SHIFRAT: Shqiptarët besnikë të “Atdheut”, gjysma e verës rezulton me 178 mijë turistë më shumë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Turistët shqiptarë  zgjodhën vendin e tyre për t’u relaksuar, ky është rezultati për gjysmën e parë të verës.  Nisur nga shifrat e siguruara për periudhën qershor- korrik 2018  janë 178 mijë shtetas shqiptarë që kanë hyrë më shumë  në vendin tonë,  krahasuar me  muajt  qershor-korrik të një viti më parë.

Nisur nga shifrat e bëra publike për Scan nga Policia e Shtetit rezulton se ky numër është në rritje duke përjashtuar  muajin gusht i cili  është  periudha  që lëvizjet janë më të shumta të cilat  mund të ndryshojnë  trendin  pavarësisht nëse janë shtetas  që vijnë për  turizëm ose jo.

Ajo që vihet re  nga  të dhënat është se  nuk është i njëjti trend sa i takon daljeve të shtetasve shqiptar jashtë kufirit,  lidhur me daljet rezulton e kundërta të paktën për dy muajit  qershor dhe korrik 2018.

Nga përllogaritjet  e shifrave  rezulton se  janë 30 mijë shtetas  shqiptarë më pak  të cilët kanë dal  jashtë kufirit. Kjo do të thotë se shumë shqiptarë  kanë përzgjedhur  ti kalojnë ditët e nxehta të qershorit dhe korrikut në vendlindje dhe një numër më i vogël se në 2017 kanë preferuar ti kalojnë  jashtë kufirit .

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “SHIFRAT: Shqiptarët besnikë të “Atdheut”, gjysma e verës rezulton me 178 mijë turistë më shumë”

  1. Toni says:

    Po ku te shkojne fukarejte ku te perplasen. Apo me biletat e avioneve qe i kemi me shtrejte se te gjitha kompanite ajrore te botes.Turp fukarallikun e shisni si patriotizem.

  2. says:

    Po të jemi të kujdeshem, mund të behemi vëndi i 20 në botë për pasuri.

  3. vali says:

    SHQIPERIA eshte nje vend I bekuar me bukuri natyrore,,,,,,qeveria ta kuptoje qe turizmi dhe bujqesia jane prioritete strategjike te shqiperise ,,,se bashku me investimet ne energjitike ,,,minerale,nafte,,dhe tranzitet automobilistike ne drejtim te maqedonise ,kosoves,///Te ndertohen sa me pare resorte te medha ,dhe hotele me 5 yje,,per te marre turiste qe paguajne 100-200$ nata,,,,jo ta bejme bregdetin sic e ka bere dako ne durres per 10$,,,,,durresi eshte nje turp I madh qe duhet te marre fund sa me pare,…..////

  4. Julian says:

    Po vazhduan si sivjet këta monstrat e bregdetit së shpejti nuk do ketë shumë turistë Shqiptarë në Atdhe.

  5. Nik says:

    Shqiptaret nuk vijne ne Shqiperi se jane besnike te atdheut por te cmallen me prinderit, me vellezerit e motrat se per ansíe gje tjeter nuk ia vlen. Si shembull:

    1. Bilete Avioni ne Gusht – Gatwick ne Tirane £560 per person
    2. Hotel ne Golem – €140 nata (€1400 per 10 dite) vetem mengjes (garatohet helimimi te pakten 2 here). Sherbim 0 nga lokalet (sikur po te bejne nder qe te lejone te shpenzosh ne restorante). Ushqimi dikur organik (bio) kete here dukej misi kau argjentinas

    1. Pakete All inclusive nga Bristol, Gatwick, Machester per Tenereife £469 per person (perfshire hoteli, bileta avionit, dhe 3 vakte)
    2. Pakete All inclusive nga Bristol, Gatwick, Manchester per Antalya £349 per person (perfshire hoteli, bileta avionit, dhe 3 vakte)
    3. Pakete All inclusive nga Bristol, Gatwick, Manchester per Kos £549 per person (perfshire hoteli, bileta avionit, dhe 3 vakte)
    4. Pakete All inclusive nga Bristol, Gatwick, Manchester per Aya Napa £449 per person (perfshire hoteli, bileta avionit, dhe 3 vakte)

    Shqiperia me infrastructure idiote (rruge me ndertime buze autostrates, tafmaqare dhe arrogante) me qeveri te merituar po shkaterron shansin me te madh per tu bere nje vend i mirefillte turistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *