“Shqipëria nuk do të mbështetet më vetëm nga njëra anë”, ja si po ngrohet sërish marrëdhënia me “Kinën motër”

Që prej shpërthimit të krizës greke të borxhit, portet e Greqisë janë kthyer në bazën e avancimit të Kinës në Europë falë iniciativës së saj “Një Brez, Një Rrugë”.

Ndërkohë, Shqipëria, e cila dikur ishte mikja më e ngushtë e Kinës, mund të hyjë gjithashtu në një fazë ekonomike muaji mjalti me Pekinin.

Kinezët e gjeneratës së mëparshme duhet të jenë shumë familjarë me Shqipërinë. Gjatë viteve të Revolucionit Kulturor, kur Kina kishte kundër si SHBA edhe Bashkimin Sovjetik, Shqipëria ishte i vetmi aleat i huaj i kryetarit Mao Ce Dun.

Dhe për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj Shqipërisë për miqësinë e palëkundur dhe bensikërinë, Kina, e cila ishte vetë shumë e varfëruar ato kohë, mundësoi dhjetëra mijëra ton ushqim dhe miliarda dollarë në ndihmë të huaj për miken e saj europiane, të cilën Mao e cilësonte si “farin e vërtetë socialist në Europë”.

Megjithatë, marrëdhëniet “romantike” mes Pekinit dhe Tiranës u ndalën papritur në fillim të viteve 1980, kur Enver Hoxha, kritikoi homologun e tij kinez Deng Xiaping se kishte marrë një rrugë revizioniste.

Që prej atëherë, marrëdhënie sino-shqiptare kanë mbetur në nivele të ulëta për dekada, deri në agimin e epokës “Një Brez, Një Rrugë”, kur kina nisi të rizbulojë vlerat strategjike dhe gjeopolitike të Shqipërisë.

Përveç se mund të shërbejë si një urë mes Kinës dhe Europës, Shqipëria ka vlera të mëdha për Pekinin edhe në aspekte të tjera: pasuritë e saj natyrore, nafta dhe minieralet si kromi që janë shumë tërheqëse.

Në vitin 2016, Korporata e Naftës Geo-Jade e Kinës bleu Bankers Petroleum. Sa i takon Shqipërisë, investime dhe kapitali kinez janë gjithashtu çelësi për të ringjallur ekonominë e saj. Në fakt, përgjatë viteve, Shqipëria ka mbetur një nga vendet më të varfra në Europë, falë politikës së saj të izolimit disa dekadëshe.

Edhe pse qeveria shqiptare ka kryer reforma të shumta vitet e fundit dhe ekonomia kombëtare ka nisur të rikuperohet lehtë, infrastruktura dhe sistemi hekurudhor i vendit ka mbetur i varfër dhe i dobët.

Edhe pse Tirana ka kaq nevojë për kapitalin kinez, Kina dhe Shqipëria kanë pak gjasa që të bëhen aq të afërta sa dikur në të ardhmen. Fundja fundit, Shqipëria është anëtarësuar në NATO dhe është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Thënë këto, meqë Tirana është e gatshme të krijojë marrëdhënie të ngushta ekonomike me Pekinin, politikisht mund të qëndrojnë të gatshme për t’u afruar.

Shqipëria është shumë e vetëdijshme për rrezikun potencial të të mbajturit të gjitha vezët në një shportë. Ajo po punon agresivisht për të përdorur sa më mirë sfondin e vet islamik dhe për të thithur investime nga vende të tjera myslimane si Turqia, Katari dhe Irani.

Thënë thjesht, Shqipëria nuk do të mbështetet më vetëm nga njëra anë në politikën e saj të jashtme, sepse e ka marrë mësimin në mënyrën e ashpër.

Simon Shen/Profesor në programin e studimeve botërore në fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Shkruar për Ditarin Ekonomik të Hong Kongut.(scan)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...