Jari shpjegon kush janë 1 milionë shqiptarët që nuk kanë lexuar asnjë libër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas lajmit të INSTAT, se gjatë vitit të aluar 1 milionë shqiptarë nuk kanë prekur një libër me dorë, Jari ka postuar reagimin e tij në Twitter:

“Një milionë votat kundër opozitës, janë ata 1 milionë që nuk lexojnë libra”

Reagimi i Jarit u pasua nga komenti i tij sqarues:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Siç e dëgjuat, vitin e shkuar 1 milionë shqiptarë nuk kanë prekur libra me dorë.

Siç e dini, Edi Rama ka pesë vjet që mburret me 1 milionë shuplaka kundër qeverisë.

Këto të ashtuquajtura 1 milionë shuplaka janë pikërisht këta 1 milionë njerëz që nuk lexojnë libra.

Këta dijnë të lexojnë vetëm fletën e votimit.

Duke qenë se tani këta janë në pushtet, merren gjithë ditën me punët e qeverisjes, me tendera, me favore dhe abuzime, dhe nuk kanë kohë të lexojnë libra.

Librat na kanë ngelur ne që nuk kemi çfarë të bëjmë.

Ja përshembull, unë që kur kam ikur nga Presidenca kam lexuar 5 herë librin e Fahriut, “Berisha mes kasandrave”.

Doktori po ashtu.

Luli nuk e di tamam, por jam i sigurtë që dhe po nuk e ka lexuar, se ka punë, ka dëgjuar për atë libër.

Kurse këta që 1 milionë shqiptarët që votojnë kundër nesh, nuk kanë mendje tek leximi.

Ata kanë lexuar vetëm librin “Kurbani”, dhe nuk lexojnë më libra të tjerë.

Prandaj është mirë që INSTAT të mos fshehë të dhënat.

Duhet të bëjë profilin e njerëzve që nuk kanë lexuar libra dhe ata duhet të dalin në përfundimin se ata kanë qejf Edi Ramën, votojnë PS dhe janë dakord me reformën në drejtësi.

Nga kjo kuptohet se kush janë ata.

Ndaj dua të denoncoj INSTAT, që nuk e çon deri në fund të vërtetën.

Në që jemi të kulturuar nuk na do njeri.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Jari shpjegon kush janë 1 milionë shqiptarët që nuk kanë lexuar asnjë libër”

  1. Shaba says:

    Nuk e kuptoj pse Jari ka lexuar 5 here pa u lidhur librin e famshem “Berisha mes kasandrave”, sepse Jari i perket rraces se ushtarit te Enverit. Ne kohen tone Jari vazhdimisht lexonte librin e famshem ushtatak “Lufta Popullore” qe e dalloi ate midis nesh. Te gjithe ne oficeret qe lexonim nga halli jemi ne pike te hallit sot. Jari mire ahere mire sot! Me siguri qe dy librat qe ka lexuar gjate jetes se tij, jane celsi i suksesit te tij.
    Pikerisht keto dy libra i dhane frymezimin e tij te famshem kur ishte President. Dekoroi dhe ke nuk dekoroi,por asnjehere nuk i vajti mendja per ne shoket e shkolles Skenderbe. Me duket se ai nuk e ka inatin me ne. Me duket se urren Skenderbeun qe ne ish ushtaraket e mbajme si strateg te luftem popullore sepse Jari mendon se ai ne artin ushtarak eshte shume me lart se Skenderbeu. Aq me teper qe Skenderbeu ka vrare Turqit,vellezerit tane, kurse Jari nuk ka vrare asnje zog.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Jari
    .
    Më shumë respekt kisha për ty o Jar
    kur mustaqe mbaje, dukeshe babaxhan
    e dhjeve ca kur mustaqet hoqe ti o Jar
    por kartolinat që na nis t prapë i qan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *