Zjarret në çerdhe, si tritoli mbi shtyllat e tensionit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Të martën mbasdite, në orën 19’ 25 minuta, çerdhja Nr. 16 në afërsi të ish-Bllokut në Tiranë, u përfshi nga zjarri dhe versioni paraprak i zjarrfikësve, është se flakët janë shkaktuar nga katër vatra zjarri të ndryshme zjarri brenda dhomës. Pra, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarri pason një tjetër zjarr në  çerdhen Nr. 14 të Tiranës, në zonën e “Ali Demit”, më 16 gusht. Edhe aty dyshimet janë se bombula e gazit që shpërtheu duke rrëzuar njërën nga faqet e murit të magazinës së çerdhes, të jetë hedhur nga jashtë.

Në të dy rastet ka dhe një detaj tjetër interesant. Në rastin e parë, opozita reagoi me shumë alarm, dhe gati ilustroi me 3D skemën e zjarrëvënies. Në të dytën po ashtu, duke e kthyer në një akuzë politike. Biles nga zyra e opozitës, në disa raste janë shpërndarë dhe pistat e zjarrëvënies. Ky i fundit ishte dhe qesharak si arsyetim, pasi thuhej se çerdhja ka marrë flakë pasi ishte lënë frigoriferi në prizë. Në fakt, frigoriferi në prizë lihet, ndaj është frigorifer. E rrezikshme është kur lë fjala vjen sobën ndezur, jo frigoriferin ndezur. Por e vërteta është se nuk ka fare frigorifer të dëmtuar, por vatra zjarri të shpërndara në dhomë.

Pra, me shumë gjasa jemi para një fushate frikësuese zjarrvëniesh ndaj çerdheve, të ngjashme me fushata të tjera frikësuese që Shqipëria ka njohur, siç kanë qenë hedhja në erë e shtyllave të tensionit, apo dhe fushata e dinamitit nëpër makina.

Ajo që mbetet për t’u diskutuar, është implikimi politik i opozitës ndaj këtyre ngjarjeve.

Opozita po vrapon t’i konsiderojë ngjarjet paaftësi menaxhimi të çerdheve, ndërkohë që versionet paraprake flasin për raste terroriste. Paaftësia e menxhimit të çerdheve, nuk mund të vijë fare papritur në vitin e tretë të mandatit të një kryetari, dhe brenda një jave. Është sa qesharake, dhe e pamenduar si kauzë. Mund të gjejnë plot kauza të tjera, më të forta dhe të besueshme kundër Veliajt, por potencimi i kësaj kauze, e cila është dukshëm kriminale, rrezikon të implikojë opozitën në mbështetje të një aksioni terrorist, me apo pa dijeninë e saj.

Ligjërimi i Albana Vokshit, ilustrimi në 3D i akteve terroriste, si aksidente, përpjekja për të shpikur pista që nuk ekzistojnë, dhe mbi të gjitha, përdorimi i kësaj historie si një fushatë kundër sigurisë në çerdhe, mund të rezultojë jo vetëm një fiasko e fortë, por dhe një betejë që mund t’i kthehet kundër opozitës. Në finale mund të kemi imazhin e një opozite e cila ngaqë nuk ja del dot kryebashkiakut aktual me betejë politike, me kundër kandidat apo betejë ligjore, i ka nisur një betejë terroriste, që vë në pikëpyetje sigurinë e fëmijëve.

Fakti që të dy rastet kanë ndodhur në kohën që çerdhet kanë qenë bosh, në të dy rastet kanë qenë zjarre të qëllimshme dhe në të dy rastet, opozita dukej sikur e kishte gati komunikatën e shtypit dhe pistën e zjarrit, mund t’ia rrisë çmimin dembelizmit të opozitës, që mendon se mund të bëjë politikë, duke stimuluar akte terroriste dhe duke devijuar pistën e tyre si aksidente.

Është guxim i madh të shpikësh pista aksidentale për akte të pastra terroriste, kur gjithë versionet zyrtare i ke kundër. Dhe është akoma më tepër marrëzi të mendosh që do t’u mbushësh mendjen qytetarëve të Tiranës, të heqin dorë nga vota për kryebashkiakun, duke u vënë zjarrin çerdheve të fëmijëve. Është një kanibalizëm politik, i cili mund të ndëshkohet më shumë se zjarrvënësit e vërtetë të çerdheve. Se në fakt, më të këqij se zjarrvënësit, janë vetëm zjarrmbrojtësit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Zjarret në çerdhe, si tritoli mbi shtyllat e tensionit”

  1. fatjon says:

    Eshte shume e sakte,opozita ka filluar nje fushate denigruese ndaj kryetarit te bashkise,ne prag te fushates te zgjedhjeve vendore.Me kot e kane se edhe sikur te behen Lulzim Basha bashke me nje kandidat tjeter,nuk mund tja marrin bashkine Erionit

    1. Skypion says:

      Cfare monstrash!
      T’ju them te drejten nuk e kisha imagjinuar, qe keto monstrat te arrinin deri ketu! Eshte me te vertete monstruoze, kjo qe po ndodhe me pushtetaret socialiste.
      Qe pas protestes se dhunshme kriminale te 21 janarit, e pata thene qe keta socialiste jane monstrat; qe Edi Rama eshte nje kryemonster. Realizuan nje proteste te ideuar si gjaksore, madje me gjakderdhje masive, duke e pare si menyren e vetme per te ardhur ne pushtet.
      Kurse, per Erion Veliajn, megjithese isha i bindur qe, kur nga shoqeria e rrjeshme civile kaloi ne politike, eshte nje mashtrues ordiner dhe oportunist i felliqur, nuk e kisha menduar, deri kur ndodhi vrasja makabre e te riut ne Landfillin e Sharres, pergjegjesi kryesor i se ciles eshte Veliaj; sidomo per menyren cinike dhe krejt te pashpirt si u soll pas vrasjes.
      E dija se ky birbo ben gjithcka per pushtetin e vet, ashtu si edhe mentori i tij ne krye te Qeverise; megjithate, me kete gjithcka nuk kisha parasysh kete monstruozitetin me cerdhet e femijeve…
      Por, ja qe e beri edhe kete! Monstra. Keshtu sic e ka nisur, Erion Veliaj, do t’ia kaloje edhe Edi Rames ne monstruozitete. Padyshim.
      Pertje ketij monstruoziteti, megjithate ka nje gje te mire.
      Eshte e provuar historikisht, qe ne ne fund te tyre, regjimet cfare nuk shpifin per t’u mbajtur ne kembe; edhe monstruozitetet me te paimagjinueshme. Keshtu pra, qe edhe vete qelbesirat e ndjejne qe u ka ardhur fundi, prandaj edhe shpikin gjera te tilla makabre.
      Dhe, jo vetem cfare nuk shpifin, por edhe cfare nuk bejne. Ne shumicen derrmuese te rasteve, ata qe shpfin edhe i bejne vete ato per te cilat akuzojne kundershtaret e regjimit. Historia na nep shembuj pafund per kete.
      Un besoj se jemi pikerisht ne kete rast. Profili psikologjik i tyre perputhet plotesisht me rastin ne fjale. Ata qe nuk e paten per gje, te yshtnin mijera njerez te thjeshte te martirizoheshin ne Bulevard me 21 janar, ta mbushnin ate me kufomat e tyre, ata qe nuk e paten per gje te vrisnin mizorisht Ardit Gjoklajn ne Landfillin e Sharres dhe pastaj te talleshin ne menyre mizore me te, padyshim qe nuk e kane problem edhe te inskenojne monstruozitete te tilla me cerdhet e femijeve.
      I kane te gjitha mundesite per ta bere , sepse, nuk kane ndroje nga askush e nga asgje; as nga pergjegjesia morale ndaj opinionit publik, per te cilin as nuk pjerdhin fare, as nga frika prej drejtesise, te cilen e kane nen kontrollin e tyre te plote. Kush do te hetoje per krimin e tmerrshem?! Nje pshurrane si Kryeprokurorja?! Si mund te hetoje kjo stervine krimet e tutoreve te vet?! Natyrisht, qe eshte e paimagjinueshme.
      Mediat e qeverise, si gjithmone, bejne tellalin e shpifjes se radhes. Kuptohet, qe nuk ben perjashtim edhe gazeta jone e nderuar dhe respektuar, e cila, ne te vertete, eshte ne frontline per raste te ngjashme.
      Ajo qe me erdhi ne mendje, tek lexoja shkrimin e zotit Baze, eshte konstrast i madh mes vrazhdesise ne shkrimet, dhe paraqitjeve cuditerisht shume paqesore, humble do te thuhej me sakte ne anglisht, ne studiot televizive.
      Imagjinoni, aq i madh eshte pislleku qeveritar, sa edhe vete analisti yne kur del me ze dhe figure para publikut ne studiot televizive, nuk sillet si ne shkrimet, te cilat te bejne te perfytyrosh sikur i shkruan me corap ne koke.
      Aq e madhe eshte poshtersia qeveritare te cilen mbron, sa vete zotit Baze i vjen turp te thote me ze dhe figure, ate qe shkruan ne forumin tone.

  2. fati says:

    Mortja ka ardh dhe akoma po na vjen nga keta zjarrvenes te te gjithe vendit ne keta 28 vjet. Do te vije dita kur vete ato zjarre do t’i perpijne keta kriminele djallezore.

  3. kujtesa says:

    Une do i beja nje apel organeve te rendit,qe te kene kujdes sepse ne kete periudhe qe eshte prag fushate zgjedhore per bashkite,kjo opozite e ndyre do beje gjithcka qe te mundet per te thene se qeverisja vendore eshte e kriminalizuar.
    Thirrjet e disa drejtuesve politike se ne shtator fillon furtuna,kam frike se po i paraprijne keto zjarre “ te paaftesise drejtuese”.
    Ne shtator fillojne shkollat dhe ,ruajna zot,se mos i shkon mendja ketyre idjoteve per ndonje masaker qe vetem Saliu di te beje( viti 97 nuk eshte larg).
    Per pushtet dhe hajduteri,keta qe mezi po presin tju vije radha,vrasin dhe njerezit e tyre( 2 Prilli ne shkoder,Azemi,Sokoli etj) jane shembull qe sdo koment.

  4. E kam thene edhe ne nje vend tjeter qe jane ushtaret e saliut qe po pregatiten per shtatorin te perhapin panik dhe te gjejne shkaqe ose ashtu sic thote i derguari amerikes pederast LELA lulushi me taktiken partizani do ta lodh Ramen dhe do ta asgjesoj pjese pjes.
    Keta antishqiptar ashtu sic ben gjate luftes qe bashkpunuan me okupatorin ashtu ben per 50 vjet duke sabotuar ashtu po veprojne edhe keto 28 vjet duke shkatrruar dhe vjedhur si asnje here.
    Edhe kete here i jane bashkuar edhe disa komuniste kriminele si saliu e co qe nahiqen si dhjerokrat.
    Por fajin e ka forca e ligjit qe nuk vepron por i le te abuzojne me gjoja demokracine e tyre kriminale

  5. Jimi says:

    I provuan te tera, vetem kjo u kishte mbetur manget, pedofilia!?

  6. alphade says:

    Banda mafioze,tash terroriste duhet me njehere te nxirret
    jasht-ligjit dhe te njoftohen PPE se kjo bande ka qene dhe
    mbetet nje bande terroriste qe ne fillimet e saj por qe ka
    mundur me dredhite e saj t’i marre ngjyrosje politike te se
    djathtes Europiane. Cdo shqiptar qe eshte patriot , qe e do
    vertete Atdheun e vet duhet te ngrihet kunder kesaj bande
    te eger shpellare dhe t’i thyej kockat plakut te ndyre te Vici-
    dolit, sebashku me mafiozin e Malit te Tomorrit qe sot si nje
    “Familje e shenjte” na i lutesh Baba Tomirrit per “Paqe e ve-
    llazeri” duke e zevendesuar leitmotivin e dikurshem me “qe-
    tesi e dashuri” ! Pffuuu….race e ndyre, mashtruesisish. Popull
    shqiptar thyjani kockat etij binomi sepse vetem atehere do te
    shpetoje Shqioeria nga ” Morataja Burbone” ….!
    Pershendetje zotit Mero Bazaj per artikullin brilant ,ku ne evi-
    dentuar me saktesi e gjitheanshmerisht qellimet diabolike te
    bandes mafioze,terroriste te Vicidolit. Por le te vazhdoje kjo
    bande me terrorizem sepse shjme shpejt ne zgjedhjet e kryeta-
    rit te Bashkise se Tirane, kesaj bande do t’i kthehet si “boumerang”
    prandaj eshte domisdoshmeri jetike qe kjo banda e kryekriminelit
    e kryemafiozit shqiptar te demaskohet dhe nese vazhdojne keshtu
    te arrestohen dhe t’i jeperpn drejtesise te gjithe kreret e kesaj
    bande terroriste.

  7. Nauni says:

    E cfare nuk mund te presesh ng pd nga Sali Berisha qe ka eksperience per ksi punesh.Ai dhe Basha etj eksponent te tjere te pd do vrasin njerez qe te fajsojne qeverine e Edi Rames apo te Erion Velis.Ata nuk e kane per gje te vrasin se Jane kriminela.Zgjedhjet po afrojne dhe ata Jane bere si ujqer te terbiar pasi e shohin qe sot humbjen.Kujdes ata mund te vrasin dhe femijr se Jane kanibald.

  8. Roza says:

    Bravo zoti Mero! Ke thene gjera te verteta dhe ke bere mire se ke dhen nje paralajmerim ku njerzit dhe qeveria te kene kujdese nga kriminelet e pd.

  9. Ergys says:

    Tritolin ne shtyllat e tensionit i organizonte Azem Hajdari,me vone Saliu e hoqi qafe.Dhe keta atentatoret e cerdheve si Azemi do te perfundojne nga ai qe i shtyn.

  10. leshi says:

    jepi pdh o sot o kurre.

  11. Xhike says:

    Turp per c’ka pashe dhe degjova nga goja jote Z Vokshi
    Puset e Delvines i gezon ti me buurrecin tend
    Dhe s bie zjarr!!
    Tek cerdhet e femijeve vini dore??
    Po din dhe 3D mo injorante me gojen aq te madhe??

  12. Semafori says:

    Gjitheçka po pergtit kjo flame e shqoqerise ku ka ende forca te tentoje te rimarr vehten ne pergatitjet e “pranveres arabe” siç e quajne keta don kishote!Eshte per te ardhur keq qe ky mirorganizim per desatabilizim pergatitet e veprohet pa u hyre asnje gjemb ne kembe kesaj pjese fashiste te shqerise ku o marrin pushtetin me dhune ose djegin shsiperine!Ku jane organet perkatese do te doja te dija!Perse nuk vendosen kamera ne ambientet publike pasi po afron fillimi i sezonit shkollor e keto bisha te drejtuara nga zjarrvenesi i Shqiperise ,kryekrimi Berishe ,mud ti aplikoje edhe me shkollat pa patur pike dhembshurie!Ndaj ka ardhur koha qe kjo bange gangsteresh e imunizuar te asgjesohet ndryshe ata do te kerkojne asgjesimin e popullit me keto zjarrvenie per te shpetuar kuplarane e tyre!Bashkimi i LSI(Lulit,Sales dhe Ilirit)perbene rrezikshmerin per kete vend ndaj merrni masa zoterinj qeveritar !Ndryshe,ndryshe do kemi nje 98-te edhe me te keqe !Nard Ndoket po pergatiten pasi ndryshe po u vjen fundi!Ka ardhur koha qe organet kompetente te levizin !

  13. lisi says:

    Mos harroni disa gazetaruc atdhetare qe i bejne thirrje dhiasportes te beje nje “vjeshte arabe”!Atyre qe u digjet shpirti per token ame!Forca e ligjit duhet te veprije o sot o kurr!

  14. @autori says:

    Mire do te ishte qe autoritetet ligjore (Prokuroria, Policia) te jepnin versionin zyrtar per zjarret ne cerdhe.
    Madje gazetaret duhet ti nxisin institucionet qe te bejne detyren dhe jo ti zevendesojne ato.

  15. vons says:

    Paskan qene shoket e tu Mero se nuk ka si ta dish kaq mire se cfare ndodhi me kater vatra zjarri ne kazanin tend te medias!

  16. Ilo says:

    Mero ketu ja ke fut kot Cerdhet dhe Kopeshtet jane per faqe te zeze per sigurine jo vetem nga zjarri por edhe nga keqmenaxhimi,e din Mero kush eshte Drejtoresh e QEZHEF eshte e shoqja e Drejtorit te Policise Bashkiake .Asnje cerdhe apo kopesht nuk ka impiant zjarrfikes apo nje rregullore se si veprohet ne kesi rastesh ,asnje fikse dore ose jane jashte perdorimit,aty ku opozita ka te drejte ka .

  17. dhembeli says:

    dhembeli
    Me sa duket duan te bejne kurban…femijet. Eshte e me e madhe se graviteti tokesor etja per t’u kthyer ne pushtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *