Nuk po shpëton PD-ja Teatrin, por Teatri, PD-në

21 Gusht 2018, 20:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nga gjithë paralajmërimet e opozitës për protesta në shtator, më i besueshëm duket aksioni për Teatrin. Pasi qeveria të shqyrtojë dekretin e Presidentit dhe ta hedhë poshtë atë, opozita ka llogaritur nisjen e betejës për Teatrin, si aksion kryesor opozitar.

Shumë nga kritikët e opozitës, biles ata brenda saj, ngrenë pikëpyetje për dispropocionin që ka pesha e një aksioni për Teatrin nga aksionet e tjera opozitare të lëna përgjysëm, apo nevoja urgjente për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet brenda PD të lëna përgjysëm.

Po përse opozita zyrtare është kaq e fiksuar pas kauzës së Teatrit, edhe pse tashmë ka humbur dhe mbështetjen e aktorëve?

Arsyeja e parë dhe e fundit duket se ka të bëjë me ilustrimin e idesë së protestës. Protesta për Teatrin është e vetmja gjë që e kanë të qartë të gjithë si bëhet. Ajo ka një territor konkret, ka një objekt konkret dhe është arsye e mirë për t’u mbledhur, pa qenë nevoja të jenë dhe shumë.

Në mungesë të ideve opozitare dhe forcimit të opozitës, ide të tilla të thjeshta dhe konkrete kanë dominuar gjithnjë axhendën e kësaj opozite.

Po kaq e arsyetuar ka qenë përshembull dhe protesta për Këndin e Lojrave, pasi edhe ajo, merrte jetë se ishte objekt konkret, i prekshëm, i dhunueshëm dhe i rrethueshëm. E rrethonin dhe numëronin makinat që ndërtonin këndin e lojërave.

Po kaq konkrete u duket dhe ideja që të rrethojnë Teatrin. Është konkrete, e prekshme dhe e kuptueshme nga të gjithë. Është pak a shumë si çadra, një vend ku shkohet çdo ditë për protestë.

Teatri në këtë rast është një çadër natyrore.

Ndaj mos u përpiqni të gjeni arsye, çfarë e lidh PD-në me Teatrin. Nuk është PD që po shpëton Teatrin. Është Teatri që në këtë rast po shpëton PD-në, nga kriza e ideve për të bërë opozitë dhe premtimi për t’u bërë të fortë çdo shtator pas pushimeve.

Ndaj merreni lehtë. Pasi të hidhet poshtë dekreti i Presidentit, lereni opozitën tek Teatri dhe vazhdoni punën.

Ndoshta e kuptojnë duke ndenjur aty se Teatri nuk i rikthen në pushtet, por së paku i kthen në opozitë. Nuk është pak, nga asgjëja.

21 komente në “Nuk po shpëton PD-ja Teatrin, por Teatri, PD-në”

  1. qejfliu says:

    Mero qe u shkruan deputeteve socialiste ? interesante. I bie qe icik stres e kane kete deputete me fund.

    1. besi says:

      po sa perqind te teatrit do marr teatri vet.
      A do marr 40% te territorit qe do jepet per ndertim?
      Apo 30 i merr Rama, se si kane mjaftuar ato qe ka marr, por duan dhe bashin e vendit.
      Teatrin le ta bejne, por te mos vjedhin.
      Bashke me tearin, ato mund te behen shume gjera meqe shteti do tja jap biznesit per ta bere.
      Le ti kerkoj 40% te ndertimit, sic do kerkonte cdo pronar toke po ta kishte token e tij, ne mes te Kryeqytetit.

  2. SHKOLLA-XHERXHINSKI-RUSSI says:

    Shkurt:ME PÖOLITIKANE INJORANTE DHE KOTI SE NE SHQIPERI NUK KA….Kerkon te Perfitosh Kapital Politike nga Teatri..Nga “Babalja” qe e Paguan Vete..nga dhe nga…ect…..Njerezit jane Lodhur me kete BASTARDE TE NDYRE; QE PLUMBIN E KANE PAKE..lol

  3. Malukati says:

    Po mire opozita se aq mendje ka, po ti? Akoma me kete muhabet? Si nuk u lodhe?

  4. rudini says:

    Vertet mendon se kauza per teatrin , te vetmen gje ka faktin se ka nje territor konkret ?

  5. Laku says:

    Meros i duket se eshte akoma PD ne pishtet,vetem me ata meret çdo dite.I ka kallur daten Saliu te shkretit. Mblidhe veten ooo Mero hiku Saliu kane ardhur te tjere hajdute ne pushtet.

  6. Iliri nga Gjermania says:

    ? I madh je Zoti. Baze
    Ja ke pershtatur mire Artikullin atyre Plerave te PD.
    ??

  7. astrit says:

    PD ne mbrojtje te te nje godine qe quhet teater ku jane zhvilluar gjyqe dhe jane denuar me vdekje shume njerez sepse nuk shin komunista , ne mbrojtje te nje godine kur gjate gjithe jetes se saj si teater eshte bere propogande komuniste. PD qe e quan veten antikomuniste?????

  8. US says:

    Opozite qe ushqehet me jashteqitjet e Edi Rames dhe mbahet peng nga kufoma e dekompozuar e nje gomari plak

  9. @autori says:

    Nese kauza per mbrojtjen e Teatrit do te pervetesohet nga Opozita, eshte gjysem e humbur..
    Nese Meroja, nuk i bashkohet qytetareve ne protesten kunder Hajduterise, ai eshte komplet i humbur..

  10. Skypion says:

    Une, personalisht, do te deshiroja qe te shembej ndertesa e Teatrit. Natyrisht, jo per ato arsye qe mund t’i shkoje mendja ndokujt.
    Nga socialistet, eshte shkaterruar shume nga trashegimia kulturore e vendit, sidomos Kryeqytetit. Sado cinike te duket, nuk do te ndodhte hataja, nese do te shkaterronin edhe ndertesen e Teatrit.
    Arsyeja se pse mendoj keshtu eshte kjo: gjithe c’eshte bere nga Qeveria e socialistave per te shembur Teatrin, eshte nje afere e paster bilur korrupsioni dhe krimi; eshte afera me e piste, qe eshte bere dhe po vazhdon te behet ne syte e te gjitheve; eshte krim Par Excellence.
    Ketij krimi shteteror, i mbetet vetem shembja fizike e nderteses se Teatrit, qe te permbyllet plotesisht. Dhe, nese ndodh kjo e fundit, atehere shqiptaret do ta shohin ate, krimin pra, ne gjithe permasen e vet te vertete.
    Keshtu mberrijme ne ate piken, ku, cdo reagim ndaj krimit dhe korrupsionit qeveritar, i ngjashem me ato reagime qe jane bere deri me sot, humbet cdo kuptim; behet i pavlefshem.
    Keshtu, si opozites, ashtu edhe popullit, i mbetet vetem nje rruge per t’u prballur me kete pushtet kriminal: rruga e rruges! rruga e forces se rruges.
    Kjo, madje, do ta detyronte me pahir Opoziten, edhe nese ajo nuk do te donte, te zgjidhte opsionin e perballjes fizike me maxhorancen.
    Prandaj, lutem qe presioni kunder prishjes se Teatrit te mos kete forcen qe ta ndaloje ate.
    Le te ndodhe. Eshte me mire keshtu.
    Nganjehere edhe duhen lejuar gjerat qe te shkojne deri ne ate pike, sa te detyrojne popullin te reagoje dhunshem.
    Nganjehera eshte kjo.

    1. Befana says:

      Cfar strategu ky Skypion.,ha ha ,ta mbush mendja.

  11. @autori says:

    Nese kauza per mbrojtjen e Teatrit do te pervetesohet nga Opozita, eshte gjysem e humbur..
    Nese Meroja, nuk i bashkohet qytetareve ne protesten kunder Hajduterise, ai eshte komplet i humbur..
    Sugjerim modest per organizatoret, me deshiren e sinqerte per te ndihmuar protesten:
    Mos i jepni mikrofonin ne dore atij avokatit me cante shpine dhe atij “tironsit” qe eshte keshilltar bashkiak..

  12. @autori says:

    @Skypion
    Meqe je riaktivizuar, si dhe me pare i privilegjuar ne faqet e Temes (te pakten me te njejtin pseudonim), kam nje keshille ndryshe per padronet qe te kane kurdisur. Nese vertet atyre u dhimbset Teatri dhe Shqiperia, nuk eshte nevoja te perdorin “rrugen” sepse ata kane mandate qe mund ti perdorin “brenda” dhe ne menyre paqesore. Pa dale fare, as ne “rruge” dhe as ne “teater”, brenda salles se parlamentit, kur ligji i kthyer per rishqyrtim te miratohet serish nga Pozita. Te gjithe deputetet e Lulit, kane te drejten e Zotit dhe miratimin qytetar te dorezojne mandatet dhe te kerkojne zgjedhje te parakohshme. Vetem keshtu do fitojne besimin e publikut dhe nuk do lene shteg per te dyshuar se ata, ne analize te fundit nuk jane per ruajtjen e Teatrit, por ne fakt jane me PPP-ne “Fusha&Rama shpk”.

  13. A e kuptoni kete komentuesin “skypion”? Ngjan si ish spiun,si ish hajduti i rimesos se arres, si kandidat per presidnet,si bythe lepires i sales, si shok i fevzos! Qofsha i gabuar, por le te na kurseje ,te mos na komentoje me me djallezine e tij!

  14. katarakti says:

    More! Po ne ate Teater a nuk jane luajtur shume drama komuniste?! Nga ato te luftes se klasave. A nuk jane tallur aty rendshem “baballaret e kombit” dhe bashkepunetoret e fashizmit?! Kujto “Karnavalet e Korçes”?! Dhe a nuk do te propozoje i shumedituri Alibeaj nje projektligj ne parlament per ndalimin e shfaqjeve te kohes se realizmit socialist?! Filma, libra, kenge, piktura etj etj?! Atehere si do e mbroka PD-ja godinen e Teatrit?! Te shembet menjehere?! Bashke me te edhe ndertesa e RadioTelevizionit Shqiptar! Pse vetem Piramida?! Duhet te shembim dhe shkaterrojme gjithçka ka mbetur ende ne kembe nga ajo periudhe e mallkuar! Sidomos objektet kulturore artistike. Edhe Muzeumit Kombetar ne mes te Tiranes i duhen vene minat! A jemi apo nuk jemi antikamunista! A jemi apo nuk jemi demonkrate!

  15. Life is game says:

    U dhj….. puna skypion! Dukesh shume loqe!

  16. Titi says:

    Si je katandisur keshtu o Mero,me keq se Fari Balliu.Ndonje fjale per hajdutet ne pushtet do na thuash apo sta mba bytha.

  17. mirel says:

    Jo Mero, nuk eshte Teatri qe ndihmon PDne, por PDja qe ndihmon Ramiun.
    Ne kete mes Teatri eshte viktima. Nje pale e perdor si karrem per biznes fitimi, ndersa tjetra si argument politik.
    Politizimi i teatrit i intereson vetem Ramiut dhe Veliut, qe perdorin argumentin politik si mjet te armikut te populit PD.
    Dhe PiSat militante do shkulen nga mesi duke ulerire qe teatri te ngrihet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje