Jari entuziast për fushatën e zjarreve në Tiranë: Vetem Doktori rikthen qetesinë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një fushatë zjarresh kundër çerdheve dhe kazanëve të plehrave, ka nisur nga guerrilët e PD në Tiranë.

Brenda një ore në Tiranë pati disa vatra zjarri në tre pika, ndërkohë që dy çerdhe janë sulmuar me bombla gazi.

Pas kësaj, Jari shkruajti entuziast:

“Zjarret tregojnë se socialistët nuk dinë ta mbajnë pushtetin.

Në kohë të Doktorit nuk ndizeshin kurrë zjarre”.

Pastaj, Jari bëri sqarimin e zakonshëm:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Zjarret që po ndizen në Tiranë, janë përgjegjësi direkte e kryetarit të Bashkisë.

Fakti që ai është shqetësuar, do të thotë që ne jemi në rrugë të drejtë.

Për ne, zjarret në çerdhe janë jetike.

Duke krijuar pasiguri në çerdhe, do të ketë më shumë nëna që nuk do të kenë ku të çojnë fëmijët, dhe do të duhet të lënë punën.

Po lanë punën, ato do bëhen të pakënaqura me qeverinë dhe do dalin me ne në protestë.

Kjo do të bëjë që radhët tona të shtohen me nëna të zëmëruara, dhe kjo është fitorja e parë.

Zjarret në kazanët e plehrave kanë qëllim tjetër.

Ato, përveçse ngjallin pasiguri, krijojnë tym në lagje dhe shumë njerëz që janë të kënaqur nga puna e pastrimit të plehrave, tani do të kenë probleme me tymin që digjet nga kazanët.

Në të ardhmen do të shikohet mundësia që të digjen ca kazanë plehrash afër “Rolling Hills”, apo zonave të tjera të shtrenjta, me shpresë se flaka do përhapin zjarrin.

Sa më shumë nëna të pasigurta për fëmijët në çerdhe, sa më shumë baballarë të pasigurt për zjarrin para shtëpisë, aq më shumë rriten shanset tona për pushtet.

Le të dalë dikush të thotë që në kohë të Doktorit hidheshin shtylla në erë, siç hidheshin në kohë të Nanos.

Kurrë. Sapo erdhi Doktori në pushtet, shtyllat u morën në mbrojtje dhe askush nuk i preku.

Këto qamete ndodhin vetëm kur janë në pushtet socialistët.

Rikthimi i Doktorit është rikthimi i qetësisë. Përpara!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Jari entuziast për fushatën e zjarreve në Tiranë: Vetem Doktori rikthen qetesinë!”

  1. undefined says:

    Redcar swear,he CX fe c February xx,Au wezazgRx_%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *