PD: Taulant Balla pranoi miqësinë me Begon, por nuk zbuloi se çfarë e lidh me të

21 Gusht 2018, 18:06Politika TEMA

PD ka reaguar me anë të Edi Palokës, pas deklaratës së Taulant Ballës, se ka njohje familjare me Edmond Begon.

Paloka thotë se pavarësisht se Balla e pranoi që njihet me Begon, nuk tha se çfarë e lidh me të.

“Balla nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë e lidh atë me trafikantin. Balla gënjeu kur tha se miqësia me Begon nuk i ka dhënë trafikantit mburojë politike”, theksoi Paloka.

“Bego është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant droge dhe sot Balla nuk duhet të sfidonte PD-në, por prokurorinë dhe policinë për të zbatuar ligjin dhe të verifikonin pasurinë e mikut të tij trafikant”, shtoi Paloka.

“3 ditë pas arrestimit, Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë, se ai ka miqësi familjare me ish- anëtarin e bandës më të rrezikshme të Lushnjes, atë që është i dënuar në Itali me 21 vite burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga rilindja në biznesmen të fuqishëm ndërtimi.

Në cdo vend të botës kjo do pasonte me dorëheqje por këtu funksionon me shkarkim nga deyra për gjyqtarët, prokurorët e policët, por jo për Ramën e Ballën.

Balla nuk ju përgjigj se cfarë e lidh atë me një trafikant droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja me deputetin socialist.

Balla gënjeu kur tha se miqësia nuk i ka dhënë mburojë politike trafikantit, por nuk i dha përgjigje pse forca e ligjit nuk ka vepruar ndaj mikut me 5 emra.

Sot Balla nuk duhet te sfidonte PD-ne, por duhet të kërkonte zbatimin e forcës së ligjit, të sfidojë prokurorinë e policinë për të parë nëse pasuria e trafikantit është shtuar këto dy vjet”, tha Paloka.(TemA)

9 komente në “PD: Taulant Balla pranoi miqësinë me Begon, por nuk zbuloi se çfarë e lidh me të”

  1. says:

    Duhet një bashkpunim me njëri tjetrin ne forme sondazhi.

  2. Zigur Qarri says:

    Balla e njeh Pablo Escobarin e Lushnjes vetem familjarisht,nuk e ka kusheri!E gjith”rilindja” e inkriminuar!
    Ju bashkua edhe Balla vargut te gjate te bandes se “rilindjes”.Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark
    Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,
    Jurgis Çyrbja.,Taulant Balla…Edi Rama,Erion Velia…”Rilindjen”e llumit nuk ka Zot me qe ti mbroje,llum,te gjith llum.

    1. Muli says:

      Foli dhe ky krimineli Zigur Qarri.
      Po te afrohet shpejt laku ty dhe idhullit tend Berisha.
      Me drejtesine e re do te japesh llogari per vrasjet qe ke bere.E di shume mire ti per çfare e kam fjalen !

  3. Arber-kaonya says:

    As ju nuk ju beson me njeri , e hengret tollumin te gjithe bashke , populli voton forcen e re politike te rinise shqiptare ne diaspore , ju jeni te gjithe paperjashtim llumi 28 vjecar

  4. fshati qe duket nuk do kallaus says:

    mendoni per Bablen 4 pa filluar revolucioni i shtatorit ose ndryshe do ta shtyni ne Tetor

    1. Niku says:

      Po kshu e ka kjo loje o zoti Qarri nje here ma hipe dy here ta hipe po ty me duket qe te kane hipur dhe nuk te kane zbritur akoma se perndryshe nuk kuptim qe se ke kuptuar lojen ne politike!

  5. si te besoj says:

    Po ti thuthuq e njeh Saliun, Pollon, Shehun apo Ballilin e Ilirit? Po te lidh gje me Saliun apo ashtu kot, vetem si pronar i hajduteve dhe krimineleve. Eshte nje fjale qe thoshte populli dikur: ç’te te theme e me thua, me hodhe meret e tua. PO ju s’kini as cipe e as fytyre, jeni barbaret e kesaj kohe.

  6. xx says:

    tha qe femijet jane ne nje klase.Te gjitheve na ka rastisur te njoohim prinderit e shokeve te femijeve tane kur jane bashke ne shkolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje