Dalin hetimet: Zjarri në çerdhet e Tiranës i qëllimshëm, ja dyshimet e ekspertëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ekspertët zjarrfikës kanë nxjerrë përfundimet pas dy zjarreve të rëna në çerdhet e Tiranës.

Pas analizës së situatës, ata kanë konkluduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Menjëherë konstatimeve dhe provave në dispozicion, policia ka nisur procesin hetimor.

Grupi i hetimit po analizon me detaje kamerat e sigurisë të marra nga bizneset e zonës për të evidentuar ndonjë lëvizje në magazinë në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Burime nga Policia e Tiranës thonë se në rastin e çerdhes në “Ali Demi” është gjetur tubi i gazit i prerë dhe në rastin e çerdhes 16 në dhomën e fjetjes së fëmijëve në disa shtretër me largësi 2-3 m nga njeri-tjetri janë gjetur vatra zjarri.

Më herët flakët përfshinë çerdhen nr. 16 në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë ku fatmirësisht në godinë nuk kishte njerëz të pranishme.

Ndërkohë më 16 gusht magazina e çerdhes nr.14 në zonën e “Ali Demit” u përfshi nga zjarri si pasojë e shpërthimit të gazit nga një bombol gatimi dhe pati dëme materiale. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Dalin hetimet: Zjarri në çerdhet e Tiranës i qëllimshëm, ja dyshimet e ekspertëve”

  1. Shoket e tavolinave says:

    po Drejtoresha e lalit tha qe nuk kishte zjarr , vetem rrjedhje. Bravo Mero qe i gjete sabotatoret e Lalit . Duan ti shkaterrojne karrieren e tij te nisur si fiqeshites.

  2. Zambi says:

    Bravo cuna. Kapini keta dhe shkaterrojini keta grupe armiqesore te brendshem. Ne vazhdimesi te rritet vigjilenca qe armiku te kapet ne kohe pa sabotuar punen paqedashese te popullit tone.
    Populli eshte me ju. Ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken.
    Rrofte partia, rrofte lali eri

  3. Krio says:

    jan kelyshet e Saliut qe hyjn naten dhe pergatisin remujen.
    Saliu merret me gjera te medha. me Ramen Merkelon Trampin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *