A do ketë ndryshime ministrash në shtator? Vetëm Rama e di

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të premten, Edi Rama do të mbledhë në Vlorë ministrat e tij, për të vazhduar analizën e këtij viti të parë të punës së Qeverisë, analizë e cila ka nisur që në korrik, në një takim të ngjashëm që u mbajt në Tiranë.

Njësoj si herën e kaluar, në këtë mbledhje kryeministri do të jetë vetëm me anëtarët e Qeverisë, të cilët do të raportojnë mbi realizimin e detyrave dhe objektivave, që secili dikaster kishte të përcaktuara kur Qeveria “Rama 2” nisi punën shtatorin e kaluar.

Nga kjo mbledhje, kryeministri nuk pritet të dalë me një vendim në lidhje me fatin e ministrave të tij, për të cilët Rama do të vendosë më tutje, në fillim të shtatorit, kur pritet që Partia Socialiste të mbajë dhe mbledhjen e radhës së Asamblesë së saj Kombëtare.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të thirret Asambleja socialiste, por burime nga kjo forcë politike i thanë Top Channel se, ajo pritet të zhvillohet brenda datës 8 shtator.

A do të ketë ndryshime në Qeveri? Kush ministër do të largohet e kush do të qëndrojë?

Edi Rama do të vijojë të mbajë në ankth deri në fund, të gjithë anëtarët e Qeverisë, të cilët pritet të mësojnë fatin e tyre “live”, njësoj me publikun, në mbledhjen e Asamblesë, njësoj siç ndodhi gati një vit më parë, kur shtatorin e kaluar, ata që janë sot ministra e mësuan njëherazi me anëtarët e Asamblesë se ishin përzgjedhur nga kryeministri.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “A do ketë ndryshime ministrash në shtator? Vetëm Rama e di”

  1. i papami says:

    njesoj si Enver Hoxha, I lig, I paafte, antiperendimor. edhe batutat e tij jane bere bajate. ky duhet te iki vete, ministrat skane pergjegjesi.

  2. Jimi says:

    Kujt i shkoi nepermend qe ne shtator do te kete ndryshime ne qeveri, kur edhe thoni qe vetem Rama e di!? Ja qe s’e ditka vetem Rama, por e ditkan edhe fallxhoret!

  3. koco says:

    E mira dhe e keqia nuk kanë fund, por ajo që është e rëndesishme , kjo qeveri ka punuar e po punon si nje skuader në bllok , dhe me shumë perkushtim e përgjegjësi , mendoj se edhe rezultatet janë të dukeshme ne cdo sektor të ekonomisë , në se ka vend për rifreskim mendoj se do duhet ne ketë në nivel Zvendes Ministrash dhe Drejtorë Drejtorish sikurëse jane sektori i Minjerave , Naftes , Blektori , Peshkimi , Drejtoria e Farërave dhe Pesticideve etj Ky Mandat qeverisje ,dukshëm do jetë ku e ku më lart në rezultate të shprehura edhe ne Rritjen e të ardhurave në nivelin mbi 4 , 5 % ketë vit dhe shkuarja në 6% nëfund të ketijmandati qeverisës , gjë që do mundesoje përmirësimin e metejshem të nivelit të jetesës e shprehur ne rritjen edhe të pagave dhe pensjoneve , punësim , infrastrukturë , shtet ligjor të se drejtës etj . Qente Merxho të Sahliut e guzhines le të lehin e fabrikojnë mashtrime , intriga , konflikte e lloj lloj poshtërsira , tashme kjo bande maskarenjesh , të koruptuarish , shumë shpejt do përballet me grushtin e shtetit ligjor i cili duket nuk do vonoje . do jenë zgjedhjet për Pushtetin Vendor ato , në të cilat populli me voten e tij te lirë dhe të pa tjetërsuar do perzgjedhe rrugen ,alternativat dhe njerezit që do ta drejtojnëe qeverisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *