Fantazisti kërkon 200% rritje rroge për të qëndruar tek Arsenal

21 Gusht 2018, 21:07Sport TEMA

Arsenal ka refuzuar të pranojë kërkesat e Ramsey për një rinovim, teksa uellsiani kërkon të paguhet njësoj si ylli i ekipit Mesut Ozil, pra 380,000 euro në javë.

Topçinjtë kanë shpresë që fantazisti të firmosë një kontratë të re në Emirates, por nuk kanë pranuar kërkesën e tij fillestare, sipas Standard.

Uellsiani aktualisht merr 140,000 euro në javë dhe kërkon ta trefishojë të ardhurat javore me marrëveshjen e re.

Klubi a paralajmëruar ish-lojtarin e Cardiff se Ozil është një figurë më e madhe globale dhe ai duhet të reflektojë.

Ramsey i kanë mbetur vetëm 11 muaj në kontratën aktuale, çka do të thotë se ai do të jetë në gjendje të flasë me klube të tjerë në janar.

Chelsea dhe Manchester United janë duke vëzhguar nga larg situatën, gati për të ndërhyrë.

2 komente në “Fantazisti kërkon 200% rritje rroge për të qëndruar tek Arsenal”

  1. edmond says:

    nuk vihet presje dhjetore as pike ne shifren 140 000, sepse merret 140 €,
    faleminderit per mirkuptimin,

  2. says:

    I pamë si ishin të pregatitur në ekipet e tyre gjatë perfajqsimit në Botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje