REPORTAZHI: “Ringjallja” e Palokastrës u hap rrugën vizitorëve në luginën e Drinos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arkeologët ringjallin pas gati 55 vitesh gërmime Kalanë e Palokastrës buzë Drinos, ndërsa shpresojnë se ndërtimi i imazhit 3D i sitit arkeologjik dhe gjetjet e fundit do shtojnë vizitorët në rrënojat antike dhe do të pasurojnë itinerarin e turistëve që dynden vetëm pak  kilometra më tutje në qytetit muze të Gjirokastrës.

Nga Raimond Kola

Pak kilometra nga Gjirokastra, nëse kthehesh në anën e djathtë të Urës së Kardhiqit, rruga të çon në një fushë  të gjerë poshtë fshatit Palokastër. Në fushën buzë lumit, aty ku bashkohet përroi i Kardhiqit me  Drinon shfaqen muret e kalasë me të njëjtin emër.

Në një sipërfaqe prej gati 1 hektarë brenda rrënojave të mureve, bimësia është pastruar dhe inxhinierët dhe arkeologët e kanë më të lehtë të  skanojnë nëntokën, duke shtyrë me karrocë hap pas hapi pajisjen gjeofizike përmes disa rrugicave të kufizuara me shirita.

Prej muajsh një grup arkeologësh dhe studentësh italianë dhe shqiptarë gërmojnë në rrënojat e qytezës antike, ndërsa një tjetër grup inxhinerësh italianë po punon me fotografi dhe skanime të mureve rrethuese për të krijuar një profil në 3D të sitit arkeologjik.

Arkeologët  shqiptarë dhe italianë shpresojnë që gjatë misioneve që do të vijojnë, do të krijojnë një kompleks të integruar të disa siteve arkeologjike dhe po ashtu edhe vizatojnë një hartë të lidhjeve funksionale mes tyre në luginën e Drinos. Përgjatë kësaj lugine, ku ata gërmojnë prej 13 vitesh gjenden gjurmë të 15 qendrave urbane të lashtësisë, të cilat ata shpresojnë që me kalimin e kohës të tërheqin jo vetëm studiuesit e trashëgimisë kulturore dhe arkeologët, por edhe turistët.

Lugina e Drinos sipas arkeologëve përban gjurmët e një prej rrugëve më të rëndësishme të Ballkanit në kohët antike. Kjo është rruga që lidhte Apoloninë dhe Bylysin me qendrat e tjera të rëndësishme si  Adrianopolin, Dodonën në pellgun e Janinës deri në Nikopol. Në krahun tjetër të Luginës së Drinos, rruga komunikonte  përmes Qafës së Skërficës-  sot Kardhiq- Delvinë me  Foiniken (Finiqin), Onhesmin  (Sarandën e sotme) dhe Buthrotin (Butrintin), ndërsa po nga kjo rrugë përmes zonës malore të Kurveleshit mbërrinte në Aulonë  dhe Orik.

Gjetjet e reja

Misioni i drejtuar  nga drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita si dhe arkeologu Dhimitër Condi  për palën shqiptare dhe arkeologu Roberto Perna për palën italiane, së bashku me një grup inxhinierësh dhe specialistësh italianë të fushave të ndryshme, është përqendruar të zbulojë fortifikimet që kontrollonin Luginën e Drinos për të siguruar rrugët ushtarake dhe tregtare.

Arkeologu italian, Roberto Perna, profesor i Universitetit të Maceratës thotë se “gërmimi më i rëndësishëm u krye në Kalanë e Palokastrës”.

“Janë shumë gjetje të reja,” thotë zoti Perna, ndër të cilat ai veçon zbulimin e  një pllake në Kalanë e Palokastrës me një dedikim për Kishën Paleokastriane të shekullit të V dhe të VI, një  strukturë fortifikuese romake dhe më tej një objekt që duket si shkollë e periudhës bizantine.

Ndërkohë, arkeologët thonë se kanë marrë informacione të reja edhe pas gërmimeve për vendbaninimin e lashtë të Melanit. Gjithashtu për të 13-in vit radhazi, kërkimet kanë vijuar këtë vit edhe në Teatrin e Adrianopolit pranë Sofratikës.

“Gjetjet e tjera në objekte më të vogla dëshmojnë për një periudhë intensive të jetës në këtë sit”, thotë arkeologu Perna. Sipas tij, të dhëna të rëndësishme vijnë këtë vit edhe në drejtimin e dytë të kërkimeve në vendbanimin e Melanit.

“Është bërë zbulimi i fortifikimeve të reja të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan, duke e futur këtë vendbanim në hartën e siteve të rëndësishme arkeologjike të Luginës së Drinos,” thotë ai.

Ndërsa arkeologu Dhimitër Condi thotë se në Melan gërmimi ka dhënë këtë vit një statigrafi kronologjike  të jetës së qytetit.

“Strukturat e reja që kanë dalë në dritë janë konsoliduar dhe vitin tjetër pritet të vijohet me gërmime të reja”, thotë ai.

Edhe gërmimet në Palokastër kanë qenë intensive dhe kanë  sjellë mjaft të reja, që prej ekspeditës së fundit në këtë zonë nga arkeologut Apollon Baçe në vitin 1974.

“Krahas evidentimit me pajisjet gjeofizike të të gjitha rrënojave nën tokë, është gjetur gjithashtu shumë qeramikë dhe kjo flet se vendbanimi ka pasur poçari të zhvilluar ashtu si mund të ketë patur edhe një akuadokt (ujësjellës) për furnizmin me ujë,” thotë arkeologu Melsi Labi, përgjegjës i gërmimeve në këtë zonë.

Por sipas tij, zbulimi i pllakës së Kishës në Palokastër gjatë gërmimeve ka qenë “qershia mbi tortë”. “Është një detaj mjaft i rëndësishëm i gërmimeve që do t`i ndihmojë specialistët  të hedhin dritë edhe mbi datimin e kishës, bazuar në analizimin e shkrimit dhe të përbërjes së pllakës,”  thotë Labi, i cili ushqen po ashtu dëshirën që kalaja të bëhet shpejt e vizitueshme.

Majori anglez,  U.M.Lik ishte i pari që e vizitori Kalanë e Palokastrës duke e datuar ndërtimin e saj në periudhën e antikitetit të vonë. Sipas arkeologut Neritan Ceka, Lik njoftoi se rrënojat quheshin nga vendasit “Drinopol”.  Arkeologu shqiptar, Apollon Baçe punoi në vitet ‘74 –‘76 me një ekspeditë, duke hedhur dritë mbi përmasat e sitit.

Arkeologu gërmoi në Kalanë në formë trapezi me një sipërfaqe rreth 1 ha, e barabartë për të mbajtur brenda vetes së saj një legjion romak me rreth 1000 ushtarë. Gjatë gërmimeve të 1974, kryesisht në pjesën perëndimore, në gusht të atij viti u zbuluan  themelet e kapanoneve të ushtarëve,  një bazilikë paleokristiane dhe 8 ambientet e kullave.

Një vit më vonë në gusht të 1975, u pastrua ana  lindore dhe jugore dhe u zbuluan 16 varre ndërsa në gusht të vitit 1976 u pastrua ana veriore dhe filluan  punimet e konsolidimit dhe konservimit për kullat, kishat  dhe varret.  Kalaja kishte katër hyrje dhe 14 kulla. Hyrja  kryesore u zbulua në mesin e Kalasë  ku kalonte rruga kryesore gjatë sundimit romak-bizantin.

Një qytet antik në 3D

Përgjegjësi i gërmimit  arkeologjike në Palokastër, Melsi Labi thotë se pajisjet e reja gjeofizike dhe përvoja e inxhinierëve italianë, pjesë e misionit, ka qenë mjaft të  dobishme për të “lexuar”nëntokën e kalasë së Palokastës ku ndodhen disa rrënoja godinash.

“Siti është konturuar, gërmimet kanë nxjerrë në dritë mjaft nga rrënojat. Janë edhe disa kushte të tjera të favorshme për   të tërhequr vizitorët,” thotë Labi. Ai përmend afrinë me qytetin e Gjirokastrës, qytet i UNESCO-s, por edhe vendbanimet e tjera të hershme në luginë.

“Kalaja  është vetëm 1 km lag rrugës kombëtare Tepelenë- Gjirokastër në Urën e Kardhiqit, siti i ri është mjaft komod për t’u vizituar pasi shtrihet në një hapësirë të gjerë gati një hektarë dhe peisazhet natyrore të  zonës janë mbesëlënëse,” shtoi ai, ndërsa thekson se zonës sidoqoftë i duhen ndërhyrje në infrastrukturë.

Romina Nespik, inxhinierja nga Universiteti Politeknik i Ankonas thotë se rikrijimi në 3D i një modeli të jetës dhe objekteve në këtë sit, do të ndihmojë shumë vizitueshmërinë e tij. “Ndihma do të jetë e madhe  jo vetëm  për  specialistët, por edhe në aspektin turistik, pasi vizitorët do të kenë mundësinë të prekin në 3D pamje të kalasë së ndërtuar mbi bazë të informacionit historik,”  thotë Romina.

E ndodhur fare pranë qytetit  antik të Antigonesë, teatrit të  Sofratikës,  Melanit dhe rrënojave të tjera arkeologjike, së fundmi  edhe Kalaja e Palokastrës mund të  bëhet pjesë e guidave të udhëtimeve të vizitorëve vendas dhe të huaj, duke shërbyer edhe si nxitje për zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.

“Vizitorët italianë mbeten shumë të interesuar, ” thotë Teodor Bilushi, konsulli i nderit të Italisë në Gjirokastër. “Ka një rritje të madhe të numrit të turistëve italianë  këtë vit dhe sidomos në sitet kulturore,” shtoi ai. (BIRN)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “REPORTAZHI: “Ringjallja” e Palokastrës u hap rrugën vizitorëve në luginën e Drinos”

  1. says:

    Të parët tanë s’kanë qënë të zgjuar pasi po të shohësh jetën e tyre ka qënë e thjesht dhe jo si Tour eifel.

  2. Drino says:

    Jepjani tikes turke se nderton xhami

  3. Jak Boston says:

    Palokastra ( keshtjella e Palit ), Gjinokastra ( keshtjella e Gjinit ), Vlona ( vlon- tregon temperamentin vlues te labrise, prandaj ne themi vlonjat dhe jo vlorjat) keto jane emrat arberor te ndryshuar qellimisht per te humbur lidhjen me Arberine dhe arberit. Sllavet dhe “greket ” e Anadollit populli hibrid i kryqezimeve arberoro-slavo-anadollako-egjiptiane qe u quajten greke nga nga bavarezet prej dashurise se tyre platonike per greket e lashte.

  4. Jak Boston says:

    Mero po na lepika greket si duket.

  5. Jak Boston says:

    He more mercenar i Meros pse I ke bllokuar komentet?
    Apo nuk jane banale mjaft per te kenaqur nivelin tend?

  6. Jak Boston says:

    He more mercenar i Meros pse I ke bllokuar komentet?
    Apo nuk jane banale mjaft per te kenaqur nivelin tend?
    Jeni bere gazete qe strehon lepiresit dhe dashakeqet e shqipetareve.
    Shkurt nje gazete per leter higjenike per kontigjentin e veprimtareve te lanes poshte urave.
    F. U.

  7. Linda says:

    Shqiperia ka mare fund Jane shtru turqit kembkryq pritni edhe pak nga anadollaket duan te fshijne komplet historine e shqiperis pos u zhduken shkolla dhe insitutet turke do na humbasin identiten ilir kto mutat

  8. Alban Hamzai says:

    Z.Jak Boston e Kompani ! Historia nuk shkruhet me perralla e bertitje kafeneje ,por me dokumenta. E verteta,sado e hidhur te jete,vlen shume me teper se genjeshtra me e embel . Dhe dokumentat shkruajne se emir “Vlora” vjen nga emertimi grek “AVLLONA” I kolonise greke ne ate zone dhe perkthehet “Lugine” dhe jo perralla me leber ,qe jane cfaqur ne ate zone mbi 1.000 vjet me pas. Emri “Gjirokaster”permendet per here te pare nga perandori bizantin Ioannis Kantakuzinos ne v.1336 me emrin “ARJIROKASTRON” ,pra permendet shume e shume vite me pare se te ekzistonte Gjin Bua Shpata ,princesha Argjiro etj,etj . Edhe Palokastra ,per te cilen behet fjale ne shkrim,e ka emrin “PALEOKASTER ” ,qe ne shqip perkthehet “Kalaja e vjeter” (emertimi vjen nga greqishtja) ,dhe jo perralla me Palin .Dhe qe z.Jak Boston e Kompani te mesoni dicka me teper ,emri “PAL” nuk eshte shqiptar ,por me origjine izraelite e qe e perdoron kudo te krishteret katolike (ashtu sic eshte p.sh. emri ” Pavllo” me origjine izraelite e qe e perdorin te krishteret orthodhokse ) .Prandaj zoterinj boll jeni kungullizuar ,lexoni libra se do te jetoni me mire.Dhe nje keshille thote :Libri ndryshon mendjen e mendja ndryshon boten . Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje te Drino Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *