Shembja e urës në Gjenovë tregon se çfarë nuk shkon me Italinë e ditëve të sotme

20 Gusht 2018, 15:47Bota TEMA

Nga Silvia Marchetti, CNN

Për shumë vite, shumë njerëz kishin qenë të shqetësuar se ura Morandi, Ura e Bruklinit të Gjenovës, siç e quajnë disa, do të shembej herët a vonë.

Qytetarë, arkitektë dhe inxhinierë kishin folur publikisht, siç kishin folur fshehurazi një ose dy politikanë lokalë.

Për shumë njerëz, kjo ishte vetëm një çështje kohe.

Por, kur ajo u shemb duke vrarë dhjetëra njerëz, ferri i zakonshëm politik u ndez, me palët që akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa qeveria ia vuri të gjithë fajin ofruesit të shërbimeve të autostradës, në kërkim të një “koke turku”.

E vërteta e trishtë është se tragjedia mund të ishte shmangur. Shiu nuk kishte të bënte fare me të. Katastrofa ishte për shkak të “një gabimi njerëzor”, sipas Prokurorisë Publike të Gjenovës.

Ura, si shumica e rrugëve dhe autostradave në Itali, kishte nevojë për një ndryshim të madh dhe jo për shkak se ishte ndërtuar dekada më parë.

Ka ura që datojnë në Romën e Lashtë që ende qëndrojnë.

Ura e Morandit në Gjenovë, nga ana tjetër, po afrohej me fundin e saj, në nevojë të vazhdueshme për riparime që përfunduan në rregullime të vogla, pak a shumë si të rregullosh një makinë që i ka ardhur fundi në vend që të blesh një të re.

Nuk iu bë kurrë një ndryshim i plotë, pavarësisht se dihej që nevoja për vëmendje ishte urgjente.

Planeve për një autostradë alternative nuk iu kushtua vëmendja e duhur, ndërsa njohuritë teknike më të përshtatshme mund të kishin parandaluar përkeqësimin e urës.

Tani e dimë se materialet e përdorura për ta ndërtuar atë ishin të vjetëruara dhe të papërshtatshme për të përmbushur nevojat e rritjes së qarkullimit të automjeteve.

Trafiku, veçanërisht në veri, është rritur ndjeshëm që kur ura u ndërtua në vitet 1960. Gjatë viteve, ajo ishte kthyer në një ndër kryqëzimet kryesore të autostradës në Itali, duke lidhur rajonet e ndryshme në Francë.

Infrastruktura moderne është vendimtare për zhvillimin dhe sigurinë e çdo vendi, por duket se nuk është një prioritet i lartë në Itali.

Pas tragjedisë, Matteo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë dhe kritik afatgjatë i BE-së, shkroi: “Nëse ka kufizime evropiane që na pengojnë të shpenzojmë para’ për të siguruar shkollat ku shkojnë fëmijët tanë ose autostradat ku punojnë punëtorët tanë, ne do të vendosim sigurinë e italianëve para të gjithëve dhe gjithçkaje”.

Por e vërteta është se fondet publike të destinuara për të modernizuar rrugët ose për të ndërtuar të reja janë alokuar, por shpeshherë nuk harxhohen kurrë.

Paratë janë atje, por nuk dimë se çfarë të bëjmë me to.
Italia mbetet nën mesataren evropiane për të mos investuar fondet e BE-së për projektet e infrastrukturës.

Investimet në infrastrukturë mund të jenë të vështira për t’u arritur. Mund të duhen vite, madje edhe dekada, për të ndërtuar ndonjë gjë dhe jo për shkak të rregullave të rrepta fiskale të Evropës që kufizojnë shpenzimet. Ky është vetëm një justifikim i dobët.

Politika ka pjesën e saj të fajit dhe të turpit. Një qeveri e sapozgjedhur është në gjendje të “zhbëjë” planet kyçe të infrastrukturës të miratuara nga një qeveri e mëparshme thjesht për shkak të një “ndryshimi të prioriteteve” ose presioneve nga lobet e ndryshme. Hartat e rrugëve ndryshojnë çdo herë që një parti e re vjen në pushtet.

Burokracia është një pengesë tjetër që pengon projektet infrastrukturore të zbatohen plotësisht në Itali.

Pastaj është mafia. Korrupsioni i zyrtarëve publikë dhe infiltrimi i grupeve kriminale në tenderët publikë ngadalëson përmirësimin e infrastrukturës publike italiane.

Autostrada që shkon deri në pikën jugore të Italisë mori pothuajse 50 vjet për t’u përmirësuar dhe përfunduar për shkak të hetimeve të vazhdueshme. Mbaj mend që dikur kam bërë zig-zag me makinën time në mes të njerëzve që punonin dhe tabelave që lajmëronin lunime derisa arrita poshtë në Siçili. U desh shumë kohë.

Hetimi i Gjenovës do të marrë kohë për të përcaktuar se kush duhet të fajësohet. Po ndërkohë, çfarë bëhet?

Ndoshta, autoritetet italiane mund të vënë në hartë të gjitha zonat kritike dhe të përcaktojnë një plan serioz dhe afatgjatë të infrastrukturës që nuk do të hidhet në plehra pas pak vitesh nga një qeveri e re.

Siç e kemi zbuluar këtë javë, vonesa në përmirësimin e infrastrukturës nuk është vetëm e papërshtatshme, por mund të jetë vdekjeprurëse.

 

2 komente në “Shembja e urës në Gjenovë tregon se çfarë nuk shkon me Italinë e ditëve të sotme”

  1. says:

    Italia është superfuqia e 8 të ne botë., Greqia është zhytur në fekale me një borxh publik 180 %të PIB.

  2. Mbreti says:

    Italia sesh shtet serioz, por nje gypsi Shtet, 65 Milion Gyphane, normal qe heret a von do shkoj ne te semes, kur ka qen italia pa leket e deutscheve, mu…t greku, ka… Italia, Spanja, Portugalia, Ghysma e Frances, Turkiye, Brazil, Lebanez , Kurdish Milet ni bajge nga me te mejte ne te djathte bjeri ne gabelretultat do figurosh, lesh popull lesh milet, te ishte shqiperia ne permasat e italis apo greqis etj do ishte nje superfuqi jo rrumpallmilet si kto mesiper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje