Ish- ministri i LSI: Pro amerikanë janë mashtruesit, narkomanët, narkopushtetarët, grusht shtetasit…në gjithë botën

Ka shpërthyer ditën e sotme një sulm në shkallë të gjërë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesve të saj në të gjithë botën.

Artikujve me pagesë në SHBA, gazetarëve afër opozitës në Shqipëri tashmë i është bashkuar dhe ish ministri i Drejtësisë si përfaqësues i LSI Ylli Manjani.

Me një gjuhë të ashpër Manjani thotë se pa asnjë arësye i është forcuar bindja se të gjithë mashtruesit, narko-manët e narko-pushtetarët, grusht-shtetasit e sundimtarët politikë, në gjithë botën janë pro amerikanë.

Më është forcuar bindja se të gjithë mashtruesit; narko-manët e narko-pushtetarët; grusht-shtetasit e sundimtarët politikë, në gjithë botën janë PRO AMERIKANË!

Nuk po i hyj arsyeve, por ky është fakti!”, shkruan Manjani në rrjetin social.(TemA)

                 Loading...