Myftiu i Tiranës, mesazh kritik për gjykatat: Armata shumë problematike e drejtësisë…

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ka uruar besimtaret myslimane në ditën e Kurban Bajramit, por dhe ka kerkuar drejtesi per te gjithe shqiptaret.

Në fjalën e tij, Gurra ka lëshuar një kritikë edhe për sistemin e drejtësisë duke e cilësuar si një ‘armatë shumë problematike’.

“Njerëzit besimtarë po pa bërë dallime janë një hap më përpara në raport me të drejtën, me djersën dhe respektimin e tjetrit sidomos nga armata shumë problematike e drejtësisë në këtë vend.

Gjithsesi përmes jush uroj Kurban Bajramin.

Ardhtë i bardhë me gjithë të mirat dhe me këtë çelikosjen e marrëdhënieve tona bashkëvllazërore fetare dhe kombëtare”, tha Gurra.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...