Lihtejshtajni frymëzim për Shqipërinë: Ja si arriti minishteti me 40 mijë banorë në mrekullinë ekonomike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ti mund ta zhdëpësh Lihtenshtajnin në futboll, por në ekonomi i merr të keqen…

Lihtenshtajni, një minishtet prej vetëm 40,000 banorësh, që ndodhet midis Austrisë dhe Zvicrës, është një nga më të pasurit në botë.

Pavarësisht se është një vend shumë i vogël dhe me mungesë të burimeve natyrore, Lihtenshtajni ka evoluar në një ekonomi tejet të suksesshme.

Që nga mesi i shekullit të 20-të, Lihtenshtajni është shndërruar nga një tokë kryesisht bujqësore në një qendër biznesi global. Aty ekziston një ekonomi shumë të larmishme të dominuar nga sektori i shërbimeve me një numër të madh të kompanive të vogla dhe të mesme.

Dhe e gjitha kjo i dedikohet politikës së taksave. Domethënë, ky vend ka qenë një strehë e taksave  favorizuese për vite të tëra, gjë që ka tërhequr shumë kompani të huaja që të investojnë aty.

Taksat e ulëta, ku tatimi mbi fitimin është vetëm 12.5 për qind, si dhe regjistrimi i thjeshtë i kompanive, ka tërhequr shumë investitorë për të filluar një biznes në Lihtenshtajn dhe këto të ardhura tani përbëjnë rreth 30 për qind të buxhetit të shtetit.

Lihtenshtajni është në një bashkim doganor me Zvicrën dhe si monedhë përdoret franga zvicerane. Si një vend shumë i vogël pa burime natyrore, më shumë se 90 përqind e nevojave për energji zgjidhen nga importet.

Që nga viti 1995, Lihtenshtajni ka qenë anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane dhe qeveria e tyre punon për të harmonizuar politikat ekonomike me vendet e  Bashkimit Evropian.

Është interesant se fakti më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Lihtenshtajn i përket tregut të vendeve fqinje – Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë.

Që nga viti 2008, Lihtenshtajni ka qenë nën një presion në rritje, veçanërisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të mungesës së transparencës në sistemin e taksave dhe të sistemit bankar ose të sekretit të fortë bankar.

Pas kësaj, ata nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe mbi shkëmbimin e të dhënave tatimore me vendet e tjera. Nga ky vit, Lihtenshtajni me Bashkimin Evropian automatikisht shkëmben informacion mbi llogaritë bankare.

Pasi më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Lihtenshtajn është në tregun e vendeve fqinje, numri i të punësuarve është i ngjashëm me atë të popullsisë dhe është rreth 38,000.

Papunësia është shumë e ulët – më pak se dy për qind.

Banorët e Lihtenshtajnit kanë një standard jetese shumë të lartë dhe me pagat më të larta në Evropë.

Paga mesatare, varësisht nga sektori, varion nga 3.500 në 9.000 franga zvicerane.(Tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Lihtejshtajni frymëzim për Shqipërinë: Ja si arriti minishteti me 40 mijë banorë në mrekullinë ekonomike”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Ti qe ke bere kete shkrim fuhet te jesh shume idiot. Ky shtet nfodhet midis Zvicres dhe Austrise, perdor frangen zvicerane si monedhe dhe qytetaret e tij punojne ne vendet fqinje. Çfare pret ti te jete ky shtet? Vend fukarenjsh?

    1. kujtesa says:

      O Thanas,shtrengo mendjen!
      E keqja e ketij shkrimi nuk qendron se pse Lihtejnshtajni ndodhet ne ato kufij qe ka.
      Edhe ne nuk i kemi keq kufijte por kemi nje te keqe tjeter.
      Vendi yne,ne kundershtim me Lihtenshtajnin qe ska burime natyrore,eshte shume i pasur. Kjo ka bere qe,grabitqaret qe drejtojne vendin mos ta kene mendjen se si ti perdorin keto pasuri,por si ti grabisin ne menyren me shembullore.
      Besoj se ky eshte nje ndryshim shume i madh.
      Mentaliteti eshte ai qe ben diferencen.

  2. Thoni te verteten says:

    Mos na hapni barkun me teorit e litenshteinit. mrekullia ekonomike ndodh po nuk vodhen politikanet po nuk abuzuan me taksat tona edhe kur politikanet jan atdhetar dhe e duan vendin e vet. kto pika e bejn te lumtur ekonomin e nje vendi ,nga kto pika ne nuk kemi asnjeren prandaj jemi ne zgrip ne ekonomi, pra politikanet tan jan antishqiptar jan kriminel hajdut pra llumi kombit ,jo te ter po treçereku,antishqiptaret kondrabandistet kriminelet ,jan tek shqupi ,ata moren shtetin me nje ekonomi solide e shkaterruan deri ne piken 0 ro dhe ushtrin te ter shtetin e shkaterruan totalisht e kthyen si 80 vjet me par dhe sot betohen se do bejn SHqiperin, si thoni ju behet SHqiperia me shqupin me ata qe i vun kazmen 25 vjet ,asiher mos naj shpifni me teori litejnshteini se nuk keni byth te thoni te verteten e shkaterrimit ton , se dhe gazetar analist dhe shum mostra te tjer jan bishti kti llumit qe i kan dhe doren e fundit shkaterrimit ton , mos me kazem duke i thurur lavdi antishqiptarve kriminelve dhe hajdutve te politikes se kti vendi ,arsyen e kemi te gjetur lereni litejnshteinin ne esapin e vet , ata nuk kan SAli nuk kan Lul as Mul .ata e duan vendin e vet dhe kan zgjedhur njerzit me te mir ta drejtojn ate kaq,

  3. mik says:

    Gjithmone thuhet : Shqiperia mund te bahet si Zvicerra, Luksenburgu e tashi thoni edhe si Lihtejshtajni !!!
    Me ke mund te bahet Shqiperia ashtu , me fqinjet tane ?! Fqinjet tane nuk jan Austria’s, Frances, apo Skandinav, por jane Ballkanas ( vetem te thuash Ballkanas , ska nevoj per argument ).
    Edhe ta kete mundesine, Shqiperin nuk e lejon kush te bahet ashtu. Nqs Shqiperia fillon e fuqizohet , atehere edhe fuqia ekonomike ka kerkesat e veta. Me fuqizimin e Shqiperise, do filloje te shkruhet historia e verete e saj. Do filloje mesymja per ti marr territoret e saj , qe ju moren me dhune nga fqinjet e vet . Do fillojne kerkesat per ti vere ne vend te gjitha padrejtesite qe i jane bere Shqiperise ne historin e saj fatkeqe ( e keto padrejtesi nuk jane te pakta ).. Atehere lind pyetja : Kush ka interres qe te fuqizohet Shqiperia, pervec Shqiptareve ? Asnje .
    Shqiperia asht e predispozume te jete e varfer. Fuqizimi i Shqiperise hap kutin e Pandores, e jo vetem ne Rrajon.
    .

  4. Aranit says:

    Edhe une jam shume dakord me Thanasin. Te krahasosh Shqiperine me Lihtenshtejnin eshte si te krahasosh Shqiperine me, le te themi Somaline.
    Kushtet per zhvillim dhe per mireqenie jane totalisht te ndryshme. Lihtenshtejni ka perfituar (si Zvicra) deri vone nga sekreti bankar dhe nga mosdetyrimi i deklarimit te te ardhurave, gje qe ka terhequr fonde nga e gjithe bota, kjo eshte e vertete, ama nuk jane investime direkte ne vend, vecse llogari bankare. Gjithsesi, kur ke vetem 38.000 banore (pak me shume se Librazhdi) qe punon jashte vendit, arritja e atij standardi nuk eshte e veshtire. Mos publikoni me budallalleqe te tilla aman…

  5. historiani says:

    Zvicra, Lihtenshtejni, Luksemburgu dhe nje numer shtetesh te tjera te vogla nuk jane ashtu si jane as per shkak te moralit te qeveritareve dhe as per shkak te sistemit te mencur te taksave por, kryesisht, per shkak te krijimit te kushteve per pastrimin e qindra miliarda parave te pista nga e gjithe bota. Ky eshte nje fakt i njohur edhe ne Perendim dhe vetem budallenjte mund tebesojne perrallat e gazetave shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *