Balla i përgjigjet akuzave të “selisë blu”: Jemi zgjedhur për të punuar, jo për t’u marrë me shpifjet e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini inspektuan punimet për rikonstruksionin e rrugëve “Çaush Asllani” dhe “Ismail & Xhemali Debrova” në qytetin e Elbasanit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS ju përgjigj edhe akuzave të Partisë Demokratike të artikuluara ditët e fundit.

Ai tha se “Jemi zgjedhur për të punuar, jo për tu marrë me shpifjet e PD”

Nuk ka asnjë dyshim që Bashkia Elbasan është një prej modeleve me të mira të qeverisjes lokale që ne ofrojmë për qytetarët.
Rruga që inspektojmë sot është një prej arterieve më të rëndësishme lidhëse të dy lagjeve më të mëdha të Elbasanit me qendrën e qytetit.  
Këtu janë të gjitha nivelet e punës, kanalizimet e ujërave të zeza, uji i pijshëm, troturaret dhe sigurisht një cilësi shumë e mirë e asfaltit që garanton jetëgjatësi dhe një punë të shkëlqyer. 
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk pushoi gjatë kësaj vere, por qëndroi në krye të këtyre punëve, erdhëm sot për të inspektuar këto punime dhe sigurisht për të parë vijimin e punës intensive, në atë që ne e quajmë kantieri i Rilindjes Urbane të Elbasanit, jo vetëm në qendër, por tashmë po përfundon edhe në lagjet më periferike të këtij qyteti. 

Ky qytet meriton më shumë dhe ne jemi të angazhuar t’i qëndrojmë punës, sepse ne jemi të zgjedhur për të bërë punë, ka ca të tjerë, që ju i dini kush janë, që janë të votuar vetëm për të bërë llafe dhe sigurisht shpifjen e kanë pjesë të mentalitetit të punës së tyre”,  deklaroi Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Balla i përgjigjet akuzave të “selisë blu”: Jemi zgjedhur për të punuar, jo për t’u marrë me shpifjet e PD”

  1. Drin says:

    Lereni derrekucin te majmet dhe ca ,pastaj thereni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *