e ndihmonim dot, e ai mbeti në bisht të kollonës… Hymë në oborrin e kampit dhe shpumë dërrasat në vendin e caktuar. E pamë shokun e sëmurë kur hyri në sheshin e kampit dhe u drejtua për nga vargu i nevojtoreve, që s’ishin veçse nja njëzet kabina të ndyra, pa dyer, në fund të oborrit. I sëmuri nuk pati fuqi të arrinte deri te nevojtoret. U përmbys në mes të sheshit e nuk lëvizi hiç. Ne kishim mbetur pa gojë e po e vështronim që nga stiva. Njoftuan doktorin. Ky vajti atje dhe pasi e vizitoi hapi krahët e dha shënjë se i burgosuri kish mbaruar. Ne kishim ngrirë te stiva. Doktori u largua dhe të ziut iu afruan dy roja. Ata pa u përkulur hiç, me tabanët e çizmeve e rrotulluan si ndonjë qilim kutullaç dhe e shpunë deri buzë gropave të zbuluara prapa nevojtoreve. Aty e shtynë, të mjerin njeri, brenda ndotjeve. Dhe e lanë atje. Ky ishte varrimi i tij… “

Tregimi ishte tronditës, por vërtetësisë së tij unë i ve firmën poshtë. Mbetet që të tjerë të burgosur të Thumanës, në se jetojnë, le të firmosin tok me mua, që nuk kam qenë aty. Dhe jam i bindur se ky është një nga tregimet më të zakonshëm e më pak të dhimbshëm, nga ata që ende nuk janë shkruar e thënë nga realiteti nazist i Shqipërisë.

Këto janë monstruozitete njësoj si ata milionat e hebrejve që u dërguan në furra dhe u shfarrosën. Milionat janë vetëm shifra, mëkati është i njëjtë.

Në muajt dhe vitet e para të përmbysjes, përjetimet ishin të ndryshme. Mëkatarët ishin në ankth. Të nëpërkëmburit nuk u besonin syve dhe veshëve. Një shoqëri e re po premtohej në Shqipëri. Njerëzit filluan t’i bënin gjyqin vetes dhe po bëheshin gati ta shpërfaqnin këtë në dritë të diellit, të kërkonin ndjesë dhe të dilnin ballëhapur në një sfidë të re.

Mjerisht institucioni i rrëfimit dhe i pendimit nuk pati jetë.

Edhe nëse disi me droje, dëshira për rrëfim u vu re tek individë të veçantë, shteti dhe partitë nuk e kanë analizuar akoma të kaluarën diktatoriale në mënyrë kritike. Deri më sot, asnjëra nga partitë nuk ka formuluar një dokument bazë, një rezolutë apo një traktat analitik. Në kongresin, ku Partisë së Punës i vunë përsipër kapakun e mermertë, në qershor 1991, ish anëtari i Komitetit Qendror, Dritëro Agolli bëri një analizë të hapur, të ashpër e pa doreza, që ia pritën me klithma çjerrëse dhe ofshama urrejtje. Megjithatë kjo mbetet analiza, kritika dhe autokritika më publike e regjimit. Ajo qe krejtësisht një formulim personal, por si duket partia e tij megjithse me turmën më të madhe të antarëve për pak e linçoi poetin tonë të shquar, ashtu si heshturazi, po e quan autokritikën partiake dhe të bërë dhe të pabërë. Të bërë, meqënëse mikrofoni nga u lexuan hollësitë e autopsisë, ishte i tribunës së saj dhe nuk iu mbyll folësit asnjëherë. Të pabërë, meqë ulurimat e nderonin historinë e partisë. Edhe partitë e tjera, që si rastësisht, u gjendën të udhëhequra nga ish komunistë e bij komunistësh jo të pa rëndësishëm, ndihen të përfaqësuar nga mea culpa që formuloi anëtari i Komitetit Qendror të PPSh, Dritëro Agolli. E kaq!

Ishte një moment historik me rëndësi. Nëse kish një platformë shndërrimesh të vështira, kjo nuk do të thotë që zbatimi ish po aq i lehtë sa edhe hartimi i saj. Masën e shumtë të komunistëve askush nuk e informoi mbi rrugën që do të ndiqej dhe sidomos sa rrënjësore do të qenë përmbysjet. Hutimi dhe pasiguria ishin të natyrshme, pamjet e përditëshme ishin të reja dhe tronditëse për sytë e tyre. Këtu ndihmuan dhe inskenimet e Perëndimit të Zotave: rrëzimi i Shtatores, zhvarrosjet e kryekrerëve të regjimit, arrestimet e së vesë të diktatorit dhe të Byrosë Politike, (që ngjarjet më pas treguan që në vend t’u vinin për proteksion badigardë u dhanë gardianë burgu). Ishin pamje që të godisnin syrin. Ato godisnin me efekt sytë e të gjithëve: të të përvuajturve, të komunistëve fanatikë dhe të atyre pragmatikë, të policëve, të gjyqtarëve, të vetë ideatorve të spektaklit, si atyre që ishin të prangosur, dhe atyre që i kishin prangosur! Ishin pamje, tronditëse, sokëllitëse, nga ato që ndodhnin a s’ndodhin në njëmijë vjet një herë!

Por si të gjithë inskenimet, kur nuk bëhen brenda mureve të teatrit, sjellin përftim tepër të rëndë. U shpall kështu vetvetiu hyrja në Erën e Re të Mashtrimeve të Mëdha. Ritrimërimi i tërë llojeve të mëkatarëve, të vegjëlve dhe të mëdhenjve, mori jetë. Shtresat e persekutuara nga komunizmi patën gjynahun që të kujtonin e të silleshin si fitimtarë kur në të vërtetë Përmbysja e Zotave nuk ishte veçse dhurata e krishtlindjeve të atij viti të paharruar 1990, që Perëndimi u a shfaqi para syve të tyre të etur, si atë që në teatrin mesjetar do të quhej një shfaqje Miracle. Por nuk u dha atyre asnjë rol, se nuk e meritonin. Vetëm vuajtja, persekutimi dhe diskriminimi, sado të përmasave të mëdha, nuk janë as meritë dhe as bazë për ngadhnjim. Gëzimi i tyre i natyrshëm nga kjo fitore e rremë, nuk e mbushi aspak humnerën e thellë të çarjes për të cilën patën punuar bolshevikët shqiptarë për 50 vjet rresht. Përkundrazi! I vetëndjeri prej fitimtarësh, prej të qënurish në pushtet, që shfaqnin të drobiturit e kampeve dhe fushave të internimit, ua shtoi më shumë neverinë ish persekutorëve të tyre dhe e largoi përgjithnjë rrëfimin dhe ndjesën.

Ringritja e mëkatarve tani, në vitin e njëzetetë të kapitullimit komunist është marramendëse. Ripozicionimi i ri në politikë dhe pasurim është më lart se fantazia! Më e bukur se ëndrra! Tani ata buzëqeshin me tallje ndaj vetes, kur kujtojnë se për pak u rrëfyen. Pastaj qeshin, i thonë dhe i shfryjnë vetvetes: “Uh, për pak u bëmë qesharakë! Për pak u penduam!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

57 komente në “Pu-Pu-Pu, për pak xheç kërkuam falje!”

    1. Skypion says:

      Ajo qe ka neveritur shume shqiptare, qe ne fillimet e emigracionit ne ShBA, pas renies se diktatures, eshte se shume nga sherbetoret e diktatures komuniste, besnike te saj, madje edhe vete ish-komuniste, moren te drejten e lejeqendrimit ne ShBA. Edhe ne vende te tjera te Perendimit, por vecanerisht ne ShBA, per te cilet njerez te lartpermendur ishte vendi i krimit, korrupsionit dhe degradimit moral me te madh ne planet.
      Nje pjese e kesaj skote, qe nga ShBA, per shkak te mosintegrimit ne jeten sociale atje, sepse e kane te pamundur per shkak te indoktrinimit gjate kohes se komunizmit, mundohet te japin mend per jeten politike dhe sociale ne Shqiperi.
      Natyrisht , qe te gjithe jane me socialisten.
      Pellumb Kulla, gaztori i kohes se diktatures, ai qe bashke me shoke, kishte detyren per t’i bere shqiptaret qe po vdisnin urie, te qeshnin me hir a pahir, me humorin e tyre katundaresk, me skecet e tyre bajate, eshte nje nder nder keta emigrante, te cilet , qe nga ShBA, ashtu te paintegruar sic jane, shkarrashkruajne ne favor te socialistes, perhere kur shperthejne gropat e shumta septike te qeverisjes se saj. Detyra e tyre kete radhe, eshte te mbulojne kuterbimin qe vjen si pasoje.
      Nese ne kohen e diktature, Pellumb Kulla me shoke, kishte detyren pra, t’i bente te besonin shqiptaret se jetonin ne vendi dhe kohen me te lumutur, ne kohen e sotme, jane te detyruar te bejne parfumosesit e mutrave qe shperthejne nga gropat septike qe i ka hapur si kurre me pare pushteti i bijve te baballareve.
      Pas cdo skandali, reagon ky qenefi plak, dhe shume te tjere si ky, qe jane ne emigracion , me shkrime ne mbrojtje te Qeverise socialiste, ne vecanti te Edi Rames. Kur skandalet jane te medha, mundohet t’i relativizojne, kur jane me te vogla, ta cajne veshet duke bertitur per skandalet e qeverive te meparshme.
      Nje shkrimtar soc-realist, pat shkruar dikur per mergimtaret “reaksionare” te kohes se diktatures (Mergata e Qyqeve). Sot, mesa duket , per ironi, paskesh ardhur koha e mergimtareve “perparimtare” … mergata e pellumbave…!!!
      Ne pamje te pare, duket shume e habitshme, se keta jane edhe me te zellshem se ata qe jetojne ne Shqiperi, madje jane edhe me socialiste se socialistet; Nganjehere terbohen fare. Por, nuk ka vend per habi ketu; sepse, sic e thame, keta , ashtu te paintegruar sic jane ne perendim, e vetmja mundesi gjallimi, per t’u ndjere gjalle pra, eshte te lehin nga atje ku jane, si per te treguar se ekzistojne.
      Por, ketu del ne pah gjithe shpirtkatranesia e tyre, shpirti i tyre i vertete i zi. Te cliruar nga pesha e opinionit , per shkak se nuk jetojne ne ate vend ku rendon ky opinion, keta sojsezer e nxjerrin ne pah gjithe zezimin e shpirtrave te tyre, vjellin gjithe vrerin qe kane, e qe u eshte mbledhur per njemije e nje mekate e poshtersisra; keto te fundit te tyre, jo per faj te te tjereve.
      Perhera pra, pas cdo skandali te qeverise, patjeter qe do te dale nje Pellumb te shkarrashkruaje ne mbrotje te saj. Madje, ky katundar-gaztor, nuk ndejti pa folur edhe per ceshtjen e Teatrit Kombetar. Natyrisht , duke marre ne mbrotje vandalet.
      Me ka mbetur ne mendje ajo ngerdheshja ne fytyre e gaztorit, gjate ne emisionin televiziv, kur u zu ngushte analisti Lubonja, i cili me nje miresjellje te tepruar, ia vuri ne dukje poshtersine ne mbeshtetje te qeverise : do mendojne, thoshte rufjani , se mos une kam ndonje interes me ato kullat qe do ngrihen pas shembjes se Teatrit….. edhe qeshte, ne fakt ngerdheshte, nje nga ngerdheshjet me te peshtira dhe veteposhteruese qe kam pare ndonjehere!
      E kishte pergatitur qe ne fillim, kete batute, medemek per t’u dale para atyre qe mund ta akuzonin per nje gje te tille. Por, askush nuk po e akuzonte per kete. Akuza ishte dhe eshte, se mban anen e pushtetareve te korruptuar dhe inkriminuar socialiste.
      Ne shkrimin e mesiperm, rrufjani Pellumb, pasi mundohet te dale mbi “palet” krahinore, me fjale te pergjithshme qe mund t’i thote gjithkush, megjithate, merr shembullin e nje te burgosuri te Thumanes…
      Po, cka ketu, mund te me thote dikush?! Jua them une : kjo eshte nje dinakeri tipike e sojit te ketij gaztorit, sepse sillet, ne menyre gjoja te pafaj, nje kundershembull i deshmive te atyre te Kampit te Tepelenes!
      Megjithese rrufjani plak eshte munduar ta ilustroje kete me deshmi konkrete dhe qe , natyrisht, askush ska pse e ve ne dyshim, sepse ashtu dhe me zi madje ka ndodhur, prapeseprape, nuk mund te ngreje ne ate nivel sa te mund te kunderpeshoje realisht barbarine ne Kampin e Tepelenes.
      Per kete arsye: nuk di nje kamp tjeter ne Shqiperi, ku te denuarit, te lincoheshin dite per dite, ne mengjes ku shkonin ne pune dhe ne darke kur ktheheshin prej saj; te lincoheshin ne kuptimin e pare te fjales, jo ate figurativ; te fyheshin, te shaheshin, te shtyheshin, te peshtyheshin, te goditeshin nga turmat ne dy anet e rruges, te mbledhura enkas per kete qellim.
      Pa folur pastaj, per vdekjet masive te femijeve dhe perdhunimet e perditshme te grave dhe vajzave ne kamp. Si ne asnje kamp tjeter, e theksoj kete.
      Pasi dolen shume e shume politikane, historiane, analiste e intelektuale, te gjithe socialista keta, per te mohuar krimet cnjerezore ne Kampin e Tepelenes, natyrisht qe do te dilte edhe pellumbi yne. Dhe, ja ku doli… ; duke dashur madje te na beje edhe biithen e zgjuar, me sjelljen e kundershembulli dinak!
      Ky nuk eshte nje pellumb; eshte nje sorre.

      1. Y.Z.ZH. says:

        More Skypion qelbesira! A nuk t’u rendua frymemarrja tere kohen me ate maske ne fytyre, mor frikacak i pjerdhur, qe te njohin te gjithe dhe ti vazhdon edhe e mban masken sepse te eshte ngjitur e nuk e shqit dot?
        A nuk te vjen turp per kete jete klandestine qe ben neper gazeta? (Megjithese ne fakt e ke gjysme klandestine se te gjithe te njohin). Me qe i ke vene vetes nje emer tjeter, paske imunitet nga te peshtyturat e komentuesve, kur te shajne nga gruaja? Hajde, thua, se e shoqe e Skypionit eshte. Ti me mire se kushdo e di qe ajo eshte e jotja, por kete rol ke zgjedhur dhe ta kesh me shendet.
        Ti pozon ne analizat ne sherbim te njeres pale me nje gjuhe te zgjedhur e te menduar si te nje analisti te fisme, si te ndonje kandidati per deputet, a per president, (po te mos kesh ndonje dosje, sigurisht) por prape nuk ngrihesh dot mbi banalet, se banal je qe ne gen dhe do te vish te krahasimi “sorre- pellumb”. More edepsez qe te placin syte (edhe syzet), kete shkrim ti e lexon ne favor te socialisteve?!!! E po mbytu ne ujerat e halese tende atehere!

        1. bureto says:

          @Y.Z.ZH! Nga që nuk kam ç’t’i shtoj gjë komentit tënd për skypionin, sepse e kam bërë herë të tjera dhe më zi, s’më mbetet gjë tjetër veç të të uroj: “Gëzuar Bajramin!”

      2. Y.Z.ZH. says:

        More Skypion qelbësira! A nuk t’u rëndua frymëmarrja tërë kohën me maskë në fytyrë, mor frikacak i pjerdhur që të njohin të gjithë dhe ti vazhdon edhe e mban maskën sepse, mbase, të është ngjitur e nuk e shqit dot?
        A nuk të vjen turp për këtë jetë klandestine? (Megjithëse ne fakt, e ke gjysmë klandestine se të gjithë të njohin). Meqënëse i ke vënë vetes një emër tjetër, paske imunitet nga të sharat, nga të pështyturat e komentuesve, edhe kur të shajnë nga gruaja? Hajde, thua, se e shoqe e Skypionit është. Ti më mirë se kushdo e di që ajo është e jotja, por këtë rol ke zgjedhur e ta kesh me shëndet.
        Ti pozon në analizat në shërbim të njërës palë me një gjuhë të zgjedhur e të menduar si të një analisti të fismë, si të ndonjë kandidati për deputet, a për president, (po të mos kesh ndonjë dosje, ëh) por prapë nuk ngrihesh dot mbi banalët, se banal je që në gen dhe do të vish te krahasimi “sorrë- pëllumb”. More edepsëz që të placin sytë (edhe syzet), këtë shkrim ti e lexon në favor të socialistëve?!!! E po mbytu në ujërat e halesë tënde atëherë!

        1. Bureto says:

          @Y.Z.ZH! Nuk kam ç’ti shtoj komentit tënd konçiz dhe të qartë për skypionin, sepse më herët e kam bërë vetë këtë, ndoshta dhe më zi, ndaj s’më mbetet gjë tjetër që në këtë ditë feste të të uroj: Gëzuar Bajramin!

          1. Y.Z.ZH. says:

            @ Bureto! Faleminderit per urimin, megjithese une nuk jam mysliman, por urime ty, i dashur mik: Gezuar e per shume vjet!

      3. Osman Kaceli says:

        Paturpsinë e Pëllumb Kullës e vërtetoi edhe deklarata e tij në vlersimin pozitiv për Rita Gjekën. Kjo e fundit, drejtoreshë e Teatrit Migjeni Shkodër, pak kohë më parë i kerkoi falje Tano Banushit. Kur unë në komentin tim e pietà, në se Tanoja i kishte rà në qafë Gjosho Vasisë, ai dredhoi me përgjigjen se Gjoshoja la meritat e veta etj., etj….
        Hollsitë i gjeni ne faqen e Rita Gjekës!

    2. Cudia says:

      Hera e pare qe lexoj nje artikull kaq te gjate. Dua te them qe vertet me pelqeu. Mendoni sa mire mund te behej Shqiperia sikur qeveria te ishte sot komplet e perbere nga emigrante te suksesshem shqiptare qe jane sot kudo ne bote. Faleminderit z. Kulla!

  1. katarakti says:

    Do te pendoheshin dhe do te ziheshin me gure nga njerezit sikur vendin e demokracise te mos e kishte zene shkerdhatokracia. Sikur ne krye te PD-se te mos ishte vene nje komunist 24 karatsh, por nje intelektual nga ata te asaj kohe, por qe nuk kishte bere pjese ne familjen e gjarperinjve. Tani ata kane gjithe te drejten e Zotit te tallen dhe gajasen. ” Ne beme krime, por beme edhe shume te mira per kete vend. Po ju çfare bete gjate ketyre 28 vjeteve?! Perveçse shkaterruat, vodhet, shitet gjithçka?!” – duket sikur pohojne me qesendi ata. Dhe nuk kane faj.

  2. luzati says:

    kush po flet per komunizmin personi qe sherbeu atij regjimi megjithe mekatet familjare.Por ka te drejte se njerez si ai komunizmi duhet ti conte te hapte toka reja,thante keneta,kete e lane regjizor ,gaztor i shpifur….

    1. Elsa says:

      Te paska mbetur merak qe te paska shpetuar atehere, shoku luzati

  3. Lumi says:

    Shkrimet te Jane bere semundje, or tej.

  4. nexhi says:

    Keto ngjarje jane per te larguar vemendjen nga gjerat serioze te se tashmes dhe socialistet e bejne thjesht per t’i marre nga duart nje kauze PD, e cila per hir te se vertetes nuk ka bere asgje fare per ate shtrese te vuajtur te te persekutuarve.
    PD thjesht i ka perdorur per pushtetin e saj.
    Asnje parti nuk e ka seriozisht kete kauze, thjesht pushteti i tyre, duhet ta ndajme mendjen nga kjo gje!!!!
    Mjere ne qe biem ne kete kurth dhe lexojme nga keto gjera, dhe nga ana tjeter gazeta i futi ne xhep disa klikime.

  5. Peter says:

    Zoti Kulla babai im ka qenë partizan por une nuk kam degjuar kurre nga ai ndonje histori si ato te tuat ne estraden e Fierit per bemat e ballisteve. Megjithese tani jam ne nje Moshe madhore urrejtjen per ballistet dhe krenarine per partizanet dhe luften e ndershme te popullit shqiptar e kam krijuar nga tregimet ose skenaret e tu.
    Prandaj ju zoti Kulla jeni I pabesueshem kur tani shkruani histori te tila si ajo e atij te mjerit per te cilin ju FIRMOSNI.
    Demokracia dhe PD, per ju zoti Kulla ishte e mire per sa kohe ju ishit Ambasador , pa asnje shkolle dhe kulture dipllomatike dhe pasi S Berisha te hoqi ti fillove te hapesh golden kunder tij.
    Une nuk kam ndermend te zgjatem por nje gje di te them qe TI, Sali Berisha, ata qe ju vijne mprapa dhe e gjithe Partia Demokratike jeni e keqja me e madhe e popullit shqiptar.

  6. Kleo says:

    o Katarakti!
    Nuk paske marr vesh fare se ku jeton dhe kush drejton ne Shqiperi . Jane po ata komunista, ose bijt e tyre qe vazhdojne te drejtojne, te vjedhin dhe te tallen me te persekutuarit. Kujt do ti thone po ju cfare bete ? shokeve te tyre komuniste. Prandaj Shqiperia eshte ne kete gjendje.

  7. Nik says:

    Nuk ka diskutim qe vuajtjet a atyre njerezve ne ato kampe te tmershem duhet te kuptohen me keqardhje te thelle por dhe me realizem! Deklarime te tilla si “keto jane monstruozitete si ato milionat e hebrenjve qe u derguan ne furra dhe u shfarosen” jane teper te ekzagjeruara dhe jashte nje krahesim normal. Pikerisht kunder etikitimit “Aushvici Shqiptar” jane shprehur midis te tjereve dhe historiani i shquar, Dr. Pellumb Xhufi dhe se fundi dhe ish kongresmeni Dioguardi. Me shume mirenjohje dhe mirekuptim per Z. Dioguardi per rolin e jashtzakonshem qe ka luajtur per çeshtjet Shqiptare, veçanerisht per Kosoven, te drejtat e Shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe Cameri. Po ashtu nuk mund te harrohet ndihma e tij per ndryshimin paqesor te sistemit politik ne Shqiperi.
    Nik

  8. Bureto says:

    @Ujvarë! E ndjej se në regjimin komunist ke bërë pjesë në atë shtresë që nuk të “ka vrarë këpuca”. Dhe je në të drejtën tënde që t’i gëzohesh arritjeve të asaj kohe, sipas teje, të cilat i përfitonte vetëm një shtresë e privilegjuar. Po ti e di se nuk mund të thuash të njëjtën gjë për fshatarësinë e koperativave, dhe punëtoreve, të cilëve u binte bretku 48-50 orë në javë në punë dhe që këta të dytët, edhe nëse merrnin një apartament 1+1 të ndërtuar me blloqe betoni, nga ata vetë me punë vullnetare të dielën, ditën e vetme të pushimit që kishin, që laheshin njëherë në javë me sapun 15 leksh Rrogozhine dhe vdisnin me kostumin e teritalit që vishnin ditën e tyre të dasmës. E për të mos e zgjatur me arritjet, në fund të fundit tërë ai stërmundim i shqiptarëve rezultoi shkretëtira ekonomike e 1990, që gjeti Shqipërinë, sidomos pas munxëve që na dhanë kinezët, në vitin 1978.
    Sa i përket asaj se si ndodhi që të papenduarit trashëguan pushtetin dhe pasurinë e mbetur të Shqipërisë së drobitur, kjo nuk ndodhi për faj të popullit, të atyre shtresave që tregova më sipër, të perspekutuarve politikë apo ekonomikë nga regjimi i kaluar, jo e jo. Atëhere, pse të tregojmë cinizëm, meqë të mundurit dhe të përvuajturit ngelën të tillë, për faj të fitimtarëve dhe fitimtarët të mbeten po fitimtarë, edhe pse bënë të vuanin pjesën tjetër? Dhe pse ndodhi kështu tashmë kjo dihet. Besoj ke dëgjuar për platformën katoviciane të Ramiz Alisë. Nëse e ke kexuar besoj të kesh konstatuar që nga ajo platformë nuk ka ngelur asnjë presje pa u zbatuar. Ndaj duhet më shumë empati, domethënë, të jemi futur në lëkurën e tjetrit. Kështu është më humane dhe më e ndershme (të shkruaj në gjininë femërore se e tillë është fjala ujvarë, tingëllon më bukur dhe është shqip). Kështu, kërkojnë apo nuk kërkojnë ndjesë persekutorët, kjo mbetet në në karakterin e tyre, por jo në tonin, timin, tëndin dhe mijra si ne, që e njohim mirë atë kohë, aq më keq kur i përligjim ata dhe u japim të drejtë, si dhe po aq më keq të shprehemi në mënyrë cinike: Mirë ua bënë! Ndaj kur lexova P. Kullën kuptova thelbin e problemit që ka Shqipëria sot, mungesën e ndjesës dhe mu për këtë komentin më sipër, e bëra me një fjalë: Perfekt! Sepse atij shkrimi, shkruar dhe nga një mjeshtër, nuk kisha se çfarë t’i komentoje më. Shpresoj të më kesh kuptuar, se nuk e kam zakon shpesh, të bëj komente për komentet, sepse çdo njeri është në të drejtën e tij të jetë mendimin e vet. Të uroj gjithë të mirat dhe natën!

  9. Jimi says:

    I nderuar z Kulla! Jo me gjithcka qe parashtron jam i nje mendje me ju!

  10. Liri says:

    Ishte nje beteje per jete a vdekje. Midis elites se re komuniste dhe elites se vjeter te permbysur. Ka pasur engjej dhe djaj nga te dy palet. Politika e dites ben historine e atyre viteve.

  11. 007 says:

    O ambasadori i djallit Sali ne OKB!Pse nuk thua kush i ka òelesat e kasafortes se dosjeve te sigurimit e AGJENTURAVE qe nuk hapen?I ke ti Salija,Ameriqija ,elez biberaj apo Andi Bushati nip i shokut Hisni qe ne Paris e perdhunonte me gishta bariu i dhive serbi Sali….

  12. Epo kjo pune says:

    Nuk ju pelqejne mendt e amerikanit kur bien ndesh me tuajat, luani me dy standarte, ju e sera juaj te paret i perdhoset disidentin real sepse nuk verifikuat asnjehere kush ishte dissident e kush viktime e kush ordiner. Po ndonje perkujtimore per viktimat e Zogut apo atehere nuk beheshin krime! Vec demokrat nuk jeni sepse mbeteni tendencioz e jo mendjehapur e prandaj debatoni me premisen se te verteten nuk e ka tapi kush

  13. Biometri says:

    Na kenaqe me kete antikomunizmin tend o Mero. Medemek na thua qe ti je antiberishist, por edhe mender antikomunist. Domethan ti dhe askush tjeter je e djathta e vertet ne Albani ndersa ne qe te lexojme ty jemi mengjarashe.
    Edhe ti edhe Edvini na i doni votat dhe leximet po.na thoni jeni gabim ju e kemi mire ne. Sikur.nuk shkon keshtu…

  14. Che Guevara says:

    Si bllokmen jetove ne socializem,si bllokmen jeton ne kapitalizem!
    Mos u mat me ata qe ishin ne burgje dhe internime,o mashtrues ordiner!
    Doni ta diskreditoni realisht socializmin?
    Bejani jeten popullit shqiptar me te mire se ia beri socializmi dhe nuk ka nevoje te derdellitni tere jeten me perralla me mbret!
    Nuk perdhoset socializmi me sharje dhe mallkime nga ju armiqte e tij,por me vepra!
    Pse nuk keni bere ndonje konference shkencore per zhillimet politike,ekonomike,sociale etj ne Shqiperi krahasuar me ato te socializmit ne te gjitha fushat e jetes si arsim,shendetesi,bujqesi,industri,korrupsion,siguri jete,drejtesi,mbrojtje etj?
    A keni guxim te mateni me veprat qe ndertoi socializmi per popullin?
    Kurre nuk e beni dot se ju nuk punoni per popullin,por per vete!
    Di gje ti Pellumb te na sqarosh se pse edhe pas 28 vjet kapitalizem shqiptaret vetem ne vitin e fundit aplikuan 367 mije persona per t’u syrgjynosur nga vendi?
    Ate nuk e qasnin tek porta,ai kerkonte bijen e mbretit per grua!
    Ik o Kulla dhe bej qejf aty ku je se edhe ti si keta horrat tane je!
    Vdiq ai burre shteti qe mendonte per fukarain e jo si Erion Veliaj,qe akoma mburret me nje femije rom qe coi ne spital sapo ishte emeruar ne detyre!
    Doemos kjo ishte edhe shenja e pare e mashtrimit te tij si reklamaxhi!

  15. Thanasi qe ta plasi says:

    Ik more hale. Nuk e di pse ca kellira si ty kane deshiren e shfrenuar per ta shtremberuar te verteten dhe te nxijne realitetin. Kampi i Tepelenes mund te kete qene i tmerrshem sado qe une nuk e besoj sepse llogjika nuk e pranon qe ne Tepelene te beheshin ato qe nuk jane bere as ne Spaç e as ne Burrel por kurresesi nuk mund te krahasohet ky kamp me Auschwitz. Te barazosh kafsherine naziste me sjelljen e keqe te nje pjese te popullit tend, kete vetem nje hale mund ta beje.

  16. M.XH says:

    Z. Pellumb
    Je, si gjithmone i sakte.
    Por,parate e verdha kane fuqi djallezore.

    M.XH
    USA

  17. historiani says:

    Oh sa do ta kisha dashur nje rrefim, pendese dhe ndeshkim te atyre qe bene krime gjate diktatures komuniste, por me nje kusht te ” vogel “: Te rrefeheshin, pendoheshin dhe kerkonin ndjese edhe ” kunderkomunistet “, d.m.th. kriminelet e para 1939, bashkepunetoret e pushtuesve gjate 1939-1944 si dhe banditet dhe hajdutet e pas 1990. Po te ndodhte kjo mrekulli, Shqiperia dhe shqiptaret do te ishin ndryshe, shume me mire. Por, ata jane keshtu sepse te tille ishin edhe perfaqsuesit kryesore te regjimit zogist, ata te atij hoxhist dhe keta paskomunist. Menjefjale, sepse te tille jane shumica jone. Nuk mund te besohet dhe as te pranohet se faje e krime jane kryer vetem ne nje kohe dhe vetem nga nje krah. Keto do te ishin perralla per femije dhe jo te verteta historike.

  18. bujari says:

    Me gjith respektin qe kam per ju zot Kulla, si nje nga intelektualet me te mire te ketije vendi ,per punen dhe kotributin e dhene per vite te tera, une nuk jame dakort dhe me vjen keq qe ju krahasoni kampet e internimit gjate sistemit komunist me kampet ecfarosjes ne mase te milionave njerez nga nazizmi hitlerian. Eshte e vertet qe patur denime apo vuajtje te renda (ashtu si sot qe padrejtisit qe po i behen ketj popull jane nga me te llatarshme qe edhe ti mund ti dish) qe edhe mua me ligeshtojne per ato ndodhi, por ama eshte turp te behen krahasime te tilla.Respekte zoti kulla per shume analiza qe ke trajtuar , por kesaj radhe me duket se ke gabuar.

    1. Elsa says:

      Bujar, zoti Kulla e ka thene qarte qe tamam krahasimet jane te gabuara… Mua shkrimi me pelqen, por nuk rri dot kur komentet me zgjojne kundershtime. Me ndje per verejtjen

  19. Plaku Xhuxhumaku says:

    Pullumo, mire e ke shkruar ti po kur thua “per pak xheç ….” ben nje gabim te vockel gjuhesor sepse “xheç” do te thote “per pak”, pra i bie qe te kesh thene “per pak per pak kerkuam falje. Nejse, e korrigjon heren tjeter.

    1. Bureto says:

      Ka dash të shkruaj ‘për pak desh kërkuam…’, Plako, dhe nga nxitimi ka shkruar ‘për pak xheç kërkuam’. Gjithsesi gjë e vogël është dhe Pëllumbi, me siguri, do reflektojë.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Jo or taj bureto,”xheç” eshte qe c’ke me te, po eshte ne dialekt korcar. Ajo “desh” qe thua zotrote eshte tjeter, po nejse secili sipas asaj qe di. Edhe ti nuk je keq, veteme se ngaterrohesh pak o gjalpush.

      2. Plaku Xhuxhumaku says:

        Jo or taj bureto,”xheç” eshte qe c’ke me te, po eshte ne dialekt korcar. Ajo “desh” qe thua zotrote eshte tjeter, po nejse secili sipas asaj qe di. Edhe ti nuk je keq, vetem se ngaterrohesh pak o gjalpush.

        1. Bureto says:

          O plak xhuxhumak, më duket sikur nickname-in ma ngatërron me butter=gjalpë. Bureto, është emër mali or mik. Përshëndetje!

          1. Plaku Xhuxhumaku says:

            Jo, jo e kam per gjalpin italisht qe i thone “burro”. A ke ngju noi her ti burro fresco? Pra burro, burreto, gjalpush, Po ti mund te jesh edhe mal prej gjalpi, s’prish pune.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        eeeej, CARi i sat’ome

  20. Durimi says:

    Shume je munduar o mik per te sqaruar, por vertete Enveri embylli me tela, po i vriste vete kur kudershtonin , ndersa tani shqiptaret ose vrasin veten ose vrasin e hane njeri tjetrin. Nuk ka ku shkon me tej kanibalizmi qe po ben shteti demokratik, prandaj eshte e kot lufta qe bejne disa kanibale sot per dekomunistifikim. Edhte hakmarrje banale per ti hequr dhe emrin atij vendi. Perfundimisht del se Enveri paska pase te drejte per ato qe ka bere kunder ketyre njerzeve qe sot shikoi se ku arriten nen emrin e lirise apo cthurjes totale.

  21. Sit back and relaks■●▪ says:

    Rrofsh o Pellumb, kam kohe qe i perseris keto qe thua po ti i ke dhene emocionin, strukturen dhe shkallezimin e duhur.. Historia 28 vjecare e shqiperise post enveriane eshte nje histori e denje per hollywood, the movie Godfather do ishte nje hic perballe trilogjise berisha-nano-rama e ndoshta ne pjesen e katert hyn ne skene velua i partise, pendesa e pabere, mashtrimi i madh dhe ringritja e mekatareve.
    Une sot e kesaj dite nuk arrij te kuptoj se si gramoz ruci pranohet te pritet e parlamentin europian, gramozi qe librin e pare qe ka lexuar ka qene libri Kur Themelohej Partia, propagandist i vijes se PPSH, perkrahes i vijes se saj, funksionar i larte dhe minister i brendshem nen udheheqjen e PPSH e qe gjuhe te huaj di vetem cobance e pak rusisht. Komunist i deklaruar dhe socialist i konvertuar. Cfare mesazhi i cojm ne europes me rucin e cfare mesazhi i con europa e amerika shqiptareve te persekutuar nga ai sistem duke pranuar te presi ne takime nje ish komunist fuksionar i larte shteteror i asaj kohe i cili ne vend te ishte harruar diku me ndonje cep sot ne 2018 e bejne kryetar parlamenti. Kush mendon se komunizmi eshte zhdukur apo mundur e ka gabim, ai vetem sa ka ndryshuar forme e permbajtje per tu rikthyer serish ne forma te reja sundimi.

  22. Tutu says:

    Ti Pellumb ( Sorre so te shkonte me shume ) qe hiqesh si nje kampion i demokracise , ne te dy sistemet qe qene nje puntor i agjitpropit… por mbi te gjitha je nhe mjeshter per ti sajuat punet e tua …fresk i ke bere regjimit qe shkoi dhe fresk i bere po regjimit neikomunist qe erdhi… nje cope legen me sens te madh tregetari… ndaj e shet veten jaq shtrenjte…

  23. Moisi Golemi says:

    Z. Pellumb. Qeshin e gajasen, sepse thone “Ne vrame dike per arsye politike, por ndertuam shkolla e zhdukem papunesine. Kurse ne kete cerek-shekulli, demonkratet perseri kane vrare njerez per arsye politike, por ama shkaterruan shkollimin dhe shtuan papunesine, etj, etj”

    1. Korroziu says:

      Ke te drejte Moisi. Ato kane qene vrasje me te mira, me te dobishme ose si i thone “me rendiment”

    2. Korroziu says:

      Ke te drejte, Moisi. Kane qene me te mira ato vrasje, me te dobishme, ose si i thone “me me rendiment”

  24. Dora e zeze says:

    Kriminelet nuk kane ngjyre, nuk jane vetem komuniste naziste ekzistojne edhe ne vendet demokrate(ti i din sh mire)…nuk jemi si ne kohen e enverit qe na tregonin vetem torturat qe i benin neper burgje komunistève. Eshte nje difekt njerezor ta shperdorin pushtetin, shiko se cfare i bene Remzi Hoxhes njerezir e shikut te Sales apo torturat e CIA-s apo ato te ushtrise amerikane ne Bagdat…lista eshte shume e gjate. Komunistet nuk ishin rrace e eger qe ka bere vetem krime , i dha shkolle e pune fshatareve duke i zbritur nga katundi i dha pushtet qe i beri te ndjehen te plotfuqishem por populli i njef zogjte e sorres qe hiqen per pellumba…..

  25. Mbi Monumentet says:

    Rrofsh, Kulle!
    Ky pamflet, ia vlen te shtohet ne Librin e Jetes tende, Luften tende…
    Ja, per kete te dua une,
    per kete e kthej qortimin ne ndjese…
    Ata jakekthyerit, me te kyqen e kthyer ne blu te shplare, do te kthehen serish, me dacibahot e mbajtesve te medaljoneve te Shehut, por edhe ata jane te mirekuptuar.
    Xhech i beri Berjosha te besonin se ishim te tere Bashjevuajtes! Po na e thoshin edhe neve kete! Po gjene kujrohet nje here ne hene PDja, dhe shehleret ndjehen te lehtesuar qe nuk e thane se paten qene Bashefajtore…!
    Duam ta besojme Enkelejdin, por jam frike se Sala do ta doreheqe doreheqjen serish…ndaj mbeten gjalle Luftrat e Tua!
    Rrofsh…
    Mos thuaj faleminderit!
    Ka rendesi qe je serish Kulle.

  26. Alboz934 says:

    Me shume kuptova nje nje lajthitje nga ana jote more z. Kulla . Ne fillim flitet ndrysh me ate çka flitet nga mesi e ne fund . Ti me duket je i semure me haluçinacjone prandaj te keshilloj te shkosh ne amerik qe te kurojne mire .

  27. Fieraku nga Ferrasi says:

    War rooms
    Xhuxhumaku
    Xhec- desh
    Per pak desh kerkuan falje
    Po’ s’na prishur Pune kjo
    Pune na prishin kriminelet 75 vjet ne pushtet.

  28. E c'vete ketu says:

    Zoti shoku Pellumb!
    Duhet te biesh dakort qe pordhet e katundarit jane te padurueshme e ne kete konteks nje nder krimet me te medha te shtetit te Enverit eshte se na ka katundare shume, rreth 74 %.
    Ju ja fusni pordhes katundare kot kur kapeni pas kampeve te internimit. Krimet e shtetit te Enverit per nje njeri qe do te thote dicka jane :
    1. Shkaterroi pronen private.
    2. Na la katundare shume, (i la te pacivilizuar). Ti pate fatin e madh te mos ngelesh katundar fale tij, por era e pordhes katundare te zhduket pas disa brezave, qofsh edhe ne USA. E katundaret shqiptare nuk e dijne se cka eshte shteti.
    E mira me e madhe e shtetit te Enverit eshte qe vazhdoi dhe e perfundoi punen e mbretit zog per cislamizimin e Shqiperise. (kujto qe 70 % e popullsise ishte myslimane).
    Persa i perket krimeve, duhet te pranosh qe shteti ben edhe krime si nje nga detyrat funksionale te tij (provoje ne USA te heqesh duart nga timoni kur te ndalon policia).
    Pyrfytyro sikur shteti i Enverit te te mobilizonte e te dergonte te luftoje kundra ruseve te Kutozovit ne acarin e dimrit rus sic beri Napoleon Bonaparti me francezet. Do beje me estrade ? TI JE NDER PERSONAT E PAKET QE I KANE PARE HAJRIN SHTETIT SHQIPTAR, A M B A S A D OR.
    PRANDAJ PERPIQU TE HASH ME PAK M_T PER SHTETIN ISH TEND, SE PA NGRENE, DIHET QE NUK MUND TE RRISH.

  29. aleko says:

    boll e kemi nje spac qe na jepshenjen e kuqe, ahere cfare duam nta mbushim shqiperine me space?..Per pullimbin ruaj respect por me ca shkrime qe ben me duket teper ekstremist per kulturen qe ka..po te akuzoheshin burgjet dhe krimet ne tepelene e gjetke me ato te nazisteve kunder izraeliteve ahere shqiperia duhet te ishte zhdukur krejt dhe jo te trefishohej si popullsi. kur diheet qe popullsia ne Kohen e zogut ishte dicka me pak se popullsia qe ka vetem Tirana sot.. jemi te vegjel dhe nuk mund te vazhdojme te vetakuzojme veten inekstremus..Lufta e klasave eshyte e vertet denoi mjafte njerez per bindje politike ne te gjithe vendet socialiste, madje po te krahasojme per numur popullsise, 4 apo 5 mije te vrare te ne nga gjyqet komuniste jane shume me pak me te dhenat e besushme per mbi 20 miljon te vrare ne Kohen e Stalinit apo dhe ne vende te tjera ish komuniste.per te mos folur per viktimat e sotme tek ne qe, mund te jete disa fish krahasuar me ato komuniste pavaresisht se ne dukje duken si viktima jo shteterore ne thelb shteti eshte pergjegjes sepse administron nje popull qe e ka leshuar azat rrugeve te botes…cdo gje duket qarte zoti kulla: Shqipeia e sotme e demokracise po shkon me shpejtesi ne origjine domethene dhe pak kohe duhen dhe popullsia e shqiperise zbret perseri ne nivele qesharake te kohes se zogut, nderkohe me veprimet qe po bejene Shqipetaret me ne krye politikanet , dhe intelektualet eshte thjesht demaskimi dhe shkaterrimi I vetevetes…Dhe rezultati dihet dhe shihet..

  30. petro says:

    Pullump kulla je nje maskara shpifes e i degjeneruar.nuk ke cfar ti besh gomarit dhe i bie samarit.Ne kete bote mjerane ne klufte te perditeshme per te mbijetuar tye gjtha rracat e te gjithe kontinenteve,te gjithe njerezit e botes se perparuar apo te prapambetur te pasur apo te varfer kudo qe nga amerika rusija afrika apo australia kane jertuar ne konflikt gte oerhershenm me njeri tjetrin sipas sistyedmeve qe kane pasur demokratike apo diktatoriale por as njerti nuk ka bere permendore per kampe austvici ashtu sikunder bejne ne shqiperine e vogel dhe qwe ti i perkraj e cila ne gjithe historine boterore nuk ze as nje peshe.por je njeri i turpeshem qe kerkon te turperosh vendin tend.je nje mi qe ke ndenjur i fshehur se duhet te ishje ti ne vend te atije te burgosuri qe ke pershkruar e cila nuk eshte e vertete por e ke cpifur ti,

  31. Schindler's List (2) says:

    kam bere nje koment para 15 oresh me nickun “Schindler’s List”
    .
    Nuk e di pse eshte censuruar ?

    zoti Mero Pellumb Kulla eshte njeriu i gabuar ne kohen e gabuar dhe ne gazeten e gabuar te botoje keto “delete”
    .
    nese amerika e pellumbit te marikes dhe amerokanit mero nuk denon krimet e saliut keto kampet e tepelenes jane te justifkuara per kohen e enverit ashtu si qindra mije japonese qe shkaun ne shkretetirat e nevades

  32. Mentari says:

    Tepelena Bastioni I kriminalitetit Komunist e i Poppullit Kriminel (Ali Pashe Tepelena, Mehmet Shehu etj.) Nuk mbulohet Muti me Shosh. MInistria e mbrendshme (1948-1981) 60% e efektivit te saj nga Tepelena dhe Akoma vazhdojne edhe sot (Ruci,Tahiri,Xhafa,Chako etj. nje karakter criminal.

  33. Nik says:

    Ysh Skypion pèr pazar ,
    se mir tè paskan kullotur,
    dhe me ujè tè kam ngopur.
    Hajt! hajt! ysh! yshè!
    tè bèftè ujku mè dyshè.

    Po ku e njeh ti tè madhin Pèllumb Kulla more Skypion?E para 100% qind èshtè e sigurt se nè fshatin ku jetoje ti estrada e vlorès dhe e fierit nuk kanè dhènè shfaqe dhe nuk mund ta njihe, por ju falè kompjuterit po zhvilloni kulturèn tuaj tè anonimit duke vjell vrer ndaj popullit shqiptar,jam kurioz tè di nèse policia e postès shqiptare funksionon njè ditè mundet tè kèndojnè kèngèn edhe ju.
    Pèllumb Kulla èshtè viktim e sistemit monist dhe e pagoj shtrenjt ,menjeher sa erdhi nè Vlorè e dèrguan nè kavèn e gurève nè Shashicè dhe pa u pèrulur me vullnet dhe dashuri ngriti estradèn e vlorès nè piedestal qè sot e kèsaj dite vlonjatèt e kujtojn me shumè respekt ,dhe mè vonè estradèn e fierit shpalosi gjith talentin e tij .

    Pèrsh,,, Pèllumb nga Italia.

  34. Shqiptari says:

    Ju lumte pena zoti Kulla.
    Faleminderit !

  35. mirel says:

    Ik mer qen i jargavisur. Legen b.thqim.

  36. Malo says:

    Edhe zoti Dioguardi politikan eshte, e hedh vallen sipas melodise, melodia sot eshte dollari.

  37. Pokeristi says:

    Z.Kulla!
    Si ghithmone nje shkrim i arrire.Asgjesimi i memorjes kombetare behet i dukshem,behet i ndijshem per ata qe kane shpirt,per ata qe kane zemer,per ata qe kane tru.
    Humori,ironia,sarkazma,metafora jane elemente evidente te intelektit njerezor.Me nje mjeshteri artistike,besnik i realitetit me nje llogjike te shendoshe analiza sintetike e shkrimit te mesiperm e ngre kete shkrim ne nje shkrim epope,ku perfshihen dekada te historise tone.
    Edhe une xhexh dua te te them por me duket sikur s’ta them dot.E gjende po t’a them:
    Pellumb pa te bere qejfin,”Je nje aset kombetar”.

Lini një Përgjigje te Fieraku nga Ferrasi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *