ANALIZA: "Të biesh në fund dhe të ringrihesh", ja si e kanë ndryshuar krizat dhe ndihmat, ekonominë e Greqisë

21 Gusht 2018, 10:38Bota TEMA
ANALIZA: "Të biesh në fund dhe të ringrihesh", ja si e

Në kohën e paketës së parë të ndihmës ekonomike (e para nga tre) në maj të 2010, politikanët nga vendet huadhënëse të eurozonës argumentuan se kriza ishte rezultat i paqendrushmërisë kronike fiskale dhe ekonomike. Dhënia e huave u shoqërua me kushte strikte që mbulonin gjithçka nga shpenzimet e qeverisë në administratën publike edhe në drejtësi, shkruan Bloomberg.

Pra, si ka performuar Greqia?

Goditja ekonomike

Ndërkohë që efektet e rrëzimit të Greqisë u ndjenë edhe përtej kufijve të vendit të saj prej 11 milionë banorësh, efektet e krizës veçanërisht brenda vendit ishin dramatike. Ekonomia e vendit ra me një të katërtën dhe standardet e jetesës ranë pasi humbja e më shumë se një milion vendeve të punës e çoi papunësinë në një nivel shumë të lartë, prej 28 për qind.

Të biesh në fund

Si e kanë ndryshuar krizat dhe ndihmat, ekonominë e Greqisë

Për kreditorët e vendit, kjo ishte kostoja e vendosjes së rritjes ekonomike në një bazë të qëndrueshme. “Objektivi përfundimtar i planit të ndihmës financiare dhe reformave në Greqi gjatë tetë viteve të fundit ka qenë krijimi i një baze të re për të pasur një rritje të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, tha në një deklaratë gjatë ditës së djeshme, Mario Centeno, Ministri Portugez i Financave, i cili kryeson takimet e homologëve të tij të Eurozonës. “Edhe pse ky proçes mori pak më shumë kohë sesa ishte parashikuar, ne gjithsesi ia arritëm objektivit tonë”.

Financat publike

Kriza financiare globale  greke arritën pikën e saj kulminante kur qeveria e sapo zgjedhur e George Papandreut zbuloi se Greqia e kishte mashtruar të gjithë botën për financat e saj, gjë kjo që bëri që defiçiti i saj buxhetor i 2009 u rrit me më shumë se 15 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, rreth pesë herë më shumë se kufiri i vendosur nga BE-ja. Në vitet e fundit, debati mbi financat greke është përqendruar kryesisht më shumë në sasinë e borxhit publik dhe në bilancin fiskal, duke përjashtuar kostot e shërbimit të atij borxhi. Një gjë e tillë do të thotë se ajo i ka kushtuar më pak vëmendje faktit se gjatë dy viteve të fundit, të ardhurat kanë tejkaluar shpënzimet dhe se qeveria ka pasur një sufiçit të përgjithshëm.

Stanjacioni fiskal

Greqia zvogëloi shpenzimet dhe rriti taksat për të vendosur buxhetin e saj sërish në ekuilibër

Një gjë e tillë është arritur duke ulur shpenzimet dhe duke mbajtur të ardhurat pak a shumë të pandryshuara. Por duke pasur parasysh nivelin e rënies, mbajtja e të ardhurave në nivele të qëndrueshme do të thoshte që grekët e klasës së mesme do të detyroheshin të paguanin gjithnjë e më shumë në taksa.

Barra tatimore

Grekët u detyruan të paguanin më shumë taksa, për të mbështetur në këtë mënyrë të ardhurat në rënie të shtetit të tyre

Administrata publike

Përsa i përket shpenzimeve, problemet fiskale të Greqisë u shkaktuan pjesërisht nga një shpërthim i punëve të sektorit publik në vitet para rënies. Refuzimi për të pushuar punëtorët u shndërrua në një pikë debati midis qeverisë dhe kreditorëve.

Reduktimi i nr. të punonjësve

Greqia e ka reduktuar shumë numrin e punonjësve të saj publikë

Kjo situatë u tensionua akoma edhe më shumë pasi Greqia reduktoi listën e punonjësve publikë në 150,000, duke punësuar një person përgjegjës në krye të pesë departamenteve dhe veçanërisht duke mos rinovuar kontratat e përkohshme. Gjithsesi, përparimi ka qenë i ngadalshëm në përmirësimin e shpejtësisë së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve civile në sistemin e drejtësisë dhe mbi të gjitha në tërheqjen e investitorëve.

Konkurrenca

Gjatë tetë viteve të fundit, refreni i vazhdueshëm nga vendet e eurozonës dhe FMN-ja ishte se Greqia ka nevojë për më shumë reforma strukturore për ta bërë atë më konkurrues të ishte e mundur. Gjatë tre paketave ndihmuese, ajo shiti asetet shtetërore, ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse në tregun e energjisë elektrike dhe ka ndryshuar rregulloret duke filluar që nga ssitemi i drejtësisë për avokatët e deri tek parukieret. Ka pasur gjithashtu një rënie të madhe të kostove të punës, veçanërisht pas reformave dhe pas uljes së pagës minimale në vitin 2012.

Ulja e pagave

Paga e punëtorëve grekë u reduktua me një të pestën/ orë që prej 2010

Së bashku me rritjen e taksave dhe humbjen e vendeve të punës, goditja që morën grekët në reduktimin e nivelit të pagave, ishte një faktor ndikues shumë i madh në rënien e standardeve të jetesës greke. Kryeministri Alexis Tsipras dëshiron të ndryshojë disa nga reformat e punës, duke përfshirë këtu edhe rritjen e pagës minimale. Greqia nuk ka qenë pjesë e atyre vendeve që një pjesë të rimëmëbjes nga kriza e patën si pasojë e rrijes së eksporteve, siç ishte Irlanda apo Spanja.

Ribalancimi i jashtëm

Sektori i eksportit të Greqisë është rritur në përpjesëtim me një ekonomi të përgjithshme në tkurrje

Sektori financiar

Në fillim të krizës greke, bankierët e vendit pëlqyen të argumentonin se institucionet e tyre drejtoheshin sipas mënyrës konservatore dhe se ky ishte një problem i lindur në sektorin publik. Cilado qoftë e vërteta e atij pohimi, u desh që të kalonte vetëm shumë pak kohë që ky sektori financiar të shkonte drejt niveli të tij më të ulët. Për një kohë të gjate, bankat ishin të paafta për të paguar, pasi ristrukturimi i borxhit të vitit 2012 uli vlerën e portofolave ​​të tyre të obligacioneve dhe tre vjet më vonë ato u mbyllën për javë të tëra përpara se të rihapeshin me kontrollet e kapitalit në vend. Ato ende vazhdojnë të vuajnë pasojat, me kredi të varfëra që arrijnë në gati 50 për qind të librit të tyre.

Financime të ndryshme

Huadhënësit grekë dalëngadalë po e rimarrin veten, duke u larguar kështu nga mbështja e Bankës Qendrore

Një situatë e tillë traumatike, ka çuar në humbjen e depozitave dhe linjave të financimit ndërbankar. Nevoja për këtë financim emergjent është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme dhe në prag të daljes nga paketat e shpëtimit, ajo u tejkalua edhe nga fondet ndërbankare për herë të parë që nga fillimi i krizës. (Bloomberg, monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje