Historia tragjike e pushkatimit të poetit Trifon Xhagjika

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Gjithçka ka nisur më 20 korrik 1963. Një shofer i parkut automobilistik të Korçës, ka trokitur në Degën e Punëve të Brendshme në Pogradec dhe ka denoncuar se “një major që kishte marrë në makinë nga Elbasani, zbriti pa pritur në rrugën Qafë Thanë – Pogradec, afër lapidarit të Reshit Çollakut”.

Shoferi e ka përshkruar majorin, me një çantë shpine ushtarake, dhe që priste dy civilë të tjerë që do të vinin me një makinë tjetër pas tij, të cilët kishin hipur në Elbasan.

Përshkrimi i shoferit, ashtu siç është shkruar në dosjen e hetuesisë e le të paqartë, nëse këtë detajin që “majori do të takonte dy civilë”, e ka thënë ai, apo e ka shtuar hetuesi.

Por për ta bërë të plotë pamjen, hetuesi përshkruan se “pas pak mbërriti dhe shoferi i dytë, po i Parkut të Korçës, që raportoi në Degën e Brendshme për zbritjen e dy civilëve të tjerë në të njëjtin vend. Quheshin Thoma Rafaeli, Vangjel Lesho dhe Franko Sara”.

Në çantat e shpinës ju gjetën tre kamerdare makine, 6 salvaxhente për të lidhur varkën në breg, gjashtë lopata të vogla dore për të lëvizur varkën e përgatitur me kompensatë, një bajonetë, një thikë dore, një elektrik dore i izoluar, për t’u ruajtur nga uji, një revolver sovjetik, pagure me pije alkolike dhe dokumenta të tjera personale.

Pas një rezistence të vogël, sipas hetuesit, ata kanë pranuar planin: “Do të arratiseshim për në Jugosllavi”.

Nga këtu zë fill arrestimi dhe ndëshkimi i grupit më politik antikomunist të viteve ’60. Katër të tjerët do të arrestoheshin në shtëpitë e tyre.

Ata ishin Trifon Xhagjika, Fadil Kokomani, Robert Vullkani dhe Stavri Rafaeli, vëllai i Thoma Rafaelit.

Nga i gjithë ky grup, dy vetë u pushkatuan, Trifon Xhagjika dhe Thoma Rafeali. Dhe Trifoni është i vetmi që as tentoi të arratisej, pasi grupi nuk ka dashur ta marrë me vete.

Të tjerët u dënuan me nga 25 vite burg, por më pas u pushkatuan në revoltën e Spaçit në vitin 1973.

Dalimet mes Trifon Xhagjikës dhe grupit të arrestuar

Më 23 gusht të 1963 Trifon Xhagjika ishte para hetuesve të tij, kapiten Rustem Çipi dhe prokurorit Major Sami Kapllani, duke rrëfyer “veprimtarinë armiqësore” kundër pushtetit popullor.

E kam lexuar me shumë kujdes gjithë dosjen e tij dhe gjithë dosjet e grupit prej 7 vetësh.

Është një dramë e vërtetë, ku përfshihet sinqeriteti antikomunist i Trifon Xhagjikës, mungesa e besimit të ndërsjelltë që grupi kishte për atë që bënte, infiltrime të bashkëpunëtorëve të Sigurimit brenda tyre dhe në fund pushkatimi i tij tragjik.

Trifon Xhagjika duket se është bërë pjesë e këtij grupi, prej miqësisë me Vangjel Leshon, ish gazetar i Radio Tiranës dhe mik me Trifonin.

Pas dy-tre javësh hetime të vështira dhe torturuese Vangjel Lesho, gazetari që kishte tentuar të arratisej për t’u bashkuar me ish gruan e tij ruse, që i kishte marrë dhe vajzën me vete, pranoi se në grupin e tyre ishte dhe Trifon Xhagjika.

Më 15 gusht të vitit 1963, ai ka pranuar para hetuesit se në shoqërinë e tij bënte pjesë dhe Trifon Xhagjika.

“Që kur më iku gruaja me vajzën, Trifoni vinte vazhdimisht tek unë dhe më hiqte mërzitjen. Meqë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin prishur ne bisedonim se si do të shkonin tani këto punë. Trifoni më tha se nuk e di se çfarë mendon ti, por nuk më duket mirë kjo punë. Në këtë çështjen me sovjetikët, ne shqiptarët nuk kemi të drejtë.”

Grupi ishte pasqyrë e refleksionit të shoqërisë shqiptare pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Nga i gjithë grupi, Trifon Xhagjika ishte pro-Perëndimor kurse pjesa tjetër pro-Ruse. Kjo ka qenë vijë ndarëse mes tyre deri në fund.

Vangjel Lesho ishte i martuar me një grua ruse dhe kishte një fëmijë me të, ndërkohë që kishin ikur në Rusi dhe donte t’u bashkohej atyre.

Fadil Kokomani po ashtu donte të arratisej në Rusi me Margaritën, një grua me të cilën bashkëjetonte, e cila në fakt ngre hije të forta dyshimi si njeriu që i ka tradhëtuar.

Kur të gjithë dënohen me vdekje ose burg, ajo përjashtohet nga dënimi për shkak të një pusulle si rekomandim nga lart, që gjendet në dosje.

Vëllezërit Rafaeli dhe Robert Vullkani duan të largohen si antikomunistë.

Mes tyre vetëm Trifon Xhagjika donte të arratisje në Itali. Ishte gati të ikte me ta deri jashtë kufirit dhe pastaj të ikte në Itali.

Dallimi i dytë i madh i Trifonit nga grupi me të cilin u dënua ishte disidenca letrare.

Trifoni ishte i vetmi që kishte botuar ndërkohë një libër me poezi “Gjurmët” dhe kishte ende pa botuar një grumbull poezish të mirëfillta disidente.

Poezia “Kroi plak”, “Atdheu është lakuriq”, “Për ty Republikë”, etj, janë dokumente të forta të vetëdijes së tij antikomuniste.

Ndryshe nga të tjerët më 23 gusht, si sot 55 vite më parë, Trifoni ka dhënë llogari para hetuesve për këto poezi. Ka dëshmuar kujt ja ka dhënë, kush i ka lexuar e pse i ka shkruar.

Në aktakuzën ndaj tij thuhet: “Në vargjet e shkruara prej tij, ka predominuar rryma dekadente dhe përmbajtja e tyre përshkruhet nga fryma armiqësore.

Ndër të tjera duhet të përmendim vjershat “Kënga e verbër”, ku shprehet urrejtja për Republikën tonë Popullore, “Ndihmomëni të qesh”, në të cilën paraqitet gjendja e zymtë në vendin tonë, pas prishjes me BRSS, “Nuk duan të kuptojnë, që jemi njerëz”, në të cilën shprehet mungesa e demokracisë që nuk egzistokërka në vendin tonë, etj, etj, .

Këto poezi i kanë lexuar dhe të tjerë, Vangjel Lezho dhe Robert Vullkani…”

Atdheu është lakuriq!

…E pashë Atdheun lakuriq,

(vetëm pa miq e shokë)

mundohej të këpusë një degë dafinë

nga lavdia e shekujve.

Atdheun e dija të uritur!

Por sa i vogël qenka!

As një degë nuk e këpuste dot.

E mora për dore
ta rrit në zemrën time…

Vëllezër-
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.

Ndihmomëni të qesh.

Ndihmomëni të gëzoj.

Atdheu është lakuriq!

1963

Dallimi i tretë i Trifonit me grupin, ishte sinqeriteti i keqpërdorur i tij.

Tani kur Shqipëria po bën përpjekje t’i rehabilitojë si heronj ata që u përballën me diktaturën, ekziston rreziku që preku edhe komunizmin, kur partizanët dhe sidomos dëshmorët i shikonin si njerëz idealë, pa cene dhe të përsosur. Në fakt historitë e vërteta njerëzore nuk janë bardhë e zi.

Ajo që më ka dëshpëruar në historinë e këtij grupi, duke shfletuar mijëra faqe nga dosjet e tyre, ishte se Trifoni ishte pjesa e sinqertë e grupit, që besonte si antikomunist, vepronte si i tillë dhe donte të arratisej në Perëndim.

Ndërkohë dy kokat kryesore të grupit, Vangel Lesho dhe Fadil Kokomani, edhe pse i kanë premtuar atij, se do të arratiseshin bashkë, dy herë që tentuan të arratisen, përfshi dhe herën që u arrestuan, nuk e morën atë me vete.

Ai u arrestua në shtëpi për shkak të dëshmive që ata dhanë në qeli për planet e arratisjes.

Ndërkohë Trifoni ka marrë pjesë në çdo plan antikomunist të tyre. Ai është formuluesi i trakteve të hedhura në Prill të vitit 1962 në Tiranë.

Të gjithë dëshmitarët e pranojnë këtë, edhe pse nuk e kanë ditur tamam kush i ka shkruar. Vangjel Lesho ka porositur Trifonin dhe ai ka shkruar përmbajtjen. Pastaj Vangjeli ka marrë përmbajtjen dhe ja ka paraqitur Fadilit, sikur e ka bërë vetë. Dhe pastaj ka filluar shpërndarja.

Trifoni i ka marrë motrës së tij infermiere disa doreza plastike për të mos lënë shenja gishtash dhe një shishe zamk dhe ja ka dhënë Vangjelit. Vangjeli ja ka dhënë Fadilit dhe kështu ka humbur sekreti. Por në hetuesi del qartë.

Trakti i shpërndarë në Prill të vitit 1962 ideuar nga Trifoni dhe Vangjel Lesho

Dhe kur kanë tentuar të arratisen është e njëjta gjë.Trifonit i kanë kërkuar pistoletën dhe ai ua ka premtuar, por nuk ka mundur dot ta marrë në kohën e zborit. Por u ka gjetur atyre një kamerdare që ja ka gjetur Genci, kushëriri i tij në atë kohë shofer, dhe një salvaxhente.

Pra ai ka bërë gjithçka që ata i kanë kërkuar, por pavarësisht kësaj, si në tentativën e arratisjes në dhjetor të 1962 nga Buna, e cila dështoi falë dy bashkëpuntorëve të Sigurimit me mbiemrin Vukaj, ashtu dhe në atë të korrikut 1963, ai ngeli jashtë liste, por jo jashtë burgut.

Fadil Kokomani është më i qartë për këtë sjellje ndaj Trifonit në dëshmitë e tij. Ai pranon se ishte pjesë e planit për t’u arratisur pa Trifonin, edhe pse e kishin përfshirë atë, deri në detaje në skemën e arratisjes.

Biles për ta vënë në gjumë, i kishte kërkuar të lidhej me ndonjë vajzë nga brezi kufitar, që ta kishte si arsyetim shfaqjen në ato anë.

Margarita, gruaja e Fadilit, e përshkruan si nervoze, skenën e shkuarjes së Trifonit në shtëpi të tyre, pas dështmit të arratisjes më 20 korrik, pak pasi ishte arrestuar Vangjel Lesho me dy të tjerët.

Ai nuk e dinte se ata ishin ndarë në dy grupe për t’u arratisur pa e marrë atë. I pari, Vangjeli, u kap në Qafë Thanë ndësa Fadili, të cilit po i ankohej, sapo ishte kthyer nga arratisja e dështuar.

“Atë që nuk e bënë ata, do ta bëjmë ne, tha Trifoni. Do arratisemi bashkë….”!

Duhet të ketë një bisedë e sikletshme. Fadili nuk i tregoi të vërtetën Trifonit. Mbrëmjen e 20 Korrikut, Fadili, së bashku me Stavrin dhe Robert Vullkanin, kishte planifikuar që t’i bashkoheshin grupit që do të arratisej nga Pogradeci, pra Vangjelit, Frankos dhe Thomait.

“Vrasja e Kadri Hazbiut dhe lidhja me Jugosllavët”,  detaje të shpikura që janë përdorur kundër këtij grupi

Nga gjithë kqyrja e dosjes ka dy detaje që duket se janë të shpikura nga vetë anëtarët e grupit, për të krijuar besim tek njëri-tjetri por që në fund u janë përdorur si vepra të rënda penale.

E para ka qenë lidhja me jugosllavët.

Më i vendosuri prej tyre, për t’u arratisur në Bashkimin Sovjetik, ishte Vangjel Lesho dhe ai ka qenë promotor i këtyre shpikjeve.

Lidhjet e shpikura të tij me jugosllavët i pranuan vetë në hetuesi. E thotë qartë që në fillim e bëra të bindja Trifonin se nuk ka rrezik për arratisje, pasi do na ndihmojnë jugosllavët matanë kufirit. Pastaj dhe pjestarëve të tjerë të grupit. Legjendat që ai thurte gjoja se kishte vendosur kontakte me ambasadën jugosllave dhe mezi pritej arratisja e tyre, është një nga ato mitet që njeriu ngre për t’i besuar vetë që është i fortë dhe mund t’ia dalë.

Dhe kjo në fakt pastaj u është përdorur në akuzë.

Gënjeshtra e dytë ishte atentati politik kundër dikujt nga udhëheqja. Këtë gënjeshtër i vetmi që e ka besuar sinqerisht ka qenë Trifoni. E gjithë kjo është bërë në përpjekje për të bindur Trifonin t’u gjente disa bomba dhe një pistoletë, që t’i kishin kur të arratiseshin.

Ai nuk ua ka gjetur dot, por ua ka premtuar. Fillimisht ka hezituar ta pranojë këtë aksion. Pastaj Vangjel Lesho dhe Fadil Kokomani e kanë bindur se duhet një akt terrorist ndaj udhëheqjes që të bëjë bujë.

Më tej kanë shkuar në detaje. Dikush është kujtuar që Kadri Hazbiut i ka lindur gruaja dhe shkon çdo ditë në maternitet, në darkë. Dikush thotë që dhe shokun Enver e ka parë të shetisë duke ikur në zyrë. Të tjerë thonë se mund të godasin dhe kuadro të Sigurimit. Dhe Trifoni e ka besuar.

Edhe pse nuk ja ka dalë t’u gjejë bomba, apo revolverë që ndoshta s’do të përdoreshin kurrë, por u duheshin për t’u arratisur, kjo shpikje i është përdorur si akuzë rëndë që i ka kushtuar pushkatimin.

Si ish ushtarak ai është konsideruar tradhëtar ndaj atdheut që nuk ka denoncuar këtë propozim që dobëson fuqinë e ushtrisë popullore. Në fakt disa nga grupi kanë raportuar në vend të tij, me sa duket. Dhe fundi i tij është tragjik.

Nga i gjithë grupi ky është i vetmi që ka shfaqur gatishmëri antikomuniste, por s’ka bërë asnjë gjest penal përveç poezive që konsideroheshin agjitacion.

Të tjerët kanë tentuar të arratisen dy herë, kanë ndarë trakte, kanë bërë agjitacion e propagandë, kanë takuar diplomatë të huaj. Ky vetëm ka qenë dakord. Dhe ky u pushkatua.

Drama e sallës së gjyqit është një histori më vete. Prokurori ka lexuar pretencën: “Veçanërisht paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore të pandehurit Trifon Xhagjika dhe Thoma Rafaeli, të cilët duke qenë oficerë të Ushtrisë Popullore, kanë tradhëtuar adheun.

Atyre si ushtarakë u është besuar në mënyrë të veçantë mbrojtja e atdheut, prandaj krimet e kryera nga ushtarakët në formën e tradhëtisë, janë forma më e rëndë e tradhëtisë ndaj atdheut, pasi ato drejtohen kundër fuqisë ushtarake të RPSH.”

Vëllai i tij Ylli Xhagjika sapo dëgjoi shqiptimin e vendimit me vdekje, dhe kur ka parë ligështinë e Trifonit në fytyrë u ngrit dhe i tha: “Ngrije kokën lart. Nuk u frikësohemi këtyre ne”.

Është ndaluar në sallën e gjyqit dhe arrestuar dy javë më vonë.

Kush ishte Trifon Xhagjika dhe ç’mund të bëjmë për të sot

Busti i Trifon Xhagjikës që do të vendoset në vendlindjen e tij.

Trifoni ka lindur në Peshtan në vitin 1932. Viti i parë i shkollës së Trifonit ishte po aty. Lufta Italo-Greke, i detyroiXhagjikajt e Trifonit, të vendosën në Tiranë, afër rrugës së Dibrës.

Deri në vitin 1950 ai përfundoi dy vite të Normales së Elbasanit në degën pedagogjike.

Në vitin shkollor 1950-1951 ai ka kryer një vit të Shkollës së Partisë në degën gazetari dhe në vitin 1951-1951 ka punuar si redaktor në revistën ”Pionieri”.

Në Mars të vitit 1960 arriti të transferohej në Ministrinë e Mbrojtjes si redaktor në degën e rregulloreve, për shkak të shkollimit gazetaresk që kishte. Aty dhe u arrestua.

Sot ne nuk dimë ende varrin e Trifonit. Ndoshta gjetja e dosjes së pushkatimit që mund të jetë në arkivën e Ministrisë së Brendshme mund të na çojë diku.

*Këto shënime i përgatita sot për t’i lexuar në Simpoziumin që mbahej në Tepelenë rreth historisë së ish- Kampit të Punës së Detyruar Nr.6, dhe hapjes së dosjeve të personaliteteve të Tepelenës që janë persekutuar nga komunizimi. E shmanga qëndrimin në sallë,  për shkak të klimës së helmuar, që disa PD-istë, që duket se e kanë fiksim që i ka lënë pa pushtet Tepelena dhe disa enveristë, që e kanë fiksim se i ka lënë pa pushtet demokracia, kanë një javë që bëjnë një paradë të shëmtuar burracakësh, duke fyer dyfish bijtë e Tepelenës të dënuar nga diktatura dhe të tjerë bashkëvuajtës shqiptarë internuar në Tepelenë.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Historia tragjike e pushkatimit të poetit Trifon Xhagjika”

  1. Moisi Golemi says:

    Po i bete bust Trifon Xhagjikes qe donte te vriste Kadri Hasbiun, atehere duhet t’i beni statuje Enverit, qe e vrau Kadri Hasbiun. Apo jo, o i Meruar?

    1. SUV says:

      Ty te paska shkuar truri per lesh kombinati, nejse nje me shume nje me pak, aty jemi.

      1. shijak says:

        mire ja bere !

  2. amerikani51 says:

    Germo mero,germo se je I zgjuar ti dhe e di cdo gjesh!

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero
    ***
    Bëre mirë, erdhe këtu
    solle një dëshmi të rrallë
    nuk fole në simpozium
    me ca teleshmën përballë.
    *
    Për Trifonin dija pak
    fare pak, me të dëgjuar
    e ke qarë me merak
    këtë Përkujtim të shkruar.
    *
    Fjalët, thonë, i merr era
    dhe humbasën në eter
    shkruar,thonë, u mbetet vlera
    edhe Tyja të bëjnë Nder!
    ***
    Erdhi dita që të kthenet
    do të prehet ku ka lerē
    ku bëma do t’i rrëfenet
    aty mes trimash të tjerë.
    *
    Ditët desë, muajt, vitet …
    njerzit si Trifoni rrojnë
    dhe Xhagjikajt janë nga s’janë
    brez pas brezi t’a kujtojnë.

  4. kasem gahinji says:

    nuk di shume per ta,por fadil kokomani ,,vellai i nje miku te babait tim,ish partizan ne peze,ish zyrtar ne institucionet ne durres,njeri shume i mire,e pra fadili ka qene agjent polak i rekrutuar ne kohen e studimeve ne poloni.kam qenei vogel,i kam me te degjuar ne ate kohe ne bisedat mes miqsh qe beheshin e shtepine tone.e mbaj mend emrin e fadilit,se ishte vella i mikut te babait tim.spiunazhi ne cdo vend ,sot e kurohere eshte denuar.pra jo cdo gje eshtee thjeshte sic paraqitet ne kete shkrim,donin te iknin,ishte e zymte shoqeria dhe kush kerkn atdheun e jen te xhagjika.ti lemete tjerat,por per ishushtaraet ka njepergjegjesi tjeter.kane bere nje betim,ku kane firmosur.cdo shkelje e tij perben krim.prape per fadilin.pse nuke thoni qe ajo ishte polake?

  5. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    ky thoma rafaeli mos ka punuar gje ne ministrine e mbrojtjes,ne sekretarine sekrete?zoti mero,nese eshte ky do te plotesoj shkrimin tend me njefakt tjeter.mjafton te jpesh nje sinjal poose jo.

  6. katarakti says:

    E dashura e Fadil Kokomanit ka qene spiune e Sigurimit. Ajo i morri ne qafe te gjithe.

  7. nord.al says:

    Plotesisht ne nje mendje me Meron. Nuk do ti harroj kurre fjalet e nje zonje te nderuar nga qyteti im Shkodra , qe kishte kaluar vite e internuar ne Tepelene. Ajo me thoshte me dhimbje se ndjente keqardhje qe nuk mund te shkonte ne Tepelene : ” – ti shoh edhe nje here ato njeres te mire, pa ndihmen e te citeve nuk do te ishim gjalle une e femijet e mije”, me thoshte dhe qante. Ishin vitet e para te demokracise.

  8. Bardhi Tolabi says:

    Kam qene ne sallen e gjyqit te ytre,por jo ne te gjithe seancat,mbasi ishte me ftesa.Eshte e vertete per sa shkruan ne kete kumtese Mero Baze,me ndonje pasaktesi.Se pari duhet thene se qe te gjithe ishin prej familjesh perkrahese te qeverisjes te kohes,te shkolluar Brenda dhe jashte Shqiperise.Me burrerori ne sallen e gjyqit eshte treguar Trifon Xhagjika,i cili prnaonte se ishte I pakenaqur me rregjimin,por nuk pranonte se kishte kryer veprimtari armiqesore.Ne gjyq atij ju ngrit akuza se duke qene ne tipografine e ministries te mbrojtjes,kishte perkthyer e botuar rregullore te ushterise sovjetike psa dijenine e udheheqjes…Edhe qendrimi I te vellajt mjekut Ylli Xhagjika eshte I vertete,por jo ne sallen e gjyqit.Kete shprehje ai ja drejtuar te vellait,kur po e nxirnin nga godina e gjykates ne rrugen e Durrsit per ta hipur ne makine.Robert Vullkani,i biri i Sotir Vullkanit,ish komunist I oreve te para,u akuzua se do te hidhte ne ere Komitetin Qendror,por qe ai e kundershtoj fort…Thoma Rafaeli,ishte me i pafashmi nder ta,bashke me te vellane e tij,tenorin e mrekullueshem,Stavri Rafaeli.Thoma Rafaelin e futen ne gracke te tjeret,te cilet i treguan foton e vajzes te tij,te cilen ja kishte marre ne B.S. ish gruaja e tij,kur u largua.Per tu bashkuar me te bijen ai ra dakort.Po keshtu dhe Stavrit,i premtuan se do te ishte i lire te kendonte ne skenat me te medha jashte Shqiperise.Kur u dha denimi i te vellajt me vdekje,Stavrit i ra te fiket ne sallen e gjyqit,sepse e ndjente veten fajtor ne perfshirjen e te vellait ne kete grup…Mendimi im eshte se ky grup,nuk kishte veprimtari tjeter,pervecse deshires per tu arratisur,per me shume liri,por jo se ishin te organizuar e te kryenin veprimtari subversive ndaj vendit tone…Franko Sara dhe Mihallaq Viso,u ndeshkuan me shume vite burg dhe arriten te dalin nga burgu mbasi kryen denimin e tyre.Mbas burgut,Franko Sara,punoj si kryeinxhinjer ne drejtorine e ujsjellsave ne Tirane,njeri i afte dhe i pergatitur,ndersa Mihallq Viso vdiq mbas daljes nga burgu…

  9. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Trifoni paska qene idiot si adriatik llalla we deshi te rregohej besnikbi saliut dhe hengri koken e vet

  10. Luan says:

    Mero ke bere mire qe nuk e ke lexuar kete shkrim ne Tepelene. E verteta eshte pak me ndryshe.
    Gjyqi, me 9 persona, qe u deklarua se donin te arratiseshin ne Jugosllavi, eshte bere me 1963 i hapur. Gje qe nuk ndodhte shpesh.
    I ndjeri Trifon Xhagjika ishte kapiten, kurse Mefail (ju e quani Thoma) Rafaeli ishte major. Te dy ushtarake u denuan per tradheti te larte. Ligji denonte me rende ushtaraket.
    Me vdekje u denuan edhe Fadil Kokomani e Vangjel Lezho, por denimi i tyre u kthye me 25 vjet burgim.
    Te dy u denuan me voner me vdekje, por jo ne revolten e Spacit. Ata jane denuar ne vitin 1979, ne nje proces tjeter gjyqsor, me siguri te manipuluar, sebashku me Beqir Aline, Fatos Lubonjen, Xhaferr Xhomon, Nuredin Skraparin, nje ntjeter me mbiemrin Xhomo, dhe nje tjeter me emrin Petrit Horieti. Lexi romanin “Ridenimi” te Fatos Lubonjes, ku pershkruhet mire gjithe ngjarja.
    Grupi, ku u denua Trifoni dhe Rafaeli, bashke me Fadilin dhe Vangjelin e 5 te tjere, ishte grup prosovjetik. Edhe Trifoni ishte prosovjetik. Shiko traktin, qe vete e ke botuar, ku ai flet me superlativa per politiken e Moskes.
    Eshte qesharake te thuash se dy ushtaraket nuk gjeten dot pistoleta. Ata kishin armet e tyre.
    Atentatin qe pergatisnin, ata e kane pranuar vete. Bile3 cdo akuze e pranuan ne ate gjyq. Nuk ndryshuan qendrim as kur u shpall vendimi. Ne nje gjyq te hapur mund te thuash qe je i pafajshem, te pakten pasi te denojne me vdekje.
    Vellai i Trifonit, doktor Ylli, qe qendronte nga dera e salles, i thirri Trifonit qe ta mbante koken nlart. Por jo te thonte se nuk i kemi frike keta ne. Sapo ishim prishur me ruset dhe ishim lidhur me kinezet, prandaj Enveri e ndiente veten te forte.
    Gjate gjithe mbrojtjes se tyre, te pandehurit i thurrnin lavde Moskes, sepse te tilla ishin bindjet e tyre, Bile edhe pas 17 vjetesh, kur do denoheshin me vdekje Fadili dhe Vqangjeli, edhe ata thonin se Hrushovi kishte te drejte dhe udheheqja shqiptare duhej te pajtohej me te.
    Kur do ta shpallesh Trifonin properendimor, mos ver traktin qe kane shperndare ne Tirane ai me Vangjel Lezhon. Ai trakt lavderon Mosken. .Thote se Moska ka te drejte.
    Te siguroj se ne gjyqin e 1963 keshtu uzhvilluan ngjarjet. Per procesin e 1979 u burgosen ish te burgosur te Spacit, qe u alkuzuan per nje politike proruse. Aty udhehiqte Fadili, i cili e kerkoi me force vdekjen vet. Ai ngrionte ter kohen Hrushovin dhe shante udheheqesit shqiptare. Ajo gruaja, qe ai Fadili dashuroi, ishte e futur nga Sugirimi i shtetit, Fadili ishte me trimi dhe mesyu vdekjen, mbajti nje fjalim te pergatitu, i cili njihet mire. Fadili u pushkatua me vanjgjush Lezhon dhe me nje tjeter, i cili u denua per tendence properendimore ne nje gjyq special tjeter.
    Keta gjyqe u ben e me 1979, ishin me publik te zgjedhur, me ftesa. Nuk mund t;i quaje gjyqe te hapura.
    Kjo ishte gjitha. Edhe atentatet i pranuan vete. Atehere bu tha se do qellonih Kadri Hazbiun. Vajten disa here te materniteti teb treni, por nuk e shkrepenarmen.
    Ne gjyqin e Kadri Hazbiut u fol se ata donin te vrisnin sekretarin e ideologjise, pra Ramiz Aline.
    Ceshtja e tyre mund te studiohet lehte, seose ata kaluan ne procews hetimor dhe pastaj ne proce gjyqsor. Po gjyqi ishte i hapur dhe me avokat dhew me te pandehur qe pranonin tentativen e arratisjes.

  11. EH says:

    Sot spo pyet njeri per heronjte e vendit. Kesaj i thone shkruaj … se diçka do mbetet. Ne spo zgjidhim dot problemet jetike .. Ehuheeeee

  12. Vjosa.al says:

    O Mero, kthehu dhe lexo edhe nje here ato qe ke shkruar se, jo cfare ka thene apo cfare poezish ka shkruar Trifoni, por cfare realisht ka bere, dhe cfare realisht ka marre persiper realisht te beje -perfshire ate qe si ushtarak me akses ne armatim, te siguroje per grupin arme, bomba e rovole per atentate terroriste, pervec te tjerave, dhe pastaj mbase do te doje ta rishikoje edhe njehere linkun tend:

    “Nga i gjithe grupi ky eshte i vetmi qe ka shfaqur gatishmeri(?) antikomuniste, por nuk ka bere anje gjest(?) penal pervec poezive qe konsideroheshin agjitacion”

    Me siguri zoti Mero ke qene ne nxitim te madh kur e ke shkruar kete, ose do te kesh rrokullllisur nja dy gota, sepse perndryshe, as edhe nje fillorist, nuk do te kishte guxuar te tilla nonsense qe edhe propoganda me bajate nuk do t’i kaperdinte dot.

    Te jesh pjese e nje grupi qe planifikon veprime te armatosura terroriste, te marresh persiper te sigurosh armatim per keto akte terroriste, pa folur per planifikim dhe tentativa te kalimimit te paligjshem te kufirit. jane mirefilli “gjeste” penale zoti Mero.

    Duke qene ushtarake, Trifonoi dhe ai tjetri qe u pushkatua bashke me te, gjithashtu ben nje dallim te madh nga pjesa tjeter e grupit.

    Per ushtaraket ka gjyq ushtarak dhe nene te vecanta per shkeljet ligjore.
    Ka qene dhe eshte keshtu kudo dhe kurdohere ne te gjitha legjislacionet e botes, perfshire Shqiperine.
    Kjo nuk ka te beje as me komunizmin, e as me antikomunizmin.

    Boll na e shpifet me keto dy lloj standartesh, nje qe kur e paska bere komunizmi, qenkesh krim, por nese e ka bere dhe e ben perdite edhe sot, edhe antikomunizmi, perfshire cdo lloj “demokritizmi”, qe nga bota e zhvilluar perendimore deri tek bota e trete apo ajo ne zhvillim, na qenka thjesht zbatim i ligjeve.

    Ky lloj legjislacioni pra, qe rregolloni gjyqet ushtarake, ku pervec te tjerave rendon edhe shkelja e betimit te ushtarakut, e ka cuar Trifonin ne pushkatim, me nje gjyq te rregullt, bazuar ne fakte, ne deponime dhe ne prova.

    Ka me dhjetra e dhjetra akte dhe gjyqe te tjera te diktatures, te sajuar, me shpifje apo hamendje te rreme, me akuza absurde se cfare ke menduar dhe si ke menduar kete, me deshmitare te rreme apo pohime te nxjerra nen torture, qe i ka cuar viktimat ne burg, ne pushkatim, ne litar, ne lincim dhe familjet e fisin e tyre ne persekutime e burgime e denime te paimagjinueshme ndaj njerzve pa asnje lloj faji apo pergjegjesie.
    Per keto eshte shkruar dhe duhet te vazhdohet te shkruhet, deri sa dalin themelet krimit ndaj humanizmit te kryer ne emer te mbrojtjes se nje pushteti qe duhet ti perkiste popullit.

    Por jo te spekullohet me gjyqet dhe denimet e rregullta, sado te ashpra brenda ligjeve te asaj kohes, per te bere antikomunizem per antikomunizem, propogande per propogande.
    Kjo lloj tendence thjesht ta shpif, nuk edukon, perkundrazi, ben njerez te dyzuar, me kembet e mendjen ne hava.

    Por nese nje fillestari mund t’i falet duke u qesendisur me te, e shkruajtur nga Mero Baze, behesh me diarre!

    1. amerikani51 says:

      TE lumte dora she mendja O VJOSA

    2. mirel says:

      Po ka qene i sinqerte thote Mero.
      Donte te bente terrorizem. Po nuk e beri dot.
      Zere ne goje sot ne perendim fjalen terrorizem dhe ta shikoj Merozoi si i.pergjigjen strukturat e shtetit.
      Qe nga ushtria, policia dhe deri te sistemi gjyqesor.
      Po Mero e paraqet me nota poetike deshiren e poetit per te zbrazur ca bomba.
      Duket qe ka nevoje per nje dush te mire.
      Dhe aq me teper na qenka merakosur shume qe Enver Hoxha I uk na e paska degjuar kete poetin bombastik per Hrushovin.
      Si thosh poeti? Shqiperine e ben me faj, ndersa Hrushovi kish te drejte.
      Ne cfare planeti tron Merozoi?
      Se e dime qe eshte mbrutjur ne halene e Berishes, dhe patjeter e ka nga e merr urdherin per afera serbo greke e ruse bashke.
      Keshtu qe i duket normale tradhetia e ketyre birbove ndaj Shqiperise

  13. republika fuckambasadoriale e Salbanise says:

    pushkatimi i 4 protestuesve ne 21 janar 2011 eshte nje miljon here me i rende se ky episodi me Trifonin.
    .
    deklarata e killerit berishe ne 6 mars 2018 te studio e sokol balles qe une do vrisja dhe edi ramen me doren time sipas kanunit leke dukagjinat si vrave 4 te tjere dhe heshtja e panelit dipllomatik & media shqiptare eshte 1 miljard here me e rende se kjo qe thote mero ne artikull..
    .
    beni c’te doni per te 1000 here me krimet e komunizmit por nese nuk denohet monstra berishe nga ato “aMEROkane” qe e prune ne 1991 nga beogradi kemi te drejte te mendojme se ai xhaxhi ka bere detyren me ate klase politike qe eshte sot pa harruar dhe xhambasdoret

  14. turi says:

    Mero, ushtaraket denohen gjithmone me ashper.
    Ti e di sh mire,mbaje bythen drejt.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    O Mero, pse lodhesh G ?!?! Skane pare Auschwitz kta te lemetisen.. Ate e tha mire Poeti..

  16. Ndryshoni pak, se koha eshte permbysur says:

    Po mire , Mero, ke filluar dhe ti si Dashnor Kaloçi qe eshte dashuruar me krimet. Nje pyetje kisha une dhe ika: a e dinin keta njerez intelektuale, te mençur se po te beje gjera te tilla dhe te kapnin e kishin vendin brenda ne toke? Me te mire se i gjithe populli ishin keta? Atehere, perse e benin kete me vetedije dhe tani ti apo Kaloçi u kerkoni pafajsine? Na leni rehat se jeta keshtu ka qene e keshtu eshte dhe keshtu do jete; shembulli me i mire eshte jeta jote, Mero, me Sali Berishen qe ti i di te gjitha, qofte per Remzi Hoxhen e qofte per te tjere deri tek Haklajt. Keto tani tregohen si perrallat e gjyshes. Mundohuni te embelsoni kete cope jete qe ka ngelur qe ta shijoni se keshtu si e keni zene eshte vdekje persegjalli dhe kete po e trumbetoni çdo dite. Ka fronte te tjera me te medha e me te nevojshme per te shkruar.

  17. Flutura says:

    O Mero djali,
    Leri tragjedite e 70-80 vjeteve te kaluara, shkruani jo lajme por analiza per tragjedite shume here me te medha te sotme, per zjarret, per dekadencen e pariparueshme te arsimit e te jetes pa kuptim te brezit te ri, te injorances se perhapur ne menyre te frikeshme.
    Po e vertete se ka patur tragjedi per disa kokrra qe ishin kunder sistemit, por as mund te krahasohen me tragjedite e sorme qe behen si atehere ne emer te shtetit, ne emer te kanunit , ne emer te mafies e mbi te gjitha, per qefin e dikujt qe do te vrase dike.
    Ato perrallat nga e kaluara u bene teper te bezdiseshme e te palexueshme.
    Jetoni me shume me kete realitet te dhimbshem.

  18. leka i madh says:

    Llogarit sikur nje oficer le te themi i israelit del qe eshte spiun i iranit(ose e kunderta po morra israelin sepse eshte gjoja demokratik, ose nazist-demokrat)…çfare e pret? nuk po llogaris qe ka pretenduar te organizoje atentate…ligji eshte zbatuar asgje me shume

  19. Tnt says:

    Cfare historie! Te vjen ndot kur lexon ca idiote qe edhe pse paguhen per te na treguar vuajtjet dhe persekutimin e ketyre trimave nuk kane aftesi per ti treguar. Ngjarrjr tr tilla ka pasur shume, por ata qe perfaqesojne te persekutuarit pervec kafeve te Nexhmijes u morren dhe me filmat shqiptare luften ndaj tyre, kurse tani jane te zene me mbrojtjen e teatrit …?! BRAVO MERO BAZE vetem ti ju vjen hakut ketyre plehrave pa nivel,

  20. ISH ANTIENVERIST says:

    Mero ke bere autogolin me te madh ne artikujt tuaj.
    .

    Nese trakti qe ka shperndare Xhagjika ku thuhet;
    .
    MOSKA KA TE DREJTE dhe behet fjale per vitin 1963 dhe” nenshkrimi” poshte
    .
    KOMITETI ILEGAL REVOLUCJONAR

    qenka keshtu per njeri normal apolitik (90% e shqiptareve) kane te drejte te mendoje se Drejtesia e Enver Hoxhes ka bere detyren dhe nuk ka asnje ekuivok aq me shume qe keta “terroriste” ishin ne anen e pushtetit..
    .
    Pse po ngrihen nga varri nga kanibalet e PD te Sali Biberishes …Havzi Nelajt..Blloshmat dhe keto Xhagjikat e Tepelenes dhe po sulmohet egersisht Kadreja i ‘Meros dhe Kalocit”..
    .
    Mero mos rri ne dy karrike !
    .
    Bej pak pushim me “krimet e enverit” qe behen per te eklipsuar monstraturat e sali elezbiberit dhe merru me Saliperbindeshin qe ka filluar te beje pasarela kriminale ne televizonet shqiptare me koleget e tu te tredhur nga te kater anet..
    ……
    Nese gaztori donald lu … impotenti edirama dhe ju kazani antishqiptar i mediave nuk denoni “rignt now” krimet e tradhetite e burrit te shtetit te Arvizuse & Donald Luse ngelet te themi NA FAL ENVER QE TE RREZUAM STATUJEN ME RAMIZIN E NE SHKURT 1991
    .
    Pse Sali berisha eshte monument diamanti qe shtetet e lulbashkuara te amerikes dhe shtetet e shkerdhyera te europes dhe mediat merobaziste po i ngrene enver hoxhes
    .
    Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.
    .
    Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
    .

    Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.
    .
    .Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
    .Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.

    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.
    .
    Shenim:
    Komentuesi ka qene antienverist i spikatur..por ka ardhur koha te themi ne FAL ENVER….’sepse ti ngresh lapidar nje fare disidenti terrorist qe ka qene me MOSKEN & HRYSHOVIN ne 1963 ..te lejosh Sali & lul kriminelin te ri-marrin pushtetin me kermat e historise eshte automatikisht vlersim i Enver Hoxhes me shume se Jezu KRISHTI..

  21. Mero bajga says:

    More ymer koqja. Shko ne perendimin demokratik dhe si ushtarak armatos ca qe do ti bejne atentat qeverrise dhe ta shikosh demokracine.
    Ik provoje more ymer.

  22. Kellira says:

    Antikomuniste filosovjetikë!
    Cfare nuk po degjojmë!

  23. demir says:

    jam dakort me shume ketu qe e lavderojne ate sistem dhe kjo pasi te gjithe kemi pare shume keq ne kete sistem qe quhet demokratik. Por ju qe e lavderoni dhe e shani si saliun apo edhe edi ramen..si saliun, ilirin edin..te gjithe plehrat..ekonomine cope cope..emigrimin, prostitucionin..97, mungesen e demokracise te gjitha te zezat..rrenjet i kane ne peridhen 45 vjecare, e kuptoni kete? ishte ai moster enveri qe ndertoi si nje frankeshtajn nje popull tjeter.nje popull pa din, pa fe..pa ideale pa tradita,pa prone private..popull te papare,popull lafarak qe per nje cumcakiz ta jepte edhe ate placken..ai moster qe per pushtetin e vet beri gjithcka..mori peng nje popull te tere..dhe pasojat i vuajme te gjithe..te gjithe kemi njerez qe na merr malli, ngaqe i kemi larg..pse iken keta njerez..kush i detyroi..ajo ekonomi e mostres qe ishte nje ekonomi pa te ardhme..nje model qe i sherbente vetem qendrimit te mostres ne pushtet.

  24. tomsojeri says:

    Asnji presje nuk te heq “antienverist!” Ktu qendron cudia perverse e shqiptareve qe nuk kuptoj si arin deri ne dyert e mediave dhe mendjen e drejtusve qe i pushton haresa ,ju humbet veshtrimi e kthehen aq mbrapa per te na “ndricuar” rug te nje kohe qe Shqiperis ,me ato cka shofim sot ,ndofta ishte rug e egzistences se saj pas nje historie shekullore armiqsh te saj ! Por le ta lem e te mos vazhdojm se vet koha e ajo cka po shohim e provojm esht pasqur ku duhet te shohim e te bejm ktahasime !
    I dashur Mero ,,per respektin qe gezoj dhe si ndjekes i aq e aq viteve te gazetes Tema ,do te lutesha te mos pushosh se shkruari per perbindeshin e madh, qe qarkullon akoma neper kembet e shqiptareve ,qe nuk ndalet e ska ndemend te ndalet, deri sa te perfundoj ne gropen ku mbi te, te ndertohet shurtorja me e madhe publike ! Skan vler historit e gjygjeve te shkuara dhe denimet e vendimet e tyre, kur kemi sot perpara syve kriminelin dhe tradhtarin me te madh te gjith kohrave te paprekshem , bishen qe shkateroi gjith cka ndertoi me aq sakrifica ky popull dhe krimet aq makaber pa gjygje e gjykates me vendime te mara nga tavolin e zyres se tij ,me bashkpuntoret e tij ! Dhe ai akoma kercenon ,akoma vjell vrer ,akoma shpif e lufton te sabotoj gjithcka esht ne te miren e shqiptareve ! Me parat qe ju vodhi shqiptareve spo pushon se hedhuri helm kunder tyre, brenda dhe jasht kufijve te saj ! Tritoli dje dhe zjarrin sot ,nuk e kursen kunder tyre A ka me zi ?????? A ka me turp ???? Fol pra e mos pusho ! Qepju bishes si Alban Dega nga NjuJorku….e na kujto perdit kte hije te zez ….Esht detyr ,esht patriotizem esht nder ………..

Lini një Përgjigje te leka i madh Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *