Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë: Përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje

21 Gusht 2018, 17:35Hi-Tech TEMA

Firma Mikrosoft njofton se hakerë që kanë lidhje me qeverinë e Rusisë u përpoqën të sulmojnë faqet e internetit të dy institucioneve konnservatore amerikane, një shenjë se ata po i shtojnë përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit.

Kompania Microsoft tha se i pengoi përpjekjet javën e kaluar duke marrë kontrollin e siteve që hakerët kishin vënë në shënjestër me synimin për të imituar faqet e internetit të Institutit Ndërkombëtar Republikan dhe Institutit Hudson.

Hakerët i ridrejtonin përdoruesit në adresa të rreme, ku pastaj u kërkohej të fusnin emrin dhe fjalëkalimin.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar rreth këtij rasti. Kremlini i ka hedhur poshtë rregullisht akuzat se përdor hakerat për të ndikuar në zgjedhjet dhe opinionin politik amerikan.

Moska thotë se akuza të tilla janë pjesë e një fushate anti-ruse për të justifikuar sanksione të reja kundër Rusisë.

1 komente në “Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë: Përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje”

  1. says:

    Zgjedhjet Amerikane na shqetsojn të gjithëve pasi një vendim i gabuar dhe merr më qafë një popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje