Zidane tek United? Ja si qëndron e vërteta me francezin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Manchester United nuk ka ndërmend të punësojë Zinedine Zidane dhe insistoi se Jose Mourinho ende ka mbështetjen e plotë të klubit.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 3-2 në Brighton të dielën, por mënyra e humbjes, pas një vere në të cilën Mourinho ka treguar një figurë të zemëruar për shkak të merkatos, do të shqetësojë bordin e klubit.

Mourinho përfitoi një zgjatje të kontratës në janar, por marrëdhënia e tij me zëvendëskryetarin ekzekutiv Ed Woodward është nën tension të madh, pasi portugezi kishte disa objektiva në merkaton e verës, por ai vendosi veton.

Zidane ka qenë pa punë që nga koha kur dha dorëheqjen si trajneri i Real Madrid pas fitimit të titullit të tretë të Champions League në maj.

Megjithatë, United publikisht të paktën janë fërkuar me Mourinho dhe këmbëngulin se nuk ka interes për Zidane. “Pse do të diskutonim për Zidane kur nuk ka punë”, tha një burim i klubit për “BBC”.

Mourinho parashikoi një sezon të vështirë pas një vere në të cilën Woodward arriti të nënshkruajë vetëm me Fred si një përforcim për ekipin e parë.

United do të përballet me Spurs në “Old Trafford” të hënën e ardhshme para një udhëtimi të ndërlikuar në Burnley javën e ardhshme në atë që është duke u formuar deri tani si një fillim i vështirë për “Dajjtë e Kuq”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *