Jari bën thirrje për të mos pranuar bashkëqeverisje me Ramën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot Jari vendosi të shkruajë për ndryshimet në qeveri.

I shqetësuar nga lajmet se Rama ka dhe një ofertë për opozitën, Jari vendosi t’i binte fort, që të zvogëlonte shanset e marrëveshjes:

“Ndryshimet në qeveri, nuk janë ndryshime në opozitë.

Ata do kalojnë mbi trupat tanë”

Dhe pas kësaj, Jari bëri shpjegimin e tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Janë shtuar zërat se ndryshimet në qeveri do të pasohen nga një ofertë për opozitën.

Por, siç ka thënë kryetari ynë Lulzim Basha, “më gënjeve një here, je ti i poshtër, më gënjeve dy here, jam unë budalla”.

Ne nuk mund të lejojmë që Lulit t’i thonë budalla pas kësaj.

Ideja se çdo dy vjet në duhet të hyjmë nga gjashtë muaj në qeveri për t’u kompensuar, meqë do jemi gjatë në opozitë, është gabim.

Duke hyrë nga gjashtë muaj çdo dy vjet, ne do na shtohet grindja brenda opozitës, do shtohen qejfmbetjet dhe do ketë shumë pakënaqësi nga njerëzit poshtë.

Është më mire të jemi të gjithë të bashkuar si të pakënaqur, se sa të përçarë, ca të kënaqur, e ca të pakënaqur.

Qëllimi i Edi Ramës është të na përçajë, me qëllim që ne të mos kemi fuqi të reagojmë dhe të mos organizojmë protesta.

Duke na ofruar vende në qeverisje, ai synon të na mbajë të përçarë dhe të dobët.

Ne duhet t’i themi qartë Edi Ramës se nuk duam të jemi në qeveri me ty, por në qeveri pa ty.

Qeveri e re me ndryshimet do kalojë vetëm mbi trupat tanë.

Dhe kjo duhet të bëhet e qartë.

E di që shumë vetë tallen, se thonë që dhe Luli është betuar se Xhafaj do kalojë mbi trupin e tij, por e vërteta është që Xhafaj nuk ka kaluar mbi trupin e Lulit, pasi ka gjetur rrugë tjetër për të hyrë në zyrë.

Luli ka pritur që ai të kalojë mbi trupin e tij, por ai nuk ka shkuar.

Prandaj duhet të jemi vigjilentë dhe nuk duhet që Edi Rama të na zbusë zemrën me oferta për bashkëqeverisje.

Ose të gjithë në qeveri, o asnjë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jari bën thirrje për të mos pranuar bashkëqeverisje me Ramën”

Lini një Përgjigje te undefined Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *