A e njollos lëvizjen #MeToo rasti i aktores Asia Argento?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vitin e kaluar, aktorja italiane, Asia Argento, ishte një nga zërat më të fortë të lëvizjes #MeToo. Në krah të Rose McGowan, ajo foli në emër të të gjitha femrave që kishin rënë pre e abuzimit ose ngacmimit seksual të meshkujve të fuqishëm të Hollivudit. “Derra të tjerë do të zbulohen”, pati thënë Argento në hapat e parë të lëvizjes. Dhe ashtu ndodhi. Një lumë denoncimesh në adresë të shumë regjisorëve dhe aktorëve të njohur pasoi.

Por qëkur “New York Times” botoi një shkrim që i referohej disa dokumenteve që kanë vlerë ligjore, Asia Argento ka heshtur. Në bazë të dokumenteve të mësipërme, Argento, një ish-e abuzuar, është kthyer në abuzuese. Ajo ka paguar heshtjen e aktorit Jimmy Bennet (në foto), të cilin e ka ngacmuar seksualisht në vitin 2013. Madje, në atë kohë, Bennet ishte ende minoren (17 vjeç), ndërsa Argento 37 vjeçe.

Argento ka punuar për herë të parë me Bennet në vitin 2004, kur ai ishte vetëm 7 vjeç. Në filmin “The Heart Is Deceitful Above All Things”, Argento luante rolin e një prostitute, ndërsa Bennet ishte në rolin e djalit të saj.

Dalja në dritë e kësaj historie mund ta njollosë lëvizjen #MeToo dhe për këtë shumë prej aktivisteve të saj nuk ndihen mirë. Ato përballen me pyetjen: Çfarë duhet bërë me viktimat që mund të jenë kthyer në viktimizuese?

Feministet kanë reaguar të parat. “Njerëz cinikë do të përdorin shembuj të izoluar të sjelljes së keqe të femrave për të argumentuar se ngacmimi seksual nuk është domen i meshkujve, edhe pse abuzime të tilla nuk kanë aspak gjini. Injorojini këta njerëz, nuk kanë aspak interes që të bëhet drejtësi”, shkroi në Tuiter menjëherë pas lajmit shkrimtarja feministe Moira Donegan.

Tarana Burke, një nga themelueset e lëvizjes, thotë se dikush po përpiqet që me anë të kësaj historie të diskreditojë #MeToo. “Si njerëz, nuk jemi qenie të përkryera dhe secili duhet të japë llogari në mënyrë individuale për veprimet e tij”, thotë ajo.

Një zhvillim i tillë nuk mund të mos sillte reagimin e palës kundërshtare. Avokati i producentit Harvey Weinstein, Benjamin Brafman, është shprehur se Argento ka treguar një “nivel mahnitës hipokrizie” dhe rasti në fjalë tregon se akuzat e ngritura ndaj klientit të tij nuk qëndrojnë.

Ashtu si edhe në rastin e Weinstein, Kevin Spacey e shumë të tjerë, një skandal i tillë pritet të reflektohet edhe në karrierën e Argentos. Poducentët e “X Factor” në Itali, ku aktorja do të shfaqej si anëtare e jurisë kanë thënë për “Hollywood Reporter” se do ta pushojnë nga puna nëse historia rezulton e vërtetë.

Një nga zërat më të fortë të lëvizjes feministe në Hollivud, Rose McGowan, u shpreh se në lidhje me rastin nuk duhet gjykuar menjëherë.

“E kam njohur Asia Argenton para 10 muajsh. E përbashkëta jonë është se kemi ndarë të njëjtën dhimbje të të qenit të abuzuara nga Harvey Weinstein. E kam zemrën të thyer. Unë do ta vijoj punën time në emër të viktimave si unë, kudo që janë. Asnjë prej nesh nuk e di të vërtetën e rastit në fjalë dhe jam e sigurt se më shumë do të mësojmë me kalimin e kohës. Mos u tregoni të ashpër”, shkroi ajo.  (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “A e njollos lëvizjen #MeToo rasti i aktores Asia Argento?”

  1. says:

    Dashuria lë gjurme ndaj jo lojra të tilla me asnjërin tentues.

  2. Dan says:

    Hipokrizia eshte norme e ketyre lamasheve te Hollividit qe jane bere si palacot me te ndyre qe ka kjo bote. Jane bashkuar gjithe hipokritet dhe po na thone qe notmat tuaja qe keni ndjekur ne shekuj jane kot dhe keta qenkan te moralshem dhe gjingja te bute qe jane te pafajshem….. Cfare eshte me e keqja eshte se jane bashkuar gjithe plehrat dhe na bejne moral….. perfshi ketu edhe te majtet liberale qe per cdo gje ankohen dhe cojne zerin.
    Mos ju besoni fare se te gjithe jane te perlyer dhe te ndyre. Qendroni larg nga trushplarja e tyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *