“Shqipëria nuk do të mbështetet më vetëm nga njëra anë”, ja si po ngrohet sërish marrëdhënia me "Kinën motër"

22 Gusht 2018, 10:08Kulturë TEMA

Që prej shpërthimit të krizës greke të borxhit, portet e Greqisë janë kthyer në bazën e avancimit të Kinës në Europë falë iniciativës së saj “Një Brez, Një Rrugë”.

Ndërkohë, Shqipëria, e cila dikur ishte mikja më e ngushtë e Kinës, mund të hyjë gjithashtu në një fazë ekonomike muaji mjalti me Pekinin.

Kinezët e gjeneratës së mëparshme duhet të jenë shumë familjarë me Shqipërinë. Gjatë viteve të Revolucionit Kulturor, kur Kina kishte kundër si SHBA edhe Bashkimin Sovjetik, Shqipëria ishte i vetmi aleat i huaj i kryetarit Mao Ce Dun.

Dhe për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj Shqipërisë për miqësinë e palëkundur dhe bensikërinë, Kina, e cila ishte vetë shumë e varfëruar ato kohë, mundësoi dhjetëra mijëra ton ushqim dhe miliarda dollarë në ndihmë të huaj për miken e saj europiane, të cilën Mao e cilësonte si “farin e vërtetë socialist në Europë”.

Megjithatë, marrëdhëniet “romantike” mes Pekinit dhe Tiranës u ndalën papritur në fillim të viteve 1980, kur Enver Hoxha, kritikoi homologun e tij kinez Deng Xiaping se kishte marrë një rrugë revizioniste.

Që prej atëherë, marrëdhënie sino-shqiptare kanë mbetur në nivele të ulëta për dekada, deri në agimin e epokës “Një Brez, Një Rrugë”, kur kina nisi të rizbulojë vlerat strategjike dhe gjeopolitike të Shqipërisë.

Përveç se mund të shërbejë si një urë mes Kinës dhe Europës, Shqipëria ka vlera të mëdha për Pekinin edhe në aspekte të tjera: pasuritë e saj natyrore, nafta dhe minieralet si kromi që janë shumë tërheqëse.

Në vitin 2016, Korporata e Naftës Geo-Jade e Kinës bleu Bankers Petroleum. Sa i takon Shqipërisë, investime dhe kapitali kinez janë gjithashtu çelësi për të ringjallur ekonominë e saj. Në fakt, përgjatë viteve, Shqipëria ka mbetur një nga vendet më të varfra në Europë, falë politikës së saj të izolimit disa dekadëshe.

Edhe pse qeveria shqiptare ka kryer reforma të shumta vitet e fundit dhe ekonomia kombëtare ka nisur të rikuperohet lehtë, infrastruktura dhe sistemi hekurudhor i vendit ka mbetur i varfër dhe i dobët.

Edhe pse Tirana ka kaq nevojë për kapitalin kinez, Kina dhe Shqipëria kanë pak gjasa që të bëhen aq të afërta sa dikur në të ardhmen. Fundja fundit, Shqipëria është anëtarësuar në NATO dhe është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Thënë këto, meqë Tirana është e gatshme të krijojë marrëdhënie të ngushta ekonomike me Pekinin, politikisht mund të qëndrojnë të gatshme për t’u afruar.

Shqipëria është shumë e vetëdijshme për rrezikun potencial të të mbajturit të gjitha vezët në një shportë. Ajo po punon agresivisht për të përdorur sa më mirë sfondin e vet islamik dhe për të thithur investime nga vende të tjera myslimane si Turqia, Katari dhe Irani.

Thënë thjesht, Shqipëria nuk do të mbështetet më vetëm nga njëra anë në politikën e saj të jashtme, sepse e ka marrë mësimin në mënyrën e ashpër.

Simon Shen/Profesor në programin e studimeve botërore në fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Shkruar për Ditarin Ekonomik të Hong Kongut.(scan)

19 komente në ““Shqipëria nuk do të mbështetet më vetëm nga njëra anë”, ja si po ngrohet sërish marrëdhënia me “Kinën motër””

  1. Isuf says:

    Kina eshte fari i zhvillimit dhe progresit boteror.Shteti qe do te zhduke varferine dhe luftrat ne bote.Me shume shtete te perqafojne rrugen dhe politiken e Kines me shume afrohet paqja boterore.

    1. Flm says:

      Priyet te nderohet flamuret e SHBA-se me ate Kinez ne c’do institucin …. ne parlament, gjykata, ministri, prefektura dhe bashki.
      ####
      O Zot, perse na bene keta politikan, kaq Komb “byth lepires”…. baba Ameriken, vella Turkun, moter Kinezin, kushuri Arabin dhe Kuvejtin.

      1. Mo says:

        ???? e fort kjo. Kshu eshte kur je komb i vogel dhe ke nevoj per miq e shoke qe te te ndihmojne. Ske cka i ben…

  2. ORGJINALI says:

    Popull mistrec Shqiptar. Kurrë sdo veshë mend. Mos luani dhe mos flertoni politikën që deri në vitet 90, kishte shëndrruar shqiptarët në hajdutë, serash bujqësore ,në hajdutë veglash nëpër ndërrmarje, hajdutë materjaslesh kudo që punonin në socjalizmin Kinez .Për ju që nuk keni haberin nga historia dhe gjeo politika , mos bëni shaka me veten dhe jetën e femijve tuaj , kurrë më. Pësimi të jetë kthyer në mësim.Kina komuniste jo vetëm që ja ka pasur me të futur shqipërisë, por ndillte dhe ndërsente politika ekonomike që kishin si qëllim nënshtrimin e shqipërisë duke e kthyer atë nëvartisinë ish Jugosllavisë dhe Rumanisë së sotme që nuk ka njohur akoma shtetine Kosovës. Ajo dhe kjo Kina , detyronin qeveritë ti importonin mallrat për të cilat kishte kontrata nga Rumania,jo direkt nga Kina duke rritur koston.Jo pak sabotime ka bërë Kina në veprat Industriale në shqipëri, që nga Kombinatet e deri tek Hidrocentralet. Ndaj mos fluturoni jme PRAS NË BYTHË….

  3. jo korrekt says:

    nuk jane korrekt ne biznes, edhe ne vende te tjera kane shume probleme

  4. ORGJINALI says:

    Popull mistrec Shqiptar. Kurrë sdo veshë mend. Mos luani dhe mos flertoni politikën që deri në vitet 90, kishte shëndrruar shqiptarët në hajdutë, serash bujqësore ,në hajdutë veglash nëpër ndërrmarje, hajdutë materjaslesh kudo që punonin në socjalizmin Kinez .Për ju që nuk keni haberin nga historia dhe gjeo politika , mos bëni shaka me veten dhe jetën e femijve tuaj , kurrë më. Pësimi të jetë kthyer në mësim.Kina komuniste jo vetëm që ja ka pasur me të futur shqipërisë, por ndillte dhe ndërsente politika ekonomike që kishin si qëllim nënshtrimin e shqipërisë duke e kthyer atë nëvartisinë ish Jugosllavisë dhe Rumanisë së sotme që nuk ka njohur akoma shtetine Kosovës. Ajo dhe kjo Kina , detyronin qeveritë ti importonin mallrat për të cilat kishte kontrata nga Rumania,jo direkt nga Kina duke rritur koston.Jo pak sabotime ka bërë Kina në veprat Industriale në shqipëri, që nga Kombinatet e deri tek Hidrocentralet. Ndaj mos fluturoni jme PRAS NË BYTHË….

    1. katarakti says:

      O Kopje. Me duket se nuk i paske marre ilaçet sot. Kina komuniste ia ka pasur me te futur Shqiperise?! Ke ethe apo si?! Kina e ka ndihmuar Shqiperine me miliarda dollare ndihme falas. Pjesa me e madhe e veprave ne Shqiperi u ndertuan me ndihmen e Kines. Nga çfare planeti vjen ti qe shkruan “popull mistrec shqiptar”! Ti nuk njihke as historine. Me siguri qe nuk do jesh shqiptar. Te pakten jo nga Republika e Shqiperise. Ndryshe nuk spjegohet injoranca jote dhe gjuha qe perdor.

      1. gjeopolitiksi says:

        Nuk ka ndihmë falas. Gjithmon ka një qëllim të dytë nga cilido vend që na “ndihmon”.
        Vendet arabe ndihmojnë me kusht që të ndërtohen më shumë xhami, sepse duke rritur orientimit fetar të popullit është edhe më e thjeshtë ta përdorin për interesat e tyre. Mer si shembull denigrimin që po i bëhet figurës së Skënderbeut nga ata që vendosin fenë para kombit, të formuar nga arabët në universitet e tyre, apo Shqiptarët që vajtën dhe luftuan në Siri një luftë që nuk u përkiste.
        Interesin i vendeve perëndimore duhet akoma ta kuptojmë se cili është, por është e qartë që fuqia jonë aktuale varet vetëm nga mbështetja që kemi nga USA. Vendet Evropiane na kanë kthyer gjithmon kurrizin në rastë nevoje. Mos të flasim për Serbinë apo Greqinë se nga këta asgjë nuk ka ndryshuar, në veri vazhdohet të këndohet “vrite vrite Shqiptarin” ndërsa në jug akoma duan të bëjnë “lidhëse me zorrët tona”. Kemi ndryshuar vetëm ne, që nuk kemi më ushtri por mbjellim pemë.
        Kina fillimisht bën investime masive për të hequr qafe vendet e tjera në vend. Mbasi mbetet e vetmja fillon të marri mbas çka dhën me interesa. Në përgjithësi, blen resurset e vendit me çmime minimale duke shfrytëzuar pozicionin e forcës dhe detyron vendin “mik” të blej produktet e saj të dobëta me çmime përherë e më të larta. Sot po vepron kështu me vendet Afrikane po deshe të kërkosh në internet shembuj.

      2. Kuq e zi says:

        I nderuar katerakti
        Nuk ishin falas… harrove qe fale ankesave te shqiperise ne okb kina u be pjese e saj dhe nxori tajvanin?
        Duket shaka por eshte keshtu mos harrojme qe ato vite shqiperia bente propagande me radio tiranen ne favor te kines ne 18 gjuhe
        Jam kunder kines gjersa te thote kosova eshte serbi

  5. olimpiaH says:

    AKy nga honkongu nuk ka zbuluar ujin e ngrohte .Kina ,per shume aresye do ta kishte ndihmar SHqiperine-Te mos hyjme ne faktoret ,kush e njeh politiken dhe historine e kupton .Porpolitikanet tane ,per shume aresye ,jetojne akoma me mentalitetin e …besnikerive ideologjike…,aleanca srategjike… dhe nuk kuptojne se bota moderne eshte pragmatike,shmedimensionale ,e levizeshme ,ku ne plan te pare jane interesat ekonomike .Barbaret qe moren pushtetin ne vitet 90-te mendonin se perendimi do hidhte miliarda ,ndesa shqiptaret do shijonin boten . SHKATERRUAN DHE VODHEN GJITHCKA.nderkohe KINA PER 30 VJET KA DHJETEFISHAR PRODHIMIN KOMBETAR DHE ESHTE SUPERFUQIA E DYTE .Kina eshte investitoria me e mahe ne bote ,partnerja ekonomike me e madhe e BE,SHBA ,dhee shume rajoneve ne bote .KINA NA I KA DHENE SINJALET ,POR POLITIKANET TANE SERVILE NUK KANE LEVIZUR,DUKE U TREMBUR NGA BIBERAJT ..Merkel ka vizituar KINEN 10 HERE,nderkohe qe te gjithe te medhenjte e pasur shtojne cdo vit volumin e bashkepunimit -FQINJET TANE PO DALIN NGA KRIZA ME MILIARDAT E kNES,NDERKOHE QE DUHET TE ISHIM NE TE PARET .Kur KINA ISHTE E VARFER ,NE ME NDIHMEN E SAJ PATEM NGRITJEN ME TE MADHE EKONOMIKE NE HISTORINE TONE -PRANDAJ RAMAti lere idjotizmat ,tu zere deren liderve kineze ,te shperngulet ne SHENXHEN ,SHANGAI DHEte kerkoje investime ne industiri .PA INDUSTRI MODERNE ,KONKURUESE NUK ZHDUKET VARFERIA ,INORANCA ,KORRUPSIONI ,DROGA

  6. Fadil says:

    Korrekt ne biznes eshte amerika. Shikoni sa mire jemi akoma nuk ka mbaruar eksodi ka 30 vjet.Amerika i ka borxh Kines 1.200 miliard dollare.Nuk mund ti paguaje kurre.Prandaj po e con boten drejt luftes.

    1. atdhetari says:

      Te lumte goja vella.Jo vetem qe Ameriqente nuk investuan por na codhen thesarin dhe te gjitha pasurite konbetare.Na sollen 5000 terroriste uraniane dhe organizojne parada gay

  7. Tregoni realitetin says:

    O gazetar dangall pse doli shqiperia ne vitin 90t vendi me i varfer ne europ ,kur ne kishim nje industri te fuqishme qe e shkaterruat ju hajdutet e demokracis me qellimin e keq per te perfituar per vete, ne kishim hidrocentrale nje ushtri te fuqishme ,ishim i vetmi shtet ne bot me 3 milion dollar borxh kur e dorzoi PPSHja ne 90ten dhe kto ishin kontrata te lena pergjysem ,pra nuk ishte borxh i mirfillt ,ne kishim industri gjigande me kobinate tekstili uzina fabrika miniera dhe pasuri nentoksore ,kishim uzinen e telave ne shkoder dhe superfosfatin ne laç ,azotikun e fierit nje uzin e sapo ndertuar ,rafinerin e naftes ne ballsh qe prodhonte dhe karozen ku furnizoheshin avjonet e udhtarve ne at koh te linjes zvisairi luftansa airfransa malevi taromi avionet e linjes greke dhe jugosllave te tera kto kishin linja direkte ne at koh me ne , ju o rrugaçet e demokracis qe i vut kazmen ksaj industria gjigande dhe kti vendi kto vite mizerabel demokracie a e kuptoni qe jeni ju qe e katandiset vendin ne kte derexhe, se dilnin ministrat e deputetet e demokracis dhe uren e mernin ne bullgari me kalitet mizerabel qe te fitonin vet dhe fusnin bandat e rrugaçve per te shkaterruar uzinen e ures ,ju qe me qindra e mijra kilometra trase e çmontuat si kafshet dhe e shitet shinat e trenit per hekur .pse shan sistemin e shkuar o te qifsha kurven dhe nuk akuzon per shkaterrimin total te insustris qe ngritem ne duke na u qir nena me nje mij sakrifica , pse nuk thua te verteten qe e shkaterruat ju antishqiptaret e babzitur per para ,shqiperia ne vitin 90t kishte nevoj vetem per shtet korrekt njerez qe e deshen vendin e tyre dhe per lend te par, per industrin e ngritur nga Aja tek ZHja .dhe i ter ky popull do ishte ne pun dhe ne europ do kishim hyr qe ne vitin 95s .por nuk thoni te verteten qe shqiprin e sunduan antishqiptaret banditet e kriminelet dhe e shkaterruan e sollen vendin ne vitin zero sipas porosis se millosheviçit dhe shtetit grek ,qe komshi te kishin nje vend te drobitur .ju vendin e shkatertuat me qellim ,pse akuzoni me pa te drejt brezin dhe shtetin e asaj kohe qe punuan dit nat per ndertimin e kti vendi ,pse nuk nxirni shkaktaret e shkaterrimit dhe ti çoni ne gijotin per çfar demesh i ben kti vendi po akuzoni dhe shani nje brez heroik me pa te drejr , ju zullumqar antishqiptar barbar kriminel e maskarenj brezi i turpit i kti vendi qe vetem punen nuk e doni , kerkoni te beheni bosa duke xhvatur vjedhur e vrar , gazetar karagjoz ,pyet njerez me integritet per te kaluaren e kti vendi mos pyet burgaxhi e te internuar se duke pyetur kte seri njerzish kurr nuk do ta msosh te kaluaren e vertet e do vdesesh idjot.

  8. Meserschmidt says:

    Shoket Kosovare dhe vellezrit Kinez thote merhumi njehere e nje kohe !

  9. Nik says:

    Prej viteteve 70 tè politika kineze ishte pèrqèndruar nè investime tè mèdha nè afrikè dhe me teorin vet pèr botèn e tretè shtroj platformèn e vet pèr tè ardhmen siç investoj edhe nè shqipèri duke filluar nga zero ndèrtoj uzina kimike,traktor,mjete bujqèsie,avion,metalurgjia,hidrocentralet,etj etj .Por ne jemi mjaft me vonesè sepse politika e jashtme pèr 28 vjetè u bazua xhamit e katarit turqis dhe si rezultat kemi njè zhvillim kulturor tè paparè,femra me ferexhe rrugève tè kujtojnè shqipèrin e vitetve 1910/12 tè,burr e djem mjekèr cjapè mbushur shqipèria sikur tè jetonim nè afganistanin e sotèm ,njè politik e jashtème idiote dhe pèrsèprapthi duke vèshtruar shqipèrin e sotme me majat e xhamive gjer nè re dhe ulèrimèn hoxhève nèpèrmjet megafonève tè vjen ti pèshtysh nè fytyrè nga nano,berisha,rama e gjith by,lèpirsit e tyre nga ish ministrat e kulturès dhe ish ministrat e jashtèm e kthyen kètè vendè nè njè (Pèshtym e Europès)vetèm njè zotèri si Kadareja kishte intuitèn dhe largpamèsin pèr religjonet kur i tha ,R,Alisè tè hapim vetèm Kishat dhe pikè,por kush e dègjoj?
    Po paguajm dh edo tè paguajm politikèn dritè shkurtèr,mjeshtart e artit tè diplomacis pèr mua personalisht mbeten sèrbèt tè cilèt garuzhden e pèrdorin dhe hanè me tè gjithe,duke filluar nga rusèt, amerika,kina,,turqinè,afrika ndèrsa ne me hundèn lart, duhej ti rilidhnim mardhèniet ekonomike menjeher nè 1990 èn me kinezèt ,mendoj se nuk èshtè vonè kurrè.

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    Kina aleatin me te mire ka Ameriken dhe tregun e saj qe konsumon si mamuth cdo gje. Kina po ashtu te dytin aleat ka BE dhe tregun e saj dhe se fundmi Kina po investohet fuqishem me afrike per interesa te naftes dhe gazit. Shqiperia Kines i duhet vetem per propagande politike, ne nuk blejme dot produktet e katnareve tane se nuk kemi lek me shty muajin e jo me te jemi atraktiv per kinen. Kina kishte interes per ne per sa kohe ishte e izoluar dhe shqiperia ishte i vetmi port detar qe ata kishin ne europe, tani kohet kane ndryshuar, politikat po ashtu e shqiperia nuk zgjon me asnje interes ekonomik apo gjeostrategjik per kinen. Ne ja kemi nevojen por pyetja eshte me cfare kosto do pranoje Kina te investoje tek ne, vec nqs ne ia japim gratis cdo gje kjo mund te zgjoje ndopak interes. Pra jemi te vonuar edhe ne kete pike, afrimi me kinen duhej bere kohe perpara kur kina ishte ne hapje totale dhe ne kerkim, tani qe ekonomia eshte globalizuar nuk jemi me kompetitive apo atraktive. Duhet pare cfare kapacitetesh profesionale ofrojm ne dhe cfare kerkon kina. Tregu i njerezve profesioniste ne shqiperi eshte per faqe te zeze, nuk beson se kina ka nevoje per juriste apo psikologe.

  11. Nik says:

    Kèmbngul pèr vet faktin se 2015 èn 16 vendet jugèlindore tè europès u mblodhen nè beograd pèr tè trajtuar nga afèr me kinèn dhe mbase ju kujtohet se planet kineze nè ballkan janè konkrete duke filluar nga 4 miliard investim menjèher nè sèrbi dhe beogradi 1,8 miliard pèr infrastrukturèn.Pagimi i 500 milion euro pèr portin e pireut pèr shfrytèzim 35 vjet gjithashtu plani pèr tè marrè me qira e portin e I(Gumenicès shqiptare)vazhdojm me projektin e autostradès mal i zi -beograd si dhe autostrada maqedoni-beograd gjithashtu autostrada beograd -bukuresht,dhe mos gaboj nè projekt ishte dhe dhènia me qira e portit tè Shèngjinit.
    Konkretisht materiet e para i interesojn kinès ose investimi nè infrastrukturè ,energji elektrike,dhe panele diellore,linjat hekurudhore qè ne i kemi pèrtokè etj sygjerimet ne i japim si lexues por shteti ka dhe shpresoj studiues tè ekonomis tè pa korruptuar qè mundet tè programojn dhe tè thithin investime nè ekonomin shqiptare tè kalbèzuar.
    Problemi i parè nè investime èshtè njohja e pronès private si dhe reforma nè drejtèsi ndryshe asnjè nuk vjen dhe investon.

    1. pyetje says:

      Rruga e Arberit do behet me investim kinez me duket?

  12. ao says:

    ne trasheguam nje prone te perbashket te sanksionuar ne kushtetute ne permasa shume te medha,Por cfar ndodhi.Kete prone e vodhi mafja e perfaqsuar nga shteti shqiptar ne bashkpunim me te huajt dhe rrjedhimishte populli trashegoi varferi jo se ishte i varfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje